• Kontakt
Saturday, April 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Itali: Giorgia Meloni me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

Populistja e djathtë, Giorgia Meloni e paraqet veten në postin e kryeministres italiane si kujdestare e popullit. Por nuk duhet harruar se nga cili krah politik vjen ajo, thonë ekspertët.

08:11 : 31/01/2023
në BOTA
Itali: Giorgia Meloni me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

Sa më pak gabime, mos rënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv – këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: “Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”. Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë “iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t’u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t’u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.

Para zgjedhjeve të shtatorit, revista “Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: “Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.

Toni familjar

Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët. “Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.

Lexo edhe:

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët

Tifozët e Feyenoord trembin Romën, gati plani special për kontrollimin e ultrasve

“Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t’ua “shpjegojë vendimet e saj”. Për këtë arsye vendosi të hapë fletoren e saj dhe të flasë për punën e qeverisë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Pavarësisht gjesteve të tilla, politologia Ventura thotë: Askush nuk duhet të harrojë se nga cili krah politik vjen Meloni. Është shumë herët për ta gjykuar atë si kryetare të qeverisë. Edhe më tej duhet të thuhet se: “Giorgia Meloni nuk ka kulturë liberale, dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi.”

Mungesa e kompetencës

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se qeverisë së saj i mungon “kompetenca dhe një projekt për rimëkëmbjen e vendit”, thotë Ventura. Sipas profesores nga Bolonja, edhe perspektiva e reformës kushtetuese është shkak për shqetësim, sepse po e ndryshon vendin. Meloni ka deklaruar se dëshiron ta bëjë Italinë një republikë presidenciale dhe të bashkojë më shumë pushtet politik në një dorë. Është një projekt i vjetër shumë i preferuar i së djathtës italiane. Përveç kësaj, ekziston një politikë tatimore që lehtëson në mënyrë specifike grupe të caktuara, si një gjest për votuesit e rregullt të krahut të djathtë.

Meloni po heq gradualisht ndihmat sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për politikën e migracionit, qeveria e saj po vështirëson përmes dekreteve punën e shpëtimit të refugjatëve nga organizatat joqeveritare në Mesdhe. Profesori i njohur Michele Prospero thotë se edhe më e keqe se vetë vendimet janë përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e kulturës politike. Për shembull, kur Meloni tani si kryeministre mbron tezën se partia e saj neofashiste, MSI, ishte një shtyllë e demokracisë italiane. Ose kur ajo e bën një burrë që me krenari mban statujën e Musolinit në dhomën e ndenjjes, president të Senaitit – Ignazio La Russa. Sipas Prosperos, këto janë mesazhe politike që sinjalizojnë: “Tradita nuk do të mohohet”.

Kryesisht i padukshëm në politikën e jashtme

Giorgia Meloni në Bruksel takohet me kryetaren e PE Roberta Metsola
Giorgia Meloni në Bruksel takohet me kryetaren e PE Roberta Metsola

Qeveria përpiqet të krijojë përshtypje në qarqet ndërkombëtare se në këtë vend nuk po merren vendime të natyrës autoritare. “Por personalitete si La Russa dërgojnë sinjalin se përfaqësuesit institucionalë tani garantojnë gjithashtu se identiteti është një pikë referimi,” thotë Prospero. Sipas filozofit të majtë, pjesë e kësaj kthese kulturore është se Meloni po godet gjoja manifestimet ilegale, e njëkohësisht lejon demonstratat e fashistëve të vjetër dhe të rinj. Deri më tani, Meloni ka qenë kryesisht e padukshme dhe bashkëpunuese në fushën politikës së jashtme evropiane, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën.

Roma po kërkon gjithashtu me përkushtim dialogun me Brukselin për politikën buxhetore. Italia është e varur nga miliardat e premtuara nga Bashkimi Evropian nga fondi i ndihmës për post-koronan. Me stilin e saj politik në fazën fillestare, Meloni ka pasur sukses në Itali. Sipas një sondazhi të publikuar pak ditë më parë, 53 për qind e italianëve thonë se qeveria Meloni ka përmbushur e madje edhe ka tejkaluar pritshmëritë.

Por partia Fratelli d’Italia e Melonit ka pësuar rënie për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e çmimit të benzinës. Megjithatë, kjo parti e krahut të djathtë mbetet edhe më tej forca më e madhe në Itali me mbi 30 për qind. Është gjithashtu e pazakonshme për Italinë që gjërat mbeten kryesisht të qeta në koalicionin e krahut të djathtë. Madje edhe meshkujt e këtij krahu politik, si Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë heshtur. Meloni, e cila nga jashtë është e shoqërueshme, drejton koalicionin e saj qeveritar brenda vendit me një dorë të hekurt./DW

Etiketa: berlusconievropaGiorgia MeloniItaliaromaukraina

Lajme të lidhura

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët
BOTA

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët

23:39 : 29/03/2023
Tifozët e Feyenoord trembin Romën, gati plani special për kontrollimin e ultrasve
SPORT

Tifozët e Feyenoord trembin Romën, gati plani special për kontrollimin e ultrasve

17:33 : 29/03/2023
VIDEO/ Dhunohet në fushë arbitri që eliminoi Italinë nga Kupa e Botës
SPORT

VIDEO/ Dhunohet në fushë arbitri që eliminoi Italinë nga Kupa e Botës

17:36 : 28/03/2023
Euro 2024/ Italia merr fitoren e parë në kualifikuese, CR7 nuk ndalet me Portugalinë
SPORT

Euro 2024/ Italia merr fitoren e parë në kualifikuese, CR7 nuk ndalet me Portugalinë

22:42 : 26/03/2023
Kualifikueset Euro 2024/ Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës
SPORT

Kualifikueset Euro 2024/ Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës

20:12 : 26/03/2023
Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë
BOTA

Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë

18:07 : 25/03/2023
Para
Temperatura të ulta dhe kthjellime, ja si do të jetë moti në fundjavë

Temperatura deri në -3, parashikimi i motit për ditën e sotme



TË GJITHA

Çështja Trump/ Pornostarja e gatshme të përballet në gjyq me ish-Presidentin

Çështja Trump/ Pornostarja e gatshme të përballet në gjyq me ish-Presidentin

23:46 : 31/03/2023
10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

23:43 : 31/03/2023
Franca kundër ndërprerjes së ndeshjeve gjatë kohës së iftarit

Franca kundër ndërprerjes së ndeshjeve gjatë kohës së iftarit

23:35 : 31/03/2023
SHBA/ Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump, i hapet rruga arrestimit

SHBA/ Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump, i hapet rruga arrestimit

23:29 : 31/03/2023
Parashikimi i motit për nesër, e shtunë, 4 mars 2023

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të luhaten temperaturat

23:27 : 31/03/2023
Tomorri: Rama dhe stafi i tij sakrifikuan duke fjetur në suitën 2700$ nata

Biznesmeni italian “çkodoi” inceneratorët, Tomorri: Ç’fshihet pas takimit në zyrën e Ramës

23:27 : 31/03/2023
Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

23:13 : 31/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com