• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Asociacioni mund të adresohet në marrëveshjen finale

16:56 : 12/01/2023
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.Këto komente të Kurtit, të bëra më 12 janar gjatë vizitës në Austri, vijnë një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan tha se Asociacioni është një çështje urgjente dhe kërkoi nga Kosova që të japë propozime sa i përket themelimit të Asociacionit.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha gjatë një vizite në Prishtinë, se Kosova “duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kurti, megjithatë, tha se një asociacion njëetnik është kundër frymës së Kushtetutës të Kosovës.

“Jemi në një moment kur flasim dhe diskutojmë për një marrëveshje të normalizimit të plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga zoti [Marty] Ahtisaari dhe nga zoti Albert Rohan, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik. Fjalia e parë e atij plani, e asaj zgjidhjeje që është hartuar nga nga Ahtisari dhe Rohan, thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri shumetnike”, tha Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturit Plani i Ahtisaarit, që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.“Do të thotë, asociacionet apo institucionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani apo Kushtetutës sonë. Megjithatë, ne ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet joshumicë në Kosovë dhe jam shumë i angazhuar në këtë drejtim. Por, pa nënvlerësuar kushtetutshmërisë e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, përkatësisht më 2013 dhe 2015.

Lexo edhe:

Osmani: Kuvendi nuk mund të bllokohet për një nënkryetar

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Çfarë parashikon Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

 

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

 

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

 

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015, tha se marrëveshja e nënshkruar po atë vit për themelimin e Asociacionit, binte ndesh në disa pika të aktit më të lartë të shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të respektojë këtë marrëveshje dhe të themelojë Asociacionin. Madje, SHBA-ja ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon, atëherë do të kërkohen “partnerë alternativë” për formimin e Asociacionit.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit, ndërkaq Kurti ka shprehur shqetësimin e tij se një Asociacion, me kompetenca ekzekutive – ashtu siç e kërkon Serbia – do të nënkuptonte “bosnjezim” të Kosovës.

 

Por, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni as nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beorgadi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

 

 

 

Etiketa: AsociacionitdialogkosoveKurtiSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Kuvendi nuk mund të bllokohet për një nënkryetar

12:59 : 09/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
BOTA

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

09:07 : 05/09/2025
Para

Pranga Arlind Gjokutaj/ Historia e pronës, nisi me burg në ’44, sërish burg në 2023

TË GJITHA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com