• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëshqitja e dherave në Currila/ PD: Investimi i dështuar 1 mln dollarë nga Rama-Dako

13:42 : 23/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kodra e Currilave në Durrës thuajse u lëshua mbi rrugën mbi të cilën ngrihet paraditen e sotme, teksa shembja e skarpateve anësore dhe çarja e rrjetave mbrojtëse bëri që dherat të pushtonin aksin që lidh zonën me qytetin e Durrësit.

Teksa kjo duket të jetë një situatë që përsëritet thuajse sa herë ka reshje të dendura shiu, ajo ç’ka del në pah është dështim i Bashkisë së Durrësit për të rehabilituar hapësirën në fjalë.

Kjo jo sepse fondet për një investim që do të pengonte rrëshqitjen e dherave prej saj kanë munguar, por sepse me shumë gjasë janë shpërdoruar me një tender abuziv e korruptiv të realizuar në kohën e Vangjush Dakos.

Një projekt me investim mbi 1 milion dollarë u krye në këtë zonë në verën e vitit  2015, por deri më tani ka rezultuar shpenzim i kotë, pasi balta dhe dherat bllokojnë aksin Currila-Durrës thuajse çdo dimër.

Madje pak para fushatës elektorale asokohe, Rama e reklamoi investimin aty në krah të Dakos duke thënë se mjaftonte për të eliminuar për një kohë të gjatë problemet.

Lexo edhe:

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë

Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

“Falë kësaj ndërhyrjeje të qeverisë shqiptare, këtu kemi një transformim rrënjësor, janë mbjellë 50 mijë fidanë dhe brenda një harku 2-3 vjeçar do të kemi një pamje të transformuar të një kodre të gjelbëruar dhe një larmi bimësie, që do të jetë vërtet një atraksion i rëndësishëm për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër”, tha kryeministri në atë kohë.

Por, fiks pas 7 vitesh fjalët e Ramës janë “përhumbur” në masën e baltës argjilore që mbërriti deri në rrugë, si pasojë e erozionit të tokës në Kodrën e Currilave, duke e kthyer veprën edhe në një objekt denoncimi nga opozita.

Ishte sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj e cila foli nga zona e Currilave për aferën korruptive në realizimin e punëve publike, pyeti se ku janë 50 mijë fidanët që dyshja Rama-Dako premtuan dhe pse Prokuroria nuk heton tenderin 1 milionë dollarë, punimet për të cilin nuk kanë rezultuar efektive.

Deklarata e PD:

Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit.

Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi  aferën korruptive në Prill 2015, ku vetëm, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Kodrës së Currilave.

Premtimet se investimi në këtë zonë do të eliminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet për këtë projekt:

  1. Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ?
  2. Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie, qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “?
  3. Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.?
  4. A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë?
  5. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës… Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter.

Ky investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qartë se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.

Etiketa: CurrilatRrëshqitje dherashtendera abuzivVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë

12:40 : 17/05/2026
AKTUALITET

Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

09:13 : 10/04/2026
AKTUALITET

Rrëshqitje dherash në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:09 : 21/02/2026
AKTUALITET

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

13:18 : 16/02/2026
AKTUALITET

Moti i keq në Durrës/ Shteti kapet sërish i papërgatitur, situata në qytetin bregdetar

17:36 : 06/02/2026
AKTUALITET

Fshati që fle me frikën e vdekjes, Spathari në Librazhd po rrëshqet me shtëpi e njerëz brenda

19:15 : 30/01/2026
Para

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom