• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Enkel Musaj/ Hijet mbi kreun e AKU-Tiranë, u shkarkua nga Tatimet pas letrave Sekret

22:45 : 16/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kur Enkel Musaj u emërua në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, vitin e kaluar, për shumëkënd që e njihte karrierën e tij me dritë-hije, u duk e habitshme që ai u rikthye në pozicione të rëndësishme drejtuese.

Musaj nisi karrierën e tij si oficer Policie para se Edi Rama të merrte pushtetin. Pasi socialistët erdhën në pushtet, Enkel Musaj zhveshi uniformën blu dhe u bë pjesë e administratës së lartë shtetërore.

Në vitin 2016, ai arriti në pozicionin e lakmuar të Drejtorit të Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Madje, me një shkresë të drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve të asaj kohe, Vasilika Vjero, Enkel Musaj ngarkohet me detyrën delikate për të pasur akses të plotë dhe për të trajtuar dokumentat me informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

Lexo edhe:

Referimet për veprat penale të pastrimit të parave, Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

Sipas dokumentit që mban datën 10 nëntor 2016, të siguruar nga “Boldnews.al”, rezulton se titullarja më e lartë e Tatimeve në atë kohë ka deleguar kompetencën e saj ekskluzive tek Enkel Musaj, duke e “autorizuar për marrjen, shpërndarjen e shkresave zyrtare hyrëse nëpërmjet protokollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilat lidhen me informacion e klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’”.

Në foto: Shkresa e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero

Pra, bëhej fjalë për një akses të palimituar në të dhënat tejet konfidenciale, ku përfshihen jo vetëm informacione të hetimeve penale, por edhe ato që kanë interes të veçantë për Shtetin.

Ky autorizim e shndërronte Enkel Musajn në një prej personave më të rëndësishëm në administratës shtetërore shqiptare.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Vetëm tre javë më vonë, rreth datës 25 nëntor 2016, Enkel Musaj shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Pra, njeriu i super-vlerësuar tek ai institucion, i cili kishte akses të plotë në dokumenta të sigluar “Sekret Shtetëror”, largohet vetëm pak ditë pasi i ishte dhënë autorizimi i posaçëm.

Përvoja e deritanishme ka treguar se “ajo që ndodh brenda Tatimeve, mbetet Brenda Tatimeve”. Askush nuk di të thotë me siguri se çfarë ndodhi mes drejtoreshës së Tatimeve, Vasilika Vjero dhe vartësit të saj më të rëndësishëm, Enkel Musaj.

Dhe, natyrisht, deri më tani, askush më mirë sesa ata të dy e di të vërtetën e krisjes së raporteve, që përfunduan me largimin e Musajt nga pozicioni i lakmuar.

Megjithatë, ajo që dihet është fakti që Enkel Musaj u largua nga detyra njëkohësisht me shkarkimin e dy drejtorëve rajonalë të Tatimeve.

Disa kohë pas largimit nga administrata tatimore, Musaj emërohet Drejtor i Shërbimeve të Brendshme në Agjencinë e Zhvillimit Rural.

Largohet edhe nga ky institucion dhe për thuajse një vit qëndroi i paangazhuar në administratën publike.

Tashmë, prej fillimit të vitit 2022, Enkel Musaj është emëruar në pozicionin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për kryeqytetin, megjithëse hijet e detyrave të mëparshme ende nuk janë davaritur.

Etiketa: AKUDrejtoria e TatimeveEnkel MusajVasilika Vjero dhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Referimet për veprat penale të pastrimit të parave, Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve

14:24 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

11:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

21:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

21:56 : 01/10/2025
AKTUALITET

Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin “Phosmet”

14:02 : 30/09/2025
Para

Njolloset gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi kandidaten Holta Zaçaj

TË GJITHA

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com