• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama do ketë fundin e McGonigal, 11 Shkurti – protesta më e fuqishme!

12:41 : 06/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Hënë se kryeministri Edi Rama po fsheh lidhjen kriminale me ish-shefin e FBI-së në Nju Jork. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha ftoi qytetarët në protestën e 11 Shkurtit, për të cilën tha se do jetë më e fuqishmja që ka parë Tirana ndonjëherë.  Ai paralajmëroi se Rama do ketë fundin e Charles McGonigal.

Berisha komentoi intervistën e transmetuar një ditë më parë të ish-të dashurës së McGonigal, duke u shprehur se Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën.

“Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euroneës, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama. Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama. Gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD u shpreh se faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.

“Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut. Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë. Sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI-së, për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo, dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë, që në kushtet më të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë. Por në rast të kundërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha ai.

Lexo edhe:

Pse u rrit Rama?

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

Akuza lëshoi dhe ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës. Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët. Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në. Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur”, shtoi.

“Aty ky përfundoi McGonigal”, theksoi Berisha, “do përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij”.

Qytetarëve u bëri apel për t’iu bashkuar protestës së 11 Shkurtit.

“Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12. Shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Tiranës. Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë. Ndaj ftesa ime për shqiptarët është: të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri që mund t’i vësh çdo epitet sot. Por unë po ndalem për të thënë, një të pabesë, i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë”, përfundoi Berisha.

Etiketa: Charles McGonigalProtesta e 11 ShkurtitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
Para

Kreu i shoqatës “Vatra” në Stamboll: Dy pallate ku jetojnë shqiptarë janë shembur

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com