• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos vidh! Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal”

13:03 : 14/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

“Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal”. Ky ishte apeli që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri kreut të qeverisë, Edi Rama.

Gjatë një fjalimi me rastin e 32-vjetorit të themelimit të PD në Durrës, Berisha ceku njoftimin e djeshëm të kryeministrit Rama lidhur me një “bonus” për pensionistët një muaj para zgjedhjeve lokale.

Berisha tha se kjo kategori nuk ka nevojë për mëshirë, ndërsa i bëri thirrje Ramës të mos vjedhë, në mënyrë që të rriten të ardhurat për qytetarët.

Kryedmeokrati solli në vëmendje edhe një episod mes Ramës dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë një aktiviteti dje në Tiranë, që nxjerr në pah hendekun mes pagës minimale në vendin fqinj dhe atë që është në fuqi në Shqipëri – 34 000 lekë.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët. Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro. Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. 

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Zjarret në pyje, fatura që djeg

Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq prap që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë. Gjithçka bazohet në një përçmim ndaj qytetarëve. Gjithçka bazohet në vjedhjen e qytetarëve. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve, në krijimin e kushteve të kalkulueshme për largimin nga vendi. Këtë cilëson një nga nenet e OKB për gjenocidin. A nuk janë kushte të kalkulueshme këto kur rrit çmimet në borde dhe jo me treg? Kur u vjedh nga xhepat qytetarëve u merr vetëm me çmime mbi gjysmë miliardë euro, dhe kur u thua se do i lumturojë se do t’ju shpërndajë 80 milionë, kurse 500 të tjera i shpërndan dhe i vjedh me klientelën e tij”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 199.

“Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne. Sot jemi në një monist që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese”, u shpreh.

Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve të disa diplomatëve të korruptuar që “u vërsulën për të shkatërruar PD-në, sot jemi më të fortë se kurrë”.

Në fund, deklaroi se “jemi në një revolucion të dytë”, ndërsa bëri thirrje për bashkim për rrëzimin e Ramës nga pushteti.

“T’i lëmë ata që s’duan. Që kanë vënë veten në shërbim të Edi Ramës, të shkelmojnë mbi veten e tyre dhe mbi dinjitetin e tyre. Zgjedhje fatale”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
Para

VIDEO/ I kuq pas 30 sekondave, adoleshenti holandez vendos rekordin e rrallë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com