• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Berisha me demokratët e Shkodrës: Jeni pikënisja e fitores së PD në 14 maj

22:34 : 30/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drekuar me anëtarë demokratë të Shkodrës, në kuadër të festave të fundvitit.

Berisha u shpreh se nuk mund të mungonte në këtë pritje, pasi Shkodra në rrafshin qeverisës, me kryetar Bardh Spahinë, është e vetmja që drejtohet nga Partia Demokratike.

“Deputetë, anëtarë të Kryesisë, drejtues të PD në Tiranë dhe Shkodër. Në fakt, erdha me vrap se kështu ishte agjenda, por nuk mund të mos vija pa u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme dhe urimin më të përzemërt për qytetarët e Shkodrës. Demokratë dhe demokratet e këtij qyteti të cilët në momentet më kritike kanë ditur, kanë guxuar të mbështesin dhe të mbajnë gjallë PD-në. Faktikisht sot në mbarë Shqipërinë, qeveritari i vetëm që kemi është kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Ndaj dhe unë erdha, para së gjithash për këtë, për të shprehur mirënjohje. Por erdha gjithashtu për të shprehur bindjen time se Shkodra këtë pranverë do të jetë pikënisja e fuqishme e fitores së PD, e rikthimit, rivendosjes së qeverisjes së saj në qytetet e mëdha dhe zonat e tjera të vendit, përfshirë Tiranën, Korçën, Durrësin, Elbasanin dhe qytete të tjera.

Ne e mbyllim këtë vit me suksesin më kryesor në rrafshin e qeverisjes, bashkinë e Shkodrës. Ne tani jemi në prag të një procesi elektoral i cili kërkon shumëfishimin e fuqive tona në mbarë vendin. Në këtë mision ne kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe të sigurtë sepse e vërteta është se viti që shkoi, asgjë më shumë se opozita dhe qëndra e saj, nuk mund të karakterizohet, nuk mund të cilësohet. Kjo është vetëm një stacion për ne, sepse shumë më tepër duhet të arrijmë dhe të bëjmë kudo në fushatë elektorale, me qytetarët, në qeverisjen e tyre, në grupin parlamentar dhe me deputetët në Parlament, në protestë dhe në të gjitha aktivitetet tona në mënyrë që të dëshmojmë kudo dhe me çdo gjë PD-në forcë dominuese të shqiptarëve”, është shprehur Berisha.

Berisha shprehu bindjen se Shkodra do të jetë pikënisja e fitores së fuqishme të opozitës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Gjithashtu, Berisha theksoi se qeveria diskriminon Shkodrën dhe veriun e vendit, pavarësisht nga potencialet ekonomike që mbartin.

“Forcë dominuese në mbrojtjen e kauzave të drejta të shqiptarëve, forcë dominuese në mbrojtjen e normave, standardeve, interesave kombëtare, forcë dominuese në kuptimin fuqia morale e vendit dhe pas 14 majit një forcë politike që arkivon në të shkuarën monizimin e kësaj qeverie që quhet Rilindje. Por unë këtu nuk mund të mos theksoj edhe një moment tjetër.

E bëj këtë në mënyrë absolute, aspak nga asnjë lloj shtytje tjetër, por thellësisht patriotike dhe atdhetare për aq sa unë dua këtë vend, dua Shkodrën, dua Shqipërinë. Përpjekjet në Shkodër duhet të jenë të jashtëzakonshme sepse Shkodra dhe veriu trajtohen më keq se janë trajtuar nga çdo pushtues që kanë njohur.

Shkodra ka potenciale të një shteti. Zor të gjesh kund një zonë që të kombinojë brigjet më të bukura, ekosistemet ujore më mahnitëse, alpet magjike. Por zor të gjesh një zonë tjetër që të përfitojë kaq pak nga këto pasuri përrallore për shkak të diskriminimit politik, antishqiptar të saj. Javën e fundit, në një debat me superministren e Edi Ramës, shprehet se rruga Vau i Dejës-Koman nuk ka të bëjë me turizmin. Të cilën filluan ta ndërtojnë dhe e ndërprenë, dha urdhër të ndërpritet. Dhe se ata që kanë digat, ata të cilëve u është ndryshuar jeta në shumë mënyra për shkak të liqeneve dhe digave të mëdha, nuk kanë asnjë lidhje me to. Çdo pushtues do jepte rentën. Aty ku shfrytëzohet një pasuri lokale, aty banorët, përveçse në sisteme të egra koloniale, përfitojnë një % të atij fitimi që realizohjet me naftë, energji, krom, çfarëdo që të jetë. Kurse për këtë regjim, s’mund të pretendohet asgjë, sepse ai HEC ishte ndërtuar me paratë e të tjerëve dhe jo të atyre që u përmbytën aty. Asnjë interes përveç ndëshkimit”, shprehet ish-kryeministri.

“Sot të gjitha rrugët e Shqipërisë janë tjera. Por rruga Lezhë-Shkodër ka mbetur problematike, e cila pas Rrugës së Kombit përballon trafikun më të madh të Shqipërisë. Paratë ku shkojnë? Shkojnë, 320 milionë për të zgjeruar Lekaj-Fier në të cilën nuk ka kurrë asnjë lloj bllokimi. Trafiku i vetëm është trafiku i vetëm tre qyteteve Gjirokastër, Vlorë, Fier. Kurse kjo ka gjithë trafikun e shqiptarëve që vijnë nga Europa, nga pikat kufitare dhe kjo nuk mjafton që qeveria ta trajtojë me një barazi sado të vogël. Ju e konstatoni të gjithë, por kjo e bën dy herë më jetike, më të rëndësishme, përpjekjen tuaj për një fitore të PD në Shkodër, në çdo bashki të veriut dhe të Shqipërisë. Ju uroj gëzuar festat e fundvtitit. Uroj një vit plot shpresë, të mira, shëndet, siç e meritoni ju, siç e meritojnë shqiptarët kudo që janë”, përfundon ai.

Etiketa: BerishademokrateopozitePDvideo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

21:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
Para

OKB kritikon Britaninë: Të rimendojë dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com