• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas Francës dhe Britania në kolaps, 500,000 punëtorë hyjnë sot në grevë tre-ditore

09:54 : 01/02/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Britania e Madhe do të përjetojë një “lockdown” të vërtetë ditën e sotme, teksa 500 mijë punëtorë nga të gjitha sektorët do të hyjnë në grevë, duke i zhytur shërbimet si shëndetësia, transporti publik dhe aeroportet në kolaps.

Mësuesit, nëpunësit civilë, shoferët e trenave, rojet e sigurisë, shoferët e autobusëve dhe stafet e aeroporteve do të jenë ndër grupet që do t’i bashkohen të mërkurës “DilJashtë”, në ditën më të madhe të grevave industriale prej më shumë se një dekade.

Miliona njerëz do të duhet të punojnë nga shtëpia me qytetet që duken si fantazmë me zyra thuajse bosh.

Rreth 85% shkollave do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht dhe 15 firma hekurudhore nuk do të kenë asnjë tren në qarkullim. Miliona fëmijë pritet të humbasin mësimet pasi 23,000 shkolla janë goditur nga e para nga shtatë grevat e planifikuara, duke i lënë prindërit të shokuar.

Sekretarja e Arsimit, Gillian Keegan, tha sot në mëngjes për Times Radio: “Jam e zhgënjyer që ka ardhur deri këtu, që sindikatat kanë marrë këtë vendim. Kjo nuk është zgjidhja e fundit. Jemi ende në diskutime. Natyrisht që ka shumë aksione greve sot, por kjo grevë nuk kishte nevojë të vazhdonte“.

Lexo edhe:

Belgjika si një portë e re për emigrantët drejt Britanisë së Madhe

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Sindikatat u kanë thënë anëtarëve të mos u thonë drejtuesve nëse planifikojnë të largohen, duke shkatërruar përpjekjet për të bërë plane emergjente.

Por zonja Keegan tha se ajo pret që shumica e shkollave të mbeten të hapura. “Ne shpresojmë që sa më shumë shkolla të qëndrojnë të hapura. Ne e dimë se drejtuesit e shkollave kanë punuar shumë për t’i mbajtur shkollat të hapura për sa më shumë fëmijë të jetë e mundur“, shtoi Sekretarja e Arsimit.

Bashkëdrejtuesi i Unionit të Arsimit Kombëtar Militant (NEU), Kevin Courtney mohoi se taktika ishte e papërshtatshme, duke thënë se qëllimi ishte që “goditja të ishte efektive“.

 

1 nga 10
- +

Ai pretendoi se 40,000 mësues të rinj i ishin bashkuar sindikatës më të madhe të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në greva dhe paralajmëroi se veprimet industriale mund të intensifikohen nëse ministrat vazhdojnë të refuzojnë kërkesat e tyre për paga që përballojnë inflacionin.

Ministri i Arsimit Nick Gibb tha se ai priste që shumica e shkollave të hapeshin “në njëfarë kapaciteti“, por kritikoi sindikatat për shkaktimin e kësaj gjendje kolapsi.

“Grevat janë shkatërruese për arsimimin e fëmijëve, veçanërisht pas dy viteve të ndërprerjes gjatë pandemisë Covid. Dhe kjo është shkatërruese edhe për prindërit”, tha ai.

Sakaq, deputeti konservator Brendan Clarke-Smith, një ish-mësues, tha: “Ne nuk dolëm nga bllokimi për të parë sindikatat që përpiqeshin të na tërhiqnin përsëri në versionin e tyre të një “lockdoën-i”. Teksa ne po përpiqemi të rrisim ekonominë, e vetmja rritje që duket se gjenerojnë janë pagat e shefave të tyre”.

Themeluesi i Mumsnet, Justine Roberts tha se shumë prindër “do të detyrohen të punojnë nga shtëpia dhe të marrin leje vjetore ose pa pagesë për t’u kujdesur për fëmijët më të vegjël“.

Ndërkohë, udhëtarët e trenave do të bllokohen në shtëpi ndërsa drejtuesit e mjeteve do të dalin në rrugë edhe të premten.

Rreth 1,900 shoferë autobusësh në Londër do të nisin gjithashtu një grevë tre ditore. Radhë do të krijohen në aeroporte pasi stafi i kabinës së pasaportave do të largohet, por sipas planit të qeverisë pritet të zëvendësohen përkohësisht nga 600 ushtarakë.

Rreth 100,000 nëpunës civilë në 124 departamente qeveritare, përfshirë DVLA-në dhe Departamentin për Punë dhe Pensione, do të protestojnë gjithashtu.

Shtatëdhjetë mijë anëtarë të Unionit të “Universiteteve dhe Kolegjeve” në 150 zona do të jenë gjithashtu jashtë ambienteve të punës. Gjithashtu janë njoftuar nga Unioni greva të mëtejshme të ambulancave në Angli më 10 shkurt.

Etiketa: #protesta#boldnewsBritania e Madhe

Lajme të lidhura

BOTA

Belgjika si një portë e re për emigrantët drejt Britanisë së Madhe

18:24 : 27/04/2026
BOTA

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

12:59 : 02/03/2026
BOTA

Gjermania dhe Britania e Madhe thirrje për rritje të armatimit: Europa është në rrezik

16:57 : 16/02/2026
BOTA

Britania e Madhe dhe Franca godasin një bunker armësh të ISIS-it në Siri

11:46 : 04/01/2026
BOTA

Britania prezanton dronë nënujorë dhe inteligjencë artificiale për t’iu përgjigjur kërcënimit rus

19:16 : 08/12/2025
BOTA

Starmer shpall zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës nga Britania e Madhe

15:27 : 21/09/2025
Para

Vokshi denoncon: Në Spitalin e Dibrës nuk bëhen analiza, s'ka fonde! Dil në protestë

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom