• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Loja me kungulleshka

10:14 : 26/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Jetojmë në kohëra interesante ku nocionet FBI, oligarki ruse, agjent sekret, tërmet, kryeministër dhe non-grata na shpërfaqen si nëpër zhgjendër. Rolet bëhen për t’u zhëbrë sërish, figurat dhe figurina zëvendësojnë njëra-tjetrën në skenë dhe vëmendja zhvendoset me shpejtësi sa në njërën arenë gladiatorësh në tjetrën. Të vëna përkundruall ‘big brother’ i politikës konkurron më atë televiziv, kur ky i fundit nuk ngelet aspak pas as në tifozllëk, as në gjuhë të helmatisur.

Në ditët e pas-qametit opozitar, ku kryepiktori me çitjane menaxhon ekonominë e katastrofës si jo më mirë, duke lëvizur parreshtur në efektin e mbulimit mediatik 24 me 7, dallohet një huti fort e përhapur e gjindjes dhe njerëzisë, ku nuk dinë a të përgatisin kundër-ofensivën, a të përballojnë tërmetin e radhës, a të zënë radhë për vaporë a gomone për të çarë detin e hedhur matanë La Manshit.

Në Republikën e Absurdit ku po jetojmë, ndër vargun e ministrive të vënë në radhë si koçi misri, veçojmë Ministrinë e Punëve të Kota nga e cila varet dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Papërfunduara. Kjo bashkërendon me Ministrinë e Qeses së Shpuar e cila është në koordinim të vazhdueshëm me atë të Kalasë së Rozafës dhe Fillit të Penelopës. Si Komisar shërben Kapteri i Ushtrisë me Brekë nëpër Këmbë ndërsa paratë i mbledh Ali Baba me 40 hajdutë. Për t’i vënë kapak historisë është dhe Tagrambledhësi me prokurë i Fytyrës së Vrerosur ndërsa me lobimin me jashtë na ndihmon kryeinvestitorja strategjike.

Lexo edhe:

Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

Kapiteni i Disfatave të Merituara vërtitet si sëpatë pa bisht në kërkim të gurit filozofik që do i jap pushtetin e përjetshëm në përpjekje për t’ia hedhur opozitës së vjetër dhe përçarë atë të re. Ndihmojnë jo pak këtu kocka të shpërndara aty-këtu, si hashashi i para-gjumit të kalamajva në Shqipërinë mesjetare, apo diversione me fund të hidhët për të cilat gjen kohë dhe nge të englendiset natë e ditë.

Në epokën e Rilindjes së Iluzionit, ku fasadë-politika luan me optikën dhe xhaketat e vjetra duhen kthyer nga astari për të mbijetuar krizën e bukës, sallami është shpesh ç’ngelet në dorë pas tymit skenik. Kush kupton ç’luhet në prapaskenën e pushtetit dhe nuk ngopet me lugë të zbrazët, shërben si zë i ndërgjegjes publike dhe denoncon lojën me kungulleshka të liderëve me kungull të zbrazët, i shërben shoqërisë shumë më tepër se matrioshkat e renditura pa radhë në skenën e dominuar nga aktori-regjisor.

Etiketa: agjent sekretFBIilir kalemajkryeministernon grataoligarki rusetermet

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

11:05 : 17/11/2025
AKTUALITET

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025
RAJONI

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

18:25 : 16/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
RAJONI

Një tërmet i fortë godet Qipron, sa ishte magnituda

11:20 : 12/11/2025
BOTA

Kreu i FBI-së vizitoi fshehurazi Kinën, çfarë u dakordësua

14:24 : 10/11/2025
Para

Nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme e Kuvendit për viktimat e Holokaustit

TË GJITHA

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

16:43 : 17/11/2025

Gjermania heq kufizimet, nga java e ardhshme rinisin eksportet e armëve drejt Izraelit

16:34 : 17/11/2025

Vrau Martin Canin, Prokuroria kërkon 25 vite burg për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj

16:17 : 17/11/2025

Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)

16:17 : 17/11/2025

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

16:01 : 17/11/2025

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com