• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U vodh nga pastruesja, arrestohet për pastrim parash Alda Klosi

23:20 : 03/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit e ish-Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave Arben Ahmetaj, është arrestuar. Mësohet se ajo është vënë në pranga për akuzën e pastrimit të parave, mbrëmjen e sotme.

Burime policore konfirmuan se kanë ekzekutuar një urdhër-arrest nga Prokuroria e Tiranës.

Arrestimi vjen disa javë pas ndalimit të pastrueses së Klosit dhe djalit të kësaj të fundit. Të dy këta të fundit janë vënë në pranga nën akuzën se kanë vjedhur në banesën e Klosit një sasi të konsiderueshme monetare.

Policia e Tiranës njoftoi të dielën më 8 janar 2023 përmbylljen e operacionit të koduar “Inside” dhe bëri me dije se në banesën e shtetasve Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, ishin gjetur dhe sekuestruar 404 mijë e 800 euro, 8500 dollarë dhe akesesorë floriri, që dyshohej se ishin vjedhur në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.  Banesa ishte e Alda Klosit, ish-shefen e kabinetit të ish-Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Alda Klosi ka deklaruar para hetuesve se ka pasur në shtëpi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, si dhe disa bizhuteri që i janë vjedhur. Ndërsa Rozeta Dobi e cila akuzohet si ideatorja dhe personi që realizoi vjedhjen, ka deklaruar se ka marrë nga banesa e Klosit gjithë shumën e parave që i ka sekuestruar policia në shtëpi, në total 462 mijë e 950 euro, 15 mijë e 500 dollarë dhe 368 mijë lekë.

Lexo edhe:

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari/ Emri – Detaje

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

Ngjarja

Në kërkesën e prokurorisë për vleftësimin e masës së sigurisë ndaj Dobit dhe të birit, u mësua se policia është njoftuar nga Klosi për vjedhjen e banesës së saj më 15 dhjetor 2022. Ajo ka sqaruar se prej rreth dy muajve kishte marrë me qira një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me të bijën. Sipas Klosit, paraditen e 15 dhjetorit ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe rreth orës 14:00 atë e ka telefonuar vajza e saj, e cila i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ndërkohë që në dhomën e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.

Klosi ka sqaruar se pas kontrollit ka konstatuar se i mungonin më shumë se 120 mijë euro që kanë qenë prerje pesëqindëshe dhe dyqindëshe, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarë të cilat kanë qenë prerje njëqindëshe. Ajo ka pretenduar se ato para i kishte të xhaxhait dhe të bashkëshortes së tij, që i kishin lënë për të kompletuar për shtëpinë e tyre dhe për nevoja shëndetësore, pasi vëllait i të atit ishte i sëmurë me kancer. Sipas saj, familja e xhaxhait jeton në Amerikë dhe i ka mbledhur ato para ndër vite.

Po ashtu, Klosi ka deklaruar se zotëronte katër unaza floriri njëra prej të cilave me tre gurë diamanti; vathë të ndryshme; varëse floriri; si dhe një çantë e një portofol, të dyja të markës Valentino. Ajo ka ngritur dyshime se autorja e vjedhjes mund të kishte qenë pastruesja Rozeta Bido.

Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar fillimisht në banesën e familjes Bido janë gjetur dhe sekuestruar 58 mijë e 150 euro; 7000 dollarë; 368 mijë lekë; 10 byzylykë me ngjyrë floriri ose argjendi; 19 varëse me ngjyre floriri ose argjendi, disa prej të cilave më gurë; 60 vëthë disa prej të cilëve në ngjyrë floriri ose argjendi; dy orë dore me ngjyrë flori të markës Maserati dhe Armitron; disa tesha; si dhe çanta e portofoli, të markës Valentino.

Nisur nga dyshimet se në banesën e familjes Dobi fshiheshin edhe sende të tjera është ushtruar nga policia kontroll i imtësishëm dhe në vijim, në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404 mijë e 800 euro dhe 8500 USD.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe tre automjete të tipit Mercedes Benz që dyshohet se Havier Dobi i ka blerë me paratë e vjedhura, si dhe disa aparate telefoni të lëvizshëm.

Etiketa: Alda Klosipastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari/ Emri – Detaje

14:26 : 27/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

12:22 : 08/05/2025
BOTA

Banka “Reyl Intesa Sanpaolo” nën hetim për pastrim parash

18:30 : 09/04/2025
Para

Rreziku nga motomjetet me bateri, Hasho: Duhet të dalin nga qarkullimi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com