• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Hije dyshimi mbi finalen e femrave në basketboll, akuza të forta për gjykimin

12:43 : 23/01/2023
në LAJMI I FUNDIT, SPORT

Basketbolli i femrave në Shqipëri ka parë mbrëmjen e djeshme një nga finalet më dramatike të historisë, teksa vetëm një pikë i kanë dhënë trofeun e Kupës në sezonin 2022-2023, vajzave të Flamurtarit përballë rivaleve të Partizanit.

Me rezultatin final 74-73, përplasja e dy ekipeve më të forta të kampionatit shqiptar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” ka lënë shije pozitive për spektaklin e dhuruar, por ka ngritur edhe dyshime për mënyrën e gjykimit.

Shpallja fituese e vajzave të Flamurtarit në frymën e fundit dhe dështimi i Partizanit për të shndërruar në kosh aksionin final, pasi kishin dominuar të gjithë sfidën ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi rezultatin.

Ashtu siç edhe e tregon rezultati përballja ishte shumë e luftuar, por ishte Partizani që e nisi vrullshëm, duke shënuar disa pikë radhazi dhe duke vendosur diktatin në lojë.

Entuziazmi i vajzave nga kryeqyteti bëri që 10- minutëshi i parë të mbyllej me 13 pikë avantazh, me shifrat në tabelë 26-13.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Oketa dëshmon në GJKKO: Vendimmarrja për pronën ishte institucionale

Ish-ministri Gazmend Oketa në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

Edhe në periodën e dytë, Partizani e mbajti avantazhin, por vlonjatet u “zgjuan” duke shkurtuar diferencat me 4 pikë dhe dy ekipet shkuan në pushim me rezultatin 38-34.

Pas pushimit loja u udhëhoq sërish nga Partizani por me rezultat shumë të ngushtë, ndërsa nuk mungoi agresiviteti, por edhe gabimet individuale të vajzave nga kryeqyteti që i dhanë shtysë përmbysjes nga Flamurtari.

Sakaq, tek stoli i Partizanit lojtaret dhe trajnerja Eliverta Bujari kanë pasur pretendime për gabime te gjyqtarja. Teknikja e të kuqve pretendoi për një pushim të mohuar, kur duheshin vetëm disa sekonda, por gjyqtarët pretenduan se loja kishte filluar në momentin që trajnerja e kuqe kërkoi pushimin.

Polemikat në fund të sfidës ndikuan që të shtyhej edhe festa e Kupës për disa minuta. Gjykimet në sportin e basketbollit janë shoqëruar gjithmonë me kontestime dhe gabime të rënda të arbitrave.

Bie në sy që ekipet e sulmuara nga arbitrimi dhe federata janë ato të traditës si Tirana, Teuta, Partizani dhe Dinamo. Keq-arbitrimi me dashje vihet re çdo javë në parket edhe te ekipet e moshave ku federata i ka paracaktuar fituesit.

 

Etiketa: basketbollFlamurtariPartizani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Oketa dëshmon në GJKKO: Vendimmarrja për pronën ishte institucionale

11:24 : 06/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministri Gazmend Oketa në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

10:00 : 06/07/2026
AKTUALITET

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Disa prona nuk ishin regjistruar…”/ Gjyqi për “Partizanin”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

11:36 : 08/06/2026
AKTUALITET

Ish-drejtori i klubit “Partizani” dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës: Nuk mbaj mend gjë!

14:42 : 11/05/2026
Para

Sinoptikania: Të martën dhe të mërkurën këto zona do të mbulohen nga dëbora

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş