• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja në Kuvend/ I ndërpritet fjala, Berisha: Rama ka një organizatë kriminale

16:46 : 16/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u bë protagonist në nisje të sesionit të ri parlamentar për vitin 2023.

Berisha ka kthyer në “kryefjalë” të Kuvendit të Shqipërisë pastruesen Rozeta Dobi. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa “zot”, të cilat u gjetën në banesën e saj.

“Të nderuar deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Ky parlament është shndërruar në një dhunues madhor, amoral, të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky parlament, për shkak të një personi, i cili ka inkriminuar veten nga këmbët tek koka, funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka si fjalor të vetëm, argument të vetëm, sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin dhe ministra. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej, kur kërkesën e bën një ish-kryeministër. Por ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj, kryeson një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni sepse i keni mbushur dyshekët, dyshekët, frigoriferët, lavatriçet, kontot dhe raftet me paratë e vjedhura. Ja të ju pyes juve, Niko ka ardhur Rezarta në shtëpinë tënde ndonjëherë. Zonjë ka ardhur tek ti ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, Ulsi, se edhe për ty thonë këta të tutë se të ka hy në shpi.

Atëherë unë nuk e di. Po Ballukja ku është. Moj zonjë, ne nuk kemi detyrë tjetër, vetëm kontrollin. Ne nuk kemi asnjë tagër tjetër. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush, kanë votuar për në që të ju kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë. Dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Ju garantoj, thuaja Edi Ramës, se në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo. Të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam t’ju bllokojmë asgjë juve. Por ju doni të na bllokoni ne. Sepse ju e dini se ai ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Se ai ka udhëtuar 137 herë me shumë se çdo sheik në botë, me avion me dhomë gjumi. Pra çfarë doni të na bëni ju ne. Po ne histori nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju, që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni. Po ta them këtu, nuk do të merrem me ty, ti je një grua, një zonjë dhe nuk më shkon të merrem me ty në këtë platformë. Por unë do t’ia kthej të gjitha atij në fytyrë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, sepse ai i stis të gjitha këto. Sepse i teket atij 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup“, tha Berisha.

Pasi mbajti fjalën për më shumë se 3 minuta për procedurë, Berishës iu fik mikrofoni nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Berisha menjëherë u lidh “Live” me qytetarët nga Facebook-u, duke thënë se bëtaja e opozitës do jetë në interes të mbrojtjes së pasurive kombëtare. Ndërkohë, kryeparlamentarja Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.

Lexo edhe:

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

“Largohuni se nxini të gjithë nga frika e opozitës keni frikë nga bëmat tuaja keni frikë nga zgjedhësit. Merrni edhe Rozetën me vete. 600 mijë euro presin të kujt janë? Betohuni këtu që nuk janë tujat. Sa dolën eurot e Rozetës ikën. Zotohem se ky Parlament e opozita do funksionojë vetëm në interes tuaj në kontroll të pushtetit abuziv, në mbrojtje të publikut shqiptar. Ky ishte një fillim i yni por ja mbathën se nuk duronin dot fillimin e ri të opozitës në këtë Parlament”, tha Berisha.

Momenti kur Nikolla i ndërpret fjalën Berishës i cili gjen “zgjidhje” duke u futur “live” në Facebook për të komunikuar me qytetarët:

Në një deklaratë për gazetarët pas seancës plenare, Berisha paralajmëroi zhvillimin e një proteste kombëtare së shpejti.

Etiketa: Lindita NikollaPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

Tension te Kukësi, lojtarët përplasen me drejtuesit dhe përjashtohen nga stërvitja

TË GJITHA

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com