• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama u mburr për eksportet, Beqiraj: Realitetin s’e tregojnë dylbitë e Znj.Krifca

18:29 : 05/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama u mburr këtë të Enjte përmes një postimi në FB, lidhur me shifrat e eksporteve bujqësore, duke e shitur si një sukses të qeverisë.

Sipas tij, viti 2022 ka shënuar një rekord absolut përsa i përket eksporteve bujqësore. “2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa më tej sulmon mediat.

“… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, përfundon.

Bashkë me këtë reagim, poston edhe një foto ku thuhet se eksportet për 11 mujorin e 2022 janë 17 përqind më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Megjithatë, “suksesin e jashtëzakonshëm” për të cilin flet kreu i qeverisë, ish-zëvendësministrja socialiste e Financave Irena Beqiraj, e lexon ndryshe.

Duke iu referuar Bankës Botërore, ajo shpjegon se indeksi i çmimeve për produktet bujqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9% gjatë 11 muajve të parë të vitit që lamë pas. Ndaj, shton se edhe rritja reale mesatare e eksportit, sipas saj, është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.

“Syzat e mediave padyshim që nuk tregojnë realitetin, por realitetin nuk e tregojnë as dylbitë e vlerës nominale të Znj. Krifca. Realitetin e tregon rritja reale, për çdo produkt të portofolit duke e zhveshur nga rritja e çmimeve edhe ne mendimin tim modest, në 10 vjeçarin e qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për bujqësinë”, shprehet Beqiraj.

Reagimi

Në një postim në rrjetet sociale, ish-numri dy i Ministrisë së Financave shkruan:

Disa informacione në ndihmë të Kryeministrit! Duke analizuar punën e qeverisë, Kryeministri na informon që eksportet e produkteve bujqësore në vlerë nominale janë rritur me 17% në periudhën Janar 2022 – Nëntor 2022.

Por ka edhe një fakt tjetër që siç duket Kryeministrit nuk ja kanë thënë. Pikërisht për 11 mujorin çmimet e produkteve bujqësore, në Europë(ku ne kryesisht eksportojmë) janë rritur me më shumë se 14%, ku frutat edhe perimet janë rritur me 25%.

Po të llogarisim indeksin e rritjes se çmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e citimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys.

Por le të bëjmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar. Le ti referohemi indeksit te Bankës Botërore, i cili thotë që indeksi i çmimeve për produktet bujqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%. Thënë këtë, rritja reale mesatare e eksportit është ne rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.

Syzat e mediave padyshim që nuk tregojnë realitetin, por realitetin nuk e tregojnë as dylbitë e vlerës nominale të Znj. Krifca.

Realitetin e tregon rritja reale, për çdo produkt të portofolit duke e zhveshur nga rritja e çmimeve edhe ne mendimin tim modest, në 10 vjeçarin e qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për bujqësinë!

Etiketa: BujqesiaEdi Ramairena beqiraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Po përhapet frikshëm në botë/ Pse "Kraken", varianti i ri i Covid19 është i rrezikshëm

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com