• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Rritje apo ulje të çmimeve, çfarë i pret qytetarët e Kosovës këtë vit

11:14 : 05/01/2023
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Inflacioni me normën dyshifrore ka qenë problemi kryesor për ekonominë e Kosovës për vitin 2022. Qytetarët u përballen me rritje të fortë të çmimeve të shkaktuar fillimisht nga pandemia, ndërsa hov të madh morën pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Por, si do të jetë viti 2023, që tashmë kemi hyrë.

Në Kosovë pritet që të ketë rënie të çmimeve rreth 6%, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

“Shkallë e lartë e inflacionit është shënuar gjatë vitit 2022 në Kosovë, për shkak të krizës globale që ka shkaktuar pas pandemisë lufta në Ukrainë. Por në vitin 2023 po pritet që të ketë një ulje të çmimeve në vend rreth 6%, kështu deklaroi ditë më parë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Sipas tij ulje çmimesh do të ketë në muajt e parë të këtij viti.

Lexo edhe:

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

“Parashikimet tona janë që vitin e ardhshëm do të ketë ulje të inflacionit sidomos në 6 mujorin e dytë rreth 6% parashihet të ketë rënie të çmimeve”.

Banka Qendrore e Kosovës po ashtu parashikon që në vitin 2023 rritja ekonomike në vend të shkojë në 3 deri 4 për qind.

“Sipas vlerësimit të BQK-së këtë vit parashikimet tona janë që rritja ekonomike në vend të sillet 3 deri 4 për qind. Ngjashëm me parashikimet që jep FMN”.

Një mendim të afërt më BQK-në e kanë edhe në Oden Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i këtij institucioni, Lulzim Rafuna, ka thënë se viti i ri mund të jetë më optimist për sa i përket çmimeve dhe inflacionit.

“Në variantin më të mirë në rast se nuk ndodh kjo, viti 2023 do të jetë më optimist. Do të ketë një ulje të lehtë të çmimeve, një ulje të inflacionit për arsye se dihet që shkalla e lartë e inflacionit e ka prekur pikun”.

Kurse, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një deklarim për media ka thënë se çmimet edhe më tutje mund të mbesin në presion të inflacionit.

“Çmimet edhe më tutje do të mbesin në presion të inflacionit, të mungesës së prodhimit të fuqisë punëtore. Ndërmarrësit anë e mbanë vendit dhe jashtë Kosovës duhet të jenë më shumë të vëmendshëm për ruajtjen e punëtorëve dhe cilësinë e tyre duke i mbajtur në punë, në mënyrë që Kosova të mos vuajë nga mungesa e punëtorëve”.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se për arsye të rritjes së pakontrolluar të çmimeve në vend duhet të rriten edhe pagat.

“Kemi rritje të pa kontrolluar të çmimeve, ngrirje të pagave qoftë të sektorit privat, publik, qoftë administrate , prandaj nëse kemi këtë trend inflacioni, atëherë duhet kemi prioritet ngritjen e pagave. Kosova po vonohet për ta zënë hapin”.

Gërxhaliu ka thënë se nuk mund të flitet për rimëkëmbje kur çmimet janë rritur në mënyrë të pakontrolluar. Prandaj, sipas tij, shteti duhet që t’u ndihmojë familjeve të varfra për arsye se në vend ka rritje të varfërisë ekstreme.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në matjen e fundit ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6% .

Si në gjithë botën, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Në bazë të të dhënave më të reja të Bankës Botërore, çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë nga prilli deri në korrik 2022, janë rritur për 19.2 për qind, që i bie që në këtë shkallë, 19.2 për qind pra, ishte edhe inflacioni për produktet ushqimore në vendin tonë.

Ndërsa, Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2022, me muajin korrik 2021, ishte 14.2 për qind. Banka Botërore njofton më tej se që nga 11 gushti 2022, indeksi i çmimeve bujqësore është 1% më i lartë se dy javë më parë.

Çmimet e misrit dhe të grurit janë 2% më të larta krahasuar me janarin 2022, ndërsa çmimet e orizit janë rreth 6% më të larta. Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët.

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro./Monitor

Etiketa: kosoveRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
Para

Meta: Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion dhe varfëri në kontinent

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com