• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet ish-shefi i FBI që punoi për oligarkun rus/ “Spiuni” shqiptar dhe lidhja me Ramën

20:00 : 23/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE
Charles McGonigal dhe Edi Rama

Charles McGonigal dhe Edi Rama

Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së në Nju Jork është arrestuar për lidhjet e tij me një oligark rus, raportuan mediat amerikane këtë të Hënë.

Raportohet se Charles McGonigal, i cili ishte agjenti i posaçëm i ngarkuar me kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork, është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

McGonigal doli në pension nga FBI në 2018. Ai u arrestua të shtunën pasdite pasi mbërriti në aeroportin “John F. Kennedy” (Nju Jork) pas udhëtimit në Sri Lanka.

Nën akuzë ka përfunduar edhe një përkthyes gjyqësor, Sergej Shestakov, i cili gjithashtu punonte me Deripaska. McGonigal, 54 vjeç, akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së. Sipas hetimeve, ai është përpjekur të heqë Deripaskën nga lista e sanksioneve. McGonigal është i pari nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim.

McGonigal dhe Shestakov, të cilët punonin për FBI-në, dyshohet se ranë dakord në vitin 2021 të hetojnë një oligark rival rus në këmbim të pagesave nga Deripaska, sipas Departamentit të Drejtësisë. McGonigal dhe Shestakov akuzohen për marrjen e pagesave përmes kompanive guaskë dhe falsifikimin e nënshkrimeve, për të mbajtur sekret që Deripaska po i paguante.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Të dy përballen me akuza për pastrim parash përveç akuzave për shkelje të sanksioneve. Secila nga akuzat dënohet maksimalisht me 20 vite burgim.

“FBI është e angazhuar për zbatimin e sanksioneve ekonomike të krijuara për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë, veçanërisht kundër aktiviteteve armiqësore të një qeverie të huaj dhe aktorëve të saj”, tha në një deklaratë ndihmësdrejtori i FBI-së, Michael Driscoll. “Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune”, u shpreh më tej.

Driscoll shtoi: “Siç dyshohet, z. McGonigal dhe z. Shestakov, të dy shtetas amerikanë, vepruan në emër të Deripaska dhe përdorën me mashtrim një ent të SHBA për të errësuar aktivitetin e tyre në kundërshtim me sanksionet e SHBA. Pasi vendosen sanksionet, ato duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë qytetarët amerikanë për të qenë të suksesshëm. Nuk ka përjashtime për askënd, duke përfshirë një ish-zyrtar të FBI-së si z. McGonigal.”

Pas largimit nga FBI, McGonigal më pas punoi për Deripaska përmes një firme ligjore që përfaqësonte manjatin rus të naftës.

Ai fitoi të paktën 25,000 dollarë duke punuar si “hetues” për firmën ligjore për çështjen Deripaska, sipas aktakuzës.

Më pas McGonigal punoi drejtpërdrejt për Deripaska, duke marrë një pagesë fillestare prej 51,000 dollarë dhe më pas pagesa prej 41,790 dollarë çdo muaj për tre muaj nga gushti 2021 deri në nëntor 2021.

Ai u tha miqve se po punonte për “një djalë të pasur rus”, sipas aktakuzës, dhe theksoi se puna e tij ishte e ligjshme. Në bisedat për Deripaskën, ai shpesh përmendej nga McGonigal dhe Shestakov si “djaloshi i madh” dhe “ju e dini se kush”.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Uashington, DC, hapi një çështje të veçantë të hënën kundër McGonigal me akuzën se ai kishte marrë 225,000 dollarë para në dorë nga një individ me interesa biznesi në Evropë, të cilin

McGonigal e dinte se ishte punonjës i një shërbimi të huaj inteligjence.

Spiuni shqiptar

“Aktakuza me nëntë pika pretendon midis gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, që çoi në pensionimin e tij nga Zyra e FBI-së në Nju Jork, McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficer të huaj të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin në fjalë dhe takonte shtetas të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez”, raporton media amerikane “abcnews”.

Personi në fjalë më vonë “shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobimin politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Shestakov, 69 vjeç, i cili jetonte në Morris, Connecticut, gjithashtu dyshohet se gënjeu hetuesit e FBI-së në nëntor 2021 për marrëdhënien e tij me Deripaska. Përveç akuzave të tjera, ai është akuzuar edhe për për deklarime të rreme.

Deripaska, një manjat i aluminit, ishte në mesin e 20 rusëve të sanksionuar në vitin 2018 nga Departamenti i Thesarit si ndëshkim për “aktivitetet e vazhdueshme dhe gjithnjë e më keqdashëse të qeverisë ruse në botë”, sipas zyrtarëve të Thesarit.

FBI kontrolloi shtëpitë e tij në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2021.

Raporti me Ramën

Në raportimet e para të mediave amerikane, që flisnin për nisjen e hetimeve ndaj ish-zyrtarit të FBI-së përmendjen dhe lidhja e këtij të fundit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“McGonigal ishte i afërt me kryeministrin shqiptar Edi Rama”, do të raportonte “Business Insider”.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të deklaronte se “personalisht Edi Rama, sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”.

Rama pranoi se McGonigal është mik i tij më vonë gjatë një konference për mediat. Por, ai shtoi se çështja për të cilën hetohet, s’ka lidhje me të.

“Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, tha Rama.

Etiketa: Charles McGonigalEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

U shisnin drogë fëmijëve, 29 urdhër arreste në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com