• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hodhi foshnjën në lumë, drejtori i Maternitetit: Refuzoi regjistrimin e atësisë

17:11 : 07/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën ku një 32-vjeçare ka hedhur foshnjën e saj disa ditëshe në lumë.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe drejtori i Maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni i cili u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës.

Mjeku ka shtuar se fillimisht nëna ka kërkuar dorëzimin e bebit në shtëpinë e foshnjës, por ka ndërruar mendje më pas.

“Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjithë procedurat dhe në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu nisi vëzhgimi rreth saj. Kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjes. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike”, tha mjeku.

“Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në materniteti, jemi munduar t’i gëzojmë. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjes. Atë datë ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment ne nuk kemi kontakt më tutje. Në spital nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e saj”, shtoi ai.

Lexo edhe:

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh…

Siç njofton policia lokale, mbrëmjen e djeshme, Orjana Gremi, ka hedhur në lumë foshnjën 7-ditëshe. I vogli nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, e ëma e të voglit, 32-, u arrestua nën akuzën për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Etiketa: foshnjemartenitrtmjekneneproblemeShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh…

12:03 : 06/11/2025
AKTUALITET

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kanosën me armë fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari

16:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025
Para

Tirana mposht Tërbunin në ‘Selman Stërmasi’, Vllaznia ndalet nga Kastrioti

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com