• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Gjinushi, një McGonigal i dytë edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

11:40 : 09/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike, ka theksuar sërish ditën e sotme se, Skënder Gjinushi ndodhet në mënyrë antiligjore në krye të Akademisë së Shkencave.

PD shprehet se rasti i Skënder Gjinushit në krye të Aldamisë së Shkencave është një skandal i ngjashëm me atë të arrestimit nga autoritetet amerikane të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal., në dosjen e të cilit pretendohet se është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Nga foltorja e selisë blu, deputetja Ina Zhupa deklaroi se Edi Rama kërkon t’i japë Gjinushit një mandat të dytë në krye të Akademisë në kundërshtim më Kushtetutën.

“Edi Rama, në kundërshtim me ligjin, kërkon t’i japë edhe një mandat Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Edhe pse mandati i tij aktual është në Gjykatë Kushtetuese dhe pret shqyrtimin; edhe pse zgjedhja e tij në krye të Akademisë nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës se ishte antiligjore;  edhe pse është denoncuar publikisht si pazar që ka në mes shitjen e ish-partisë së Gjinushit për interesat politike të Ramës, prapë Kryeministri nuk ndalet.

Lexo edhe:

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Reagimi, si i Partisë Demokratike, ashtu edhe i akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Baçe ka qenë i fortë dhe do të vazhdojë.

Akademiku Baçe ka ngritur dy pyetje në analizën vjetore të Akademisë së Shkencave në lidhje me kërkesën për ndryshimin e ligjit, të propozuar nga dy deputetë socialist dhe që lejon rizgjedhjen e Gjinushit në krye të institucionit:

1- Shkak për kërkesën e amendimit të ligjit, a u bë shqetësimi vetjak i deputetëve për situatën në Akademi, apo kjo kërkesa u përgatit dhe ju delegua atyre nga kryesia e Akademisë?

2- Nëse kërkesa u delegua nga kryesia e Akademisë, përse ajo nuk u diskutua dhe miratua në asamble, siç e kërkon paragrafi 6 i nenit 11 të ligjit, i cili ngarkon për miratimin dhe ndryshimin e statutit asamblenë, jo kryesinë?

Partia Demokratike e thekson këtë shqetësim dhe paragjykon, me të drejtë, edhe staturën e dy deputetëve propozues të PS, që kanë kërkuar amendimin ligjor. Kjo për faktin se as z. Petro Koçi dhe as z. Ismet Beqiraj nuk njihen si njerëz të arsimit dhe shkencës së lartë, dhe as kanë lidhje me botën akademike. 

Të kthyerit e Akademisë së Shkencave në një aneks të orekseve politike Rama-Gjinushi është një fyerje për akademikët, për Kuvendin dhe publikun në përgjithësi.

Partia Demokratike u bën thirrje njerëzve të shkencës, kulturës dhe artit të ngrenë zërin e indinjatës dhe protestës kundër infiltrimit në Akademi të metodologjive që nuk janë as shkencë as politikë, nga “intelektualët e hurit dhe të litarit” që mban afër dhe parapëlqen Edi Rama.

Zërit të akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Bace u bashkohemi edhe ne me mbështetjen tonë politike e shoqërore, dhe u kërkojmë të tjerëve të bëhen bashkë për të parandaluar një degjenerim të Akademisë së Shkencave edhe më tej.

Duke përdorur fjalët e z. Bace ne nuk mund të lejohet një McGonigal i dytë edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”, deklaroi ligjvënësja demokrate Ina Zhupa.

Etiketa: mcgonigalPDSkender gjinushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

“Takimi i ftohtë Rama-Yuri Kim”, Paloka: Asnjë buzëqeshje amerikane

TË GJITHA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com