• Kontakt
Wednesday, March 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin

23:34 : 18/01/2023
në AKTUALITET
Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin

Gjurmueshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet. Kjo pasi edhe në rastet kur produktet mund të shkruajnë se përmbajnë vaj palme ose yndyrë bimore, nuk jepet sasia konkrete nëse është brenda normave. Në këtë mënyrë të gjitha këto produkte kthehen në një minë me sahat për shëndetin e popullatës.

Nëse produkti ka në përbërje vaj palme mbi sasinë e lejuar kjo është një shkelje e rëndë. Akoma më shumë situata komplikohet kur konsumatori nuk informohet fare përmes etiketës së produktit, gjë e cila në tregjet tona është fenomen masiv. Për mashtrimet me ushqimet, në vitin 2019 u amendua Kodi Penal duke kriminalizuar veprat që sjellin pasoja tek shëndeti. Në nenin 288, parashikohet dënim me burg.

Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, më të madhes në vend, për vitin 2021 kemi vetëm 1 vendim fajësie që lidhet me prodhimin dhe shitjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Pra, nëse mashtrimi me bulmetin është masiv, gjurmueshmëria është thuajse inekzistente. Akoma më keq, ndëshkueshmëria.

Nëse shohim të dhënat në nivel kombëtar, ndëshkueshmëria për abuzimet me ushqimet është në nivele minimale. Referuar të dhënave zyrtare, për vitin 2021 Prokuroria ka regjistruar gjithsej vetëm 10 procedime penale sipas nenit 288 të Kodit penal që lidhen me importimin, prodhimin dhe shitjen e produkteve të rrezikshme.

Lexo edhe:

Mjekët në Britani të zhgënjyer nga skema e pagave, paralajmërojnë grevë në 11 prill

Rama hap “thesin” e premtimeve para zgjedhjeve: Çiftet e rinj të mjekëve do i bëjmë me shtëpi

Nga këto procedime, vetëm 3 kanë shkuar në gjykatë pasi 7 të tjera janë pushuar. Në fund vetëm dy persona janë dënuar gjatë gjithë vitit për mastrhimet me ushqimet. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe për veprën e parashikuar nga neni 288 pika a, për prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore. Nga 7 procedime të nisura nga prokuroria, vetëm 3 kanë përfunduar në Gjykatë me 3 persona të dënuar. Kjo pikë është futur në Kodin penal pasi jo çdo kush mund të hedhë produkte në treg nëse nuk ka certifikimet e duhura.

Dihet se pjesa dërrmuese e produkteve shqiptare me bazë shtazore nuk janë të lejuara të tregtohen në vendet e BE për shkak të mosplotësimit të një sërë kritereve të sigurisë ushqimore.

Djathi nuk bën pjesë tek produktet e ndaluara, por, nivelet e eksportit janë në shifra të papërfillshme. Kompanitë që eksportojnë djathë, janë më pak se gishtat e një dore. Referuar të dhënave të INSTAT qumshti i prodhuar në vend ka ardhur në rënie. Viti 2017 ka patur kulmin e prodhimit të qumështit dhe që nga ajo kohë gjithmonë sasia e prodhuar ka qenë në trajektore rënie. Kjo do të thotë që kemi më pak qumësht e si rezultat kemi më pak nënëprodukte të tij.

Ironikisht, sot, Shqipëria është më keq në eksportin e djathit edhe krahasuar me Shqipërinë e para 100 viteve që ishte në një gjendje thuajse si në mesjetë. Sipas statistikave të vitit 1930, ka pasur eksporte të rëndësishme shqiptare të djathit në SHBA dhe Britani të Madhe./ TCH

Etiketa: alarmmjeketSëmundshmëriavaj palme

Lajme të lidhura

Mjekët në Britani të zhgënjyer nga skema e pagave, paralajmërojnë grevë në 11 prill
BOTA

Mjekët në Britani të zhgënjyer nga skema e pagave, paralajmërojnë grevë në 11 prill

19:14 : 23/03/2023
Rama hap “thesin” e premtimeve para zgjedhjeve: Çiftet e rinj të mjekëve do i bëjmë me shtëpi
AKTUALITET

Rama hap “thesin” e premtimeve para zgjedhjeve: Çiftet e rinj të mjekëve do i bëjmë me shtëpi

15:30 : 22/03/2023
Alarm për bombë në Greqi, policia evakuon stacionin e Larisës dhe dy hotele
RAJONI

Alarm për bombë në Greqi, policia evakuon stacionin e Larisës dhe dy hotele

10:06 : 12/03/2023
Alimehmeti: Ja si mashtroi Rama me ‘pagat si në Gjermani’ në sektorin e shëndetësisë
AKTUALITET

Alimehmeti: Ja si mashtroi Rama me ‘pagat si në Gjermani’ në sektorin e shëndetësisë

14:15 : 09/03/2023
Produkte me vaj palme e konservantë, AKU i vendos 1.7 mln lekë gjobë 8 bizneseve
AKTUALITET

Produkte me vaj palme e konservantë, AKU i vendos 1.7 mln lekë gjobë 8 bizneseve

09:47 : 09/03/2023
Rritja e pagave të mjekëve me 50 mijë lekë, Alimehmeti: Rama e bën për fushatë!
AKTUALITET

Rritja e pagave të mjekëve me 50 mijë lekë, Alimehmeti: Rama e bën për fushatë!

09:22 : 07/03/2023
Para
Paralajmërohet përkeqësimi i situatës për shkak të reshjeve

Paralajmërohet përkeqësimi i situatës për shkak të reshjeve



TË GJITHA

Bushati dhe i kthehet Këlliçit: Më tmerrove kur the jam pro ndërtimit

Bushati dhe i kthehet Këlliçit: Më tmerrove kur the jam pro ndërtimit

22:26 : 29/03/2023
Meta për Carën: Projekti i tij do jetë i suksesshëm për qytetin e Durrësit!

Meta për Carën: Projekti i tij do jetë i suksesshëm për qytetin e Durrësit!

22:18 : 29/03/2023
Infeksion në rrugët e frymarrjes, zbulohet pse Papa Françesku u shtrua në spital

Infeksion në rrugët e frymarrjes, zbulohet pse Papa Françesku u shtrua në spital

22:15 : 29/03/2023
FOTO/ E rëndë në Francë, qëllohet për vdekje futbollisti 22-vjeçar

E trishtë, ndërron jetë në moshën 15 vjeçare futbollisti shqiptar

22:12 : 29/03/2023
Tronditet gjatë natës Tirana, zbrazen armët në drejtim të një banese

EMRAT/ Tronditet kryeqyteti, plagoset me thikë 19-vjeçari te “Komuna e Parisit”

22:04 : 29/03/2023
“Myk dhe ushqime të prishura”, ku qëndrojnë dhe çfarë hanë personat me aftësi ndryshe në Vlorë

“Myk dhe ushqime të prishura”, ku qëndrojnë dhe çfarë hanë personat me aftësi ndryshe në Vlorë

21:59 : 29/03/2023
Keisi zbulon sekretin e saj: Isha e dashuruar me Lorencin, këngëtari e përqafon

Keisi zbulon sekretin e saj: Isha e dashuruar me Lorencin, këngëtari e përqafon

21:57 : 29/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com