• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pezullohet puna për rindërtimin e shtëpive në Lezhë

Dhjetra familje në bashkinë e Lezhës po kalojnë vitin e katërt në kontenierë, pas shkatërrimit të shtëpive të tyre nga tërmeti i vitit 2019, ndërkohë që kompania është tërhequr nga tenderi për shkak të ‘rritjes së kostove të ndërtimit”.

19:43 : 12/01/2023
në AKTUALITET, SOCIALE
Familja Bregu nga Torovica e Lezhës po kalon dimrin e katërt në kontenier, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Familja Bregu nga Torovica e Lezhës po kalon dimrin e katërt në kontenier, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Familja Bregu nga Torovica e Lezhës po kalon dimrin e katërt në një kontenier, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.  Sëmundjet kronike nga të cilat vuan kryefamiljari dhe njëri nga fëmijët e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për 4 anëtarët, që duhet të durojnë të ftohtin në kontenier.

E zonja e shtëpisë, Agjelina Bregu, që kujdeset për fëmijët dhe të shoqin thotë se i ka humbur shpresat se diçka do të bëhet. “Kam shumë pak shpresa se një ditë do të bëhet shtëpia, pasi prej tre vitesh vetëm me rrena na kanë mbajtur,” thotë Angjelina.

Gruaja thotë se shtëpia e saj u shpall e pabanueshme dhe u prish nga institucionet disa muaj më parë, për t’i hapur vend shtëpisë së re. Por pas prishjes, askush nuk erdhi për të filluar ndërtimin.

“Jam interesuar, na thonë do e bëjmë sot, do e bëjmë nesër. Asgjë nuk është bërë,” shton Angjelina.

BIRN mësoi se 41 familje në këtë bashki gjenden në të njëjtën situatë. Diku puna edhe kishte filluar me hedhjen e themeleve, por më pas punëtorët ishin larguar.

Lexo edhe:

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj i tha BIRN se shkak i kësaj situate është bërë tërheqja e firmës që kishte fituar tenderin, e cila ka dhënë si shkak rritjen e kostove të ndërtimit. “Shkak i kësaj situate është bërë rritja e kostos së ndërtimit, duke bërë që firma që ka fituar tenderin të tërhiqet,” tha Pacaj për BIRN.

Bashkia e Lezhës është një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili la të pastrehë 246 familje në këtë bashki. Sipas të dhënave të bashkisë, deri tani kanë hyrë në apartamentet e reja 198 familje dhe 207 familje kanë marrë pjesën e parë të grantit për t’i ndërtuar vetë shtëpitë. Për 41 banesa të tjera ende nuk ka nisur ende rindërtimi.

Kostoja në ndërtim u rrit me rreth 7 për qind në tre mujorin e dytë të vitit 2022, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Për këtë arsye, në prill të vitit që shkoi qeveria miratoi financime shtesë për 300 punë publike përfshi projekte të lidhura me rindërtimin. Përmes një akti normativ që u miratua nga shumica parlamentare në qershor, kompanitë që kishin marrë tendera në punë publike dhe ishin në vështirësi për kostot morën një kompensim prej 6 miliard lekësh për këtë rritje.

Po ashtu, qeveria ndau 10 miliardë lekë në transferta të pakushtëzuara për bashkitë për të financuar procesin e rindërtimit pas tërmetit. Bashkia Lezhë mori 321 milionë lekë nga këto transferta për rikonstruksion të tre godinave publike.

Por asnjë nga këto ndërhyrje nuk preku banesat e mbetura pezull. Pacaj i tha BIRN se për këto godina ishte në proces përpilimi një preventivi të ri për kostot dhe më pas qeveria do të miratojë fondet shtesë për ndërtimin e tyre.

“Fondi për këto banesa është 84 milionë lekë, por nuk mjafton sepse është rritur kosto e ndërtimit shumë. Duhet që të shtohet fondi dhe qeveria të dalë sërish me një vendim në bazë të projektin dhe preventivit që do bëhet”, theksoi Pacaj.

Nënkryetari i Bashkisë megjithatë këmbëngul se procesi do të marrë drejtim shumë shpejt dhe se banesat do të përfundohen brenda këtij viti. “Shpresojmë që shumë shpejt problemi të marrë zgjidhje dhe i gjithë procesi i rindërtimit të përfundojë brenda vitit 2023”, tha ai.

Por shumë familje që këtë e kanë dëgjuar edhe më herët, premtimi është ujë i vakët.

Familja Nikolli jeton në kushte të vështira që prej tërmetit të vitit 2019. Foto: Elvis Hila.

“Po bëhen 3 vite që ne jemi në një situatë shumë të vështirë, duke qenë se kemi ngelur pa shtëpi. Premtimi ishte që do hynin në shtëpi të re që vitin e parë, por asgjë nuk është bërë deri më tani,” thotë Gëzim Nikolli nga fshati Tresh i Lezhës.

Nikolli thotë se familja jeton në kushte të vështira dhe me të ardhura minimale kryesisht nga bujqësia. Ata marrin bonus qiraje, por shpjegon se nuk gjejnë dot banesë për të qëndruar pranë fshatit ku kanë bagëtitë dhe mund të shpresojnë që punimet të rifillojnë.

Edhe Shaqe Lekaj, 63-vjeçare nga Ishull-Shëngjini, thotë se nuk mund ta përdorë bonusin për shtëpi. E vetme dhe e ve, gruaja thotë se jeton në një kasolle dhe natën e kalon te të afërmit prej 4 vitesh.

“Vërtet ma japin bonusin e qirasë, por s’kam ku të gjej shtëpi me aq lekë sa marr 120 mijë lekë të vjetra”, thotë ajo. Gruaja thotë se shtëpia e dëmtuar është prishur prej një viti, por pas atij momenti nuk ka më asnjë informacion se çfarë po ndodh.

“Shtëpinë ma kanë shembur po bëhet viti, por askush nuk ka ardhur për të nisur rindërtimin siç kishin premtuar. Kam ngelur çdo ditë dyerve te bashkisë, por askush s’di të thotë se kur do nisë ndërtimi i shtëpisë,” thotë gruaja. Ajo thotë se mund ta ndërtonte vetë shtëpinë nëse paratë i jepeshin asaj.

Të tjera familje në zonën e Torovicës janë në një situatë edhe më të vështirë. Gjergj Kola i tha BIRN se bashkë me të shoqen dhe tre fëmijët jetojnë në një banesë që po shembet dita-ditës, por nuk kanë përfituar asnjë ndihmë.

Ndonëse banesa u dëmtua nga tërmeti, kryefamiljari Gjergj Kola tregon se nuk trajtohen me bonus qiraje dhe as është në planet e rindërtimit.

“Jam interesuar në bashki, kam dorëzuar dokumentet më kanë thënë prit kur të vijë përgjigja nga Tirana. Nuk më trajtojnë as më bonus qiraje dhe shumë pak shpresa kam që do më rindërtojnë edhe në shtëpinë”, thotë Kola.

Pacaj i tha BIRN se situata e këtyre familjeve ishte e komplikuar, pasi sipas tij ata kishin aplikuar me vonesë dhe nuk ishin përfshirë në skemë, duke e bërë zgjidhjen për ta të paqartë.

/Reporter.al/

Etiketa: Bashkia e LezhëslezheRindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

17:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

12:49 : 26/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e aksidentit në Lezhë, identifikohet viktima

22:53 : 22/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Lezhë

21:47 : 22/05/2026
Para

Prokuroria kontroll në banesat e ish-zyrtares së lartë Rozeta Dobi

TË GJITHA

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom