• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy goditje në një ditë, Ardian Dvorani mbetet jashtë Kushtetueses

17:50 : 23/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING, VETTING
Ardian Dvorani

Ardian Dvorani

Nga Boldnews.al

Ardian Dvorani nuk ka më asnjë shans për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse Edi Rama dhe maxhoranca e tij luajtën fort deri në përfundim të seancës parlamentare, në orët e para të mëngjes të së Premtes.

Votimi në Parlament ishte mundësia e fundit e Dvoranit për të qenë në kupolën e sistemit të drejtësisë shqiptare, pasi, pak orë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte vulosur kandidaturat zyrtarë për vendin e fundit bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Loja me dy fusha

Deri të Enjten e kësaj jave, Gjykata Kushtetuese kishte dy vende vakante. Njëri anëtarët do të zgjidhej nga Parlamenti, për të zëvendësuar anëtarin me mandat të përkohshëm, Altin Binaj dhe anëtari tjetër do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë, për të zëvendësuar Vitore Tushën, e cila po qëndron në detyrë, megjithëse ka rreth 5 vjet që i ka përfunduar mandati.

Lexo edhe:

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

Ardian Dvorani kandidoi për postin vakant që i takon Parlamentit, me siguri me shpresën që do të merrte mbështetjen e pakufizuar nga maxhoranca socialiste.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pasi shqyrtoi disa kandidatë, kualifikoi tre kandidatë, sipas radhës së pikëve; Marjana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi.

Ligji parashikon që, nëse një kandidat nuk merr 84 vota parlamentare, atëherë gjyqtari i ri kushtetues emërohet ai që është renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Për shkak të kësaj formule, Dvorani i kishte të pakta mundësinë, pasi Edi Ramës i duheshin edhe votat nga opozita, e cila qartësisht nuk mund të jepte mbështetjen për “kalorësin anti-korrupsion”.

Dhe, ashtu ndodhi. Marjana Semini kaloi automatikisht në Gjykatën Kushtetuese, si e renditur e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të seancës plenare.

Por, në të njëjtën ditë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, po zhvillonte procedurën për vlerësimin e kandidatëve që synojnë të zëvendësojnë anëtaren, gjithashtu me kompetencat e kryetares së Kushtetueses, Vitore Tusha, një pozicion që emërohet nga Gjykata e Lartë.

Mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka pasur disa “fërkime”, për më së paku dy arsye kryesore.

Pas shqyrtimit të kandidaturave paraprake, në garë mbetën vetëm juristet Holta Zaçaj dhe Elsa Miha.

Legjislacioni kërkon që anëtari i ri të përzgjidhet nga tre kandidatura. Por, në rastin konkret, në garë kishin mbetur vetëm dy. Ka pasur nga ata anëtarë që kanë kërkuar që procedura të rihapet, me qëllim që të dalin tre kandidatura.

Kjo kërkesë nuk ka qenë aq shumë për respektimin strikt të kuadrit ligjor, se sa një “dëshirë” e fshehur për të mbajtur sa më gjatë në detyrë Vitore Tushën dhe për t’i dhënë mundësinë Ardian Dvoranit që të kandidonte për këtë vakancë, në rast se ajo do të rihapej.

Por, në përfundim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi me shumicë që të vijonte me renditjen e pikëve për dy kandidatet në garë dhe më tej për t’ia përcjellë Gjykatës së Lartë për emërimin e anëtarit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Tashmë, pritet që në mes të Janarit, Mbledhja e Përgjithshme e Gjykatës së Lartë të emërojë si anëtare të Gjykatës Kushtetuese një prej dy kandidatura, mes Holta Zaçaj dhe Elsa Miha. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese do të plotësohet me 9 anëtarë të rinj me mandat të plotë, duke prerë përfundimisht shpresat e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo sa më lart ishte pjesë kushtetuese dhe ligjore e procesit. Por, natyrisht, çdo emërim i tillë kërkon një support politik.  Ardian Dvoranit nuk i ka munguar prej vitesh mbështetja e Edi Ramës. Por, në fazën finale, “kalorësi anti-korrupsion”, duket se e ka humbur dashamirësinë e shefit të qeverisë.

Tashmë ai mund të kënaqet vetëm me dekoratën “Kampion i Anti-Korrupsionit”, që i akordoi Departamenti i Shtetit, pas sugjerimeve të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Etiketa: Ardian DvoraniEdi RamaGjykata KushtetuesekandidatKEDvotim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

12:18 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
Para

"I fola te penalltia dhe e bëri në brekë", Martinez tallet me mesfushorin e Francës

TË GJITHA

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy emrat favorit për stolin zikaltër

17:28 : 03/06/2025

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

17:24 : 03/06/2025

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: Nuk dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

17:16 : 03/06/2025

Inzaghi merr vendimin, largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

17:10 : 03/06/2025

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

17:08 : 03/06/2025

Leverkusen afron portierin e ri, kontratë 3-vjeçare

16:58 : 03/06/2025
Screenshot

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com