• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fluturimet me avionin personal/ Ja pse Edi Rama e pengoi transparencën

11:53 : 18/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputetët e rilindjes rrëzuan, të enjten që shkoi, në Konferencën e Kryetarëve, kërkesën për të hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter.

Kërkesa e nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë kishte si objekt “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

Natyrisht askush nuk kishte iluzione se shumica parlamentare do t’i hapte rrugë zbulimit të jetës prej sheiku që bën kryeministri. Kjo u kuptua që nga reagimi i këtij të fundit porsa plasi skandali i hakerave iranianë që publikuan të gjitha të dhënat e tij në sistemin TIMS.

Ai atëherë refuzoi të jepte spjegime dhe iu vërsul me një gjuhë rruge kundërshtarëve të vet politikë që grinin pyetje mbi këtë çështje. Target të tij atëherë u bënë “hienat non-grata”, “ish-presidenti spiun”, “gazetarët e kazanit” dhe “prokurorët e Tiranës”.

Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rrjedhur nga sistemi TIMS, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë, për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetëra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja, Rama tha: “Që ta dijë hiena që është non-grata, se hiena kur bëhet non-grata është llahtar fare, apo hienë-spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!”.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Ai fillimisht tha se shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxori shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve.

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve ishin bërë me çartera të tjerë përpara se ‘Air Albania’ të themelohej, askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super-star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për t’i bërë promocion asaj.

Por, tani komisioni hetimor qe një mundësi e mirë për të parë se kush kishte të drejtë: opozita që pyeste apo Rama që lëshonte rrufe me sharje ashtu sikurse i pasqyruan gazetat e mëposhtme.

Image

Mjafton fakti që Rama e ndaloi hetimin e udhëtimeve të tij për të kuptuar se sa teatër i kotë ishte loja me ofendime ndaj kundërshtarëve.

Por ka dhe një arsye tjetër se pse kryeministri nuk pranoi hapjen e letrave. Ai ishte ndeshur edhe në fillim të vitit 2022, pra atëherë kur hakerat iranianë nuk e patën plasur ende bombën, me akuzat për shpërdorime gjatë udhëtimeve të tij.

Në janarin e shkuar, kryeministri iu përgjigj kritikave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për fluturimet me çarter. Rama pohoi se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompaninë Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si ishte e mundur që 33 fluturime çarter për vitin 2021 të kushtonin më pak se fluturimet me avionë të zakonshëm?

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN kur spjegoi se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit derdhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilës nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave. Dhe kur është pyetur nga mediat kjo drejtori ka rrefuzuar të japë informacion se sa kushton një orë fluturimi në kontratën që ka me ‘Air Albania’. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Pikërisht se do t’i ruajë pas konfidencialitetit tekat e tij të luksit, Edi Rama fillimisht u mundua t’i shuajë me sharje dhe batuta zbulimet që bënë hakerat iranianë. Dhe pikërisht për këtë deputetët e tij shkelën ligjin dhe Kushtetutën duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor. Njeriu që duhej të ishte më i interesuari pë transparencë, në këtë rast duhet të ishte vetë  kryeministri, por ngaqë e ka përdorur çarterin qeveritar si taksi private, ai fillimisht zgjodhi ofendimet e tani së fundi moszbatimin e ligjit./LAPSI

Etiketa: avion personalcharterEdi Ramafluturime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Statusi i investitorit strategjik, Tabaku: Mund të përdoret si shpërblim nga PS në fushatë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş