• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shpik “APP” për të kontrolluar administratën para zgjedhjeve, Berisha apel Zuckenberg-ut dhe Musk-ut ta ndalojnë

22:11 : 13/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur punën për “tërmetin” e lajmëruar gjatë një mbledhjeje me kabinetin qeveritar më 5 Janar, para zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Pas intensifikimit të të ashtuquajturave “pilula elektorale”, kreu i qeverisë ka vendosur nisjen e aksionit për përdorjen e administratës për qëllime elektorale. Ndryshe nga më parë, kur urdhrat jepeshin në aplikacionet e komunikimit si “Whatsapp”, për këto zgjedhje, Rama duket se avancuar në fushën e dixhitalizimit…

Më herët gjatë ditës, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi shefin e qeverisë se ka hedhur në përdorim një aplikacion, që shkarkohet në telefonat celularë, me qëllim për të përdorur administratën për fushatë elektorale.

Sipas Berishës, përmes këtij aplikacioni, Rama kërcënon se do të shkarkojë nga puna këdo punonjës të administratës që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

Gjithashtu, kryedmeokrati i ka bërë thirrje presidentit të Facebook-ut, Mark Zuckenbergut dhe atij të Twitter-it Elon Musk, që të mos lejojnë abuzimet e kryeministrit shqiptar.

Thirrjen e rishpërndau edhe këtë pasdite në rrjetet sociale, duke kontaktuar direkt me llogaritë e Zuckenberg dhe Musk.

Lexo edhe:

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

I call on #MarkZuckerberg, @elonmusk and other media platforms to take away access to Edi Rama’s government because of the practice of abusing their global platforms. The recent example of using an app to control and terrorize ordinary employees calls for an intervention.

— Sali Berisha (@sali_berisha_) January 13, 2023

Apeli i Berishës

“U bëj thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, dhe platformave të tjera, që të heqin aksesin e qeverisë së Edi Ramës për shkak të abuzimit me platformat e tyre globale. Shembulli i fundit, i përdorimit të një aplikacioni për të kontrolluar dhe terrorizuar punonjësit e zakonshëm, është një thirrje për ndërhyrje. E drejta për të përdorur këto platforma duhet anuluar derisa të hiqet ky aplikacion famëkeq për kontrollin e qytetarëve, i quajtur Akt1vist. Në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike do të konsiderojë një proces ndërkombëtar kundër Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, është turp, është depersonalizim! Punonjësit e qeverisë shqiptare po monitorohen dhe humbasin punën nëse nuk pëlqejnë postimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij në rrjetet sociale. Unë ju jap këtë aplikacion ku duhet të bëni abonim, dhe nëse nuk më bëni ‘like’, mbeteni pa punë! Nuk ka turp më të madh!”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Çfarë është “Akt1visti”

Aplikacioni u lajmërua nga Rama në fund të vitit të kaluar. Në një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shprehet: “Patronazhisti, patronazhisti, është ç’është, por aktivisti… Nuk keni parë gjë akoma”. Në video, pjesë e shpurës që formojnë sfondin për mesazhin misterioz asokohe të shefit të tyre, janë edhe Elisa Spiropali e Taulant Balla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Në prezantimin e aplikacionit në “Google Play” dhe “App Store”, ku shfaqet qartë edhe logo e Partisë Socialiste, thuhet se “Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformen on-line i përkthen në vlerësim të pasqyruar në “leaderboard”, sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë”.

Në media është raportuar se çdo punonjës i administratës fillimisht detyrohet të krijojë një profil për përdorimin e aplikacionit. Në aplikacion janë të postuara në mënyrë kronologjike mesazhet më të fundit që Rama, Veliaj dhe ministrat kanë bërë në rrjetet sociale për të cilat kërkohet sa më shumë interaktivitet. Në bazë të komenteve, të shpërndarjeve apo të pëlqimeve që një përdorues bën në postimet e Ramës, Veliajt dhe ministrave, ai vlerësohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi. Sa më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, aq më shumë pikë fiton përdoruesi. Sa më shumë pikë në aplikacion, aq më shumë vlerësohet punonjësi në dikasterin e administratës ku punon. Sistemi i pikëzimit përdoret për të kontrolluar punonjësit e administratës shtetërore.

“Nëse pikët e grumbulluara në aplikacion janë të pakta, vjen një thirrje nga burimet njerëzore, shoqëruar me vërejtje verbale”, citohet nga “Lapsi” një punonjës i administratës që siç raportohet, kishte refuzuar deri tani përdorimin e aplikacionit.

Ndërkohë një tjetër, punonjës i Bashkisë së Tiranës, sipas të njëjtës media, rrëfeu se gjatë orëve të mbrëmjes merrte rregullisht mesazhe apo telefonata nga drejtues të ngarkuar me monitorimin e pëlqim/shpërndarje dhe komentet për postimet e Veliajt në rrjetet sociale.

Etiketa: administrata publikeAktiv1stEdi RamaSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025
AKTUALITET

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025
Para

BE thirrje Malit të Zi: Ndaloni dhënien e shtetësisë për investitorët e huaj

TË GJITHA

Trump njofton takim me Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë: Do flasim për marrëveshje të rëndësishme

20:48 : 19/09/2025

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025

Shefi i OpenAI: Inteligjenca artificiale do të “zhdukë” disa profesione, por do të krijojë edhe të reja

20:30 : 19/09/2025

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

20:23 : 19/09/2025

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

20:00 : 19/09/2025

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com