• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nikolla i përjashtoi, Berisha: S’e lëshojmë Parlamentin, të përgatiten Rama e Alibasha

14:25 : 01/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në nisje të mbledhjes së grupit të PD, Sali Berisha i ka dhënë disa mesazhe deputetëve të tij për t’u mobilizuar në kuadër të protestës së 11 Shkurtit dhe për t’i treguar qytetarëve rëndësinë e aferës Rama-McGanigal, të cilën edhe njëherë e quajti tentativë për të “ekzekutuar” opozitën.

Por jo vetëm kaq pasi mesazhin më të rëndësishëm e pati për rivalin e tij politik, Edi Rama dhe deputetin Enkelejd Alibeaj, për të cilët tha se me lojërat e tyre nuk do t’ia dalin të shuajnë zërin e opozitës së vërtetë në Parlament.

Berisha paralajmëroi Ramën që të përgatitet sepse shqiptarët do të ngrihen për t’i treguar se politikanë si ai nuk mund ta udhëheqin më Shqipërinë.

“Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar. Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, deklaroi Berisha.

Duke u ndalur më pas te vendimi i Këshillit të Etikës për të përjashtuar atë dhe 4 deputetë të tjerë të PD për 10 ditë nga seancat plenare, Berisha tha se nuk ka ndërmend Partia Demokratike që të lëshojë Parlamentin.

Lexo edhe:

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

“Ky parlament kryen krime të rënda kushtetuese. Nuk ka parlament në që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve. Linda e parlamentit nuk duhet të flas, unë e kam quajtur madam Vila. 13 mln euro kushtoi bojatisja e ministrisë së saj, por doli mënjanë një vilë atje te kodra. Unë e kam denoncuar atë dhe sigurisht do denoncohet”, tha Berisha. Sipas tij, ka një rregullore dhe për parlamentin është kushtetutë. “Ajo nuk thyhet. Përjashtoj thotë se më thotë Alibasha 4 deputetë nga parlamenti. Duhet tua themi zgjedhësve tanë. Si mund të ndodhë? Kjo ndodh vetëm në një shpellë të mafies, në parlamentin Rama-Linda dhe kurrë në një parlament serioz. Ne nuk mund të merremi me pengun, do merremi me pengmarrësin. Vijmë te qëllimi i fundit, çfarë ndodhi të enjten që kaloi, ne paraqitëm kërkesën për debat, gjëja më normale, na bllokuan në mënyrën me antiligjore dhe sot për të zëvendësuar këtë del interpelanca e Alibashës me patronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë. Kërkojmë me urgjent debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, por është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë. E gjithë çau bë, u bë për mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me interpelancë me Alibashën”, theksoi Berisha.

Ai shtoi se qytetarët duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve të PD në Kuvend, duke akuzuar Enkelejd Alibeajn se po përdor grupin parlamentar si letër higjienike, pasi rregullorja e grupit të PD nuk e ka të përcaktuar përjashtimin si akt.

“Qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve tanë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë ne kërkuam debat, firmosëm si deputetë për të zhvilluar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet midis dy vendeve. Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrën antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale staliniste, pa asnjë bazë ligjore propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, të cilin ai e përdor si letër higjienike se aty nuk ekziston, pa mbledhje, pa asgjë, në një kohë kur rregullorja e grupit parlamentar nuk ka përjashtim, nuk ekziston përjashtimi. Këta sillen si banditë. Këto duhet tua bëjmë të qartë qytetarëve se ne votat e tyre kemi, besimin e tyre kemi dhe ne duhet të ngrihemi. Kjo situatë nuk mund të pranohet”, u shpreh ai.

Etiketa: Edi RamaEnkelejd AlibeajProtesta e 11 ShkurtitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025
AKTUALITET

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
Para

VIDEO/ Dorëzohet Olta: Dua të dal, kam bërë gabim që hyra

TË GJITHA

Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës

16:11 : 21/08/2025

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

15:33 : 21/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com