• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Emigracioni çështje kryesore në takimin tripalësh SHBA-Meksikë-Kanada

15:40 : 06/01/2023
në BOTA

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se do të vizitojë një rajon të kufirit SHBA-Meksikë në Teksas përpara një takimi javën e ardhshme me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë, duke e vendosur në qendër të vëmendjes emigracionin, një nga temat e takimit. Udhëheqësit e tre vendeve do të diskutojnë një numër çështjesh në takimin dy-ditor në qytetin e Meksikos.

Tre udhëheqësit do të flasin për një numër të madh çështjesh të me të cilat po përballet Amerika e Veriut, një rajon me mbi 500 milionë banorë dhe me një sipërfaqe gati 20 milionë kilometra katrorë.

Por ndërsa krerët e vendeve të Amerikës së Veriut përgatiten të takohen javën e ardhshme në kryeqytetin e Meksikës, fluksi i pandërprerë i emigrantëve në kufirin jugor të Shtetet e Bashkuara do të jetë në qendër të vëmendjes.

Njesitë e Dognës dhe Rojes Kufitare të Shteteve të Bashkuara janë ndeshur me afro 2.4 milionë raste të kalimit të kufirit tokësor jugor në vitin 2022.

Shumica e njerëzve që kalojnë kufirin janë shtetas meksikanë, por një numër i konsiderueshëm janë gjithashtu emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Përpara takimit të javës së ardhshme, Presidenti Biden njoftoi masa të reja kufizuese për imigracionin dhe tha se do të bëjë një vizitë në kufirin SHBA-Meksikë, një veprim që kundërshtarët e tij e kanë kërkuar për një kohë të gjatë.

“Javën e ardhshme, do të udhëtoj në Meksikë ku do të takohem me Presidentin [Andrés Manuel] Lopez Obrador. Ne kemi një axhendë të madhe që përfshin krizën klimatike, zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. Por një pjesë e rëndësishme e kësaj axhende është forcimi i kufirit mes vendeve tona dhe unë do ta vizitojë vetë kufirin këtë të dielë në El Paso të Teksasit për të vlerësuar operacionet e rojeve kufitare, për t’u takuar me zyrtarët lokalë dhe drejtuesit e komunitetit dhe njerëzit në kufi”, tha Presidenti Biden.

Disa analistë thonë se përqëndrimi tek problemet në kufi e largon vëmendjen nga çështjet e tjera të rëndësishme mes tre vendeve, të cilat kanë lidhje të konsiderueshme tregtare, kulturore dhe mjedisore.

“Ajo që duhet të ndodhë dhe çfarë mund të ndodhë janë dy çështje të ndara. Mendoj se të tre udhëheqësit do ta shikojnë këtë takim nga këndvështrimi i problemeve të tyre të brendshme dhe do të përpiqen të bëjnë përparim në çështjet që i prekin ata brenda vendeve të tyre. Në Shtetet e Bashkuara, kjo çështje është qartësisht emigracioni”, thotë Eric Farnsworth nga organizata Këshilli i Amerikave.

Por nga diskutimi për këtë çështje mund të përfitojë edhe Meksika, thonë analistët, duke shmangur problemet e saj me sigurinë, trafikun e drogës, demokracinë në rënie dhe një mosmarrëveshje të madhe me Shtetet e Bashkuara mbi politikat e energjisë

“Presidenti Lopez Obrador po e përdor faktin që emigracioni ka një ndikim kaq të madh politik në elektoratin e Shteteve të Bashkuara si një mënyrë për të detyruar administratën Biden të mbyllë njërin sy ndaj këtyre abuzimeve të tjera në Meksikë”, thotë Mariana Campero nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

Analisti Eric Farnsworth u bëri thirrje udhëheqësve të përqëndrohen në vizionin e një Amerike të Veriut të bashkuar.

“Nëse takimi degjeneron në një diskutim të mosmarrëveshjeve tregtare dhe politikave kufitare, dy çështje që mendoj se janë të rëndësishme, por kjo do të thotë se vizioni i një Amerike të Veriut më të bashkuar dhe më konkurruese do të dilte sërish në plan të dytë. Dhe mendoj se kjo do të ishte një humbje e vërtetë për qytetarët e Amerikës së Veriut”, thotë analisti Eric Farnsworth

Shtëpia e Bardhë thotë se në takimin dy-ditor do të diskutohen shumë çështje.

“Sfidat klimatike dhe mjedisore, përpjekja për ta bërë Amerikën e Veriut një rajon më konkurrues, mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë, reagimi i përbashkët ndaj imigrimit të parregullt në rajon, dhe avancimi i diversitetit dhe barazisë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Por, duke marrë parasysh vizitën e Presidenti Biden në kufirin SHBA-Meksikë para takimit në kryeqytetin meksikan, vëmendja pritet të jetë më e përqëndruar në çështjen e emigracionit./VOA

 

Etiketa: emigracionkanadaMeksikëSHBAtakim

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Vrasja e kuksianit në Prizren, gjendet kasaforta e fshehur në shtëpinë e “Kobrës”

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom