• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

RMV/ Aleanca për Shqiptarët në bisedime për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar

22:40 : 31/01/2023
në RAJONI

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate priti të martën në zyrat e tij kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, për të biseduar lidhur me përfshirjen në koalicionin qeveritar të kësaj partie opozitare. Në takim, sipas zotit Taravari, nuk është diskutuar për ministritë të cilat do t’i drejtonte partia e tij, ndërsa në opinionin publik është bërë e ditur më parë se ai synon Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Drejtësisë dhe të Ambientit Jetësor.

Zoti Taravari u tha gazetarëve se partia e tij ka profesionistë të mirë për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa nuk deshi të flasë për ministritë tjera. Aleanca për Shqiptarët ka tetë deputetë në parlament dhe qëllimi i kryeministrit Kovaçevski për futjen e saj në qeveri është përforcimi i shumicës parlamentare, si dhe përgatitja për arritjen e dy të tretave të domosdoshme për rishikimin e Kushtetutës.

Njohja e pakicës bullgare në Kushtetutë është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve të Maqedonsë së Veriut me Bashkimin Evropian. Aktualisht, LSDM, BDI dhe Alternativa kanë 65 ligjvënës nga 120 sa ka parlamenti i vendit. Por, përlasjet brenda BDI-së rrezikojnë, sipas analistëve, distancimin e tre deputetëve nga shumica parlamentare. Po ashtu, një vështirësi tjetër këtu paraqitet nga partia Alternativa, e cila thotë se nuk e lëshon Ministrinë e Shëndetësisë, teksa u sugjeron partnerëve qeveritarë të heqin dorë nga ministritë e tyre për t’i bërë vend partisë Aleanca për Shqiptarët.

Nga ana tjetër, një parti e vogël, partnere e LSDM-së në qeveri thotë se duhet pasur kujdes që kabineti të mos mbizotërohet nga shqiptarët dhe LSDM-ja të mbetet me më pak poste qeveritare. Qeveria lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se në takimin Kovaçevski – Taravari theks i veçantë i është kushtuar luftës kundër korrupsionit në kontekstin e proceseve reformuese si dhe procesit të përshtatjes së ligjeve me ato të Bashkimit Evropian.

Arben Taravari tha se palët kanë rënë dakord për shumicën e pikave të programit qeverisës dhe se në ditët në vijim do të diskutohet për drejtimin e ministrive. Aleanca për Shqiptarët deri para pak javësh kishte raporte të mira me VMRO-DPMNE-në e opozitës maqedonase, me të cilën bashkëpunojnë edhe në nivel lokal. Megjithatë, retorika në mes zyrtarëve të lartë të dy partive është ashpërsuar së fundmi pasi Aleanca për Shqiptarët shfaqi interes për t’u bërë pjesë e qeverisë. VMRO-ja e akuzon ASH-në për “interesa të ngushta të zotit Taravari dhe disa njerëzve rreth tij”./VOA

Lexo edhe:

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

Etiketa: europeMaqedoniqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026
BOTA

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

16:57 : 13/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga autoritetet maqedonase, kapen në Durrës dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

12:44 : 10/07/2026
AKTUALITET

Toka në “duar të huaja”

10:06 : 10/07/2026
AKTUALITET

3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

18:29 : 08/07/2026
Para

Një tjetër zyrtarizim në minutat e fundit, Arsenal i merr “rivalëve” Jorginhon

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş