• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri i ri, si provë për opozitën e Sali Berishës

16:46 : 21/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fillimi i punimeve për ngritjen e teatrit të Bjarke Ingels mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, ish vepër e arkitektit italian, Giulio Bertè, e ka vënë opozitën në një provë delikate, për mënyrën se si do të reagojë ndaj këtij akti, që sipas saj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mes zotimit për të mos lejuar ndërtimin e ri dhe mundësisë reale për ta penguar atë, luhet në një fill të hollë gjithë besueshmëria e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Filozofia mbi të cilën po ringrihet opozita e Berishës, është pikërisht ajo e njehsimit të fjalëve me aktet. Të angazhimeve publike me vendimarrjen që u shkon deri në fund atyre. Duke iu referuar opozitës së Bashës si ilustrim i aksioneve të lëna në mes, i vendimeve të këmbyera me pazare, i kontrastit të thellë mes premtimeve publike dhe veprimeve të dështuara, Berisha e ka shestuar rikthimin e tij mbi parimin e çuarjes deri në fund të kauzave opozitare.

Mirëpo, për shkak të kësaj të shkuare dhe dyshimeve se “bashizmi” si model opozitar po mbijeton edhe tek opozita e sotme, kjo e fundit është e dënuar të mos besohet më për fjale por të gjykohet vetëm nga aktet. Premtimet solemne se Teatrin do e mbrojmë me jetët tona, se trau i rrugës së kombit do të vendoset vetëm duke kaluar mbi trupat tanë, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën, se nuk do lejojmë votime moniste, se do ta rrëzojmë regjimin me protestat tona, et, etj, janë një gur i rëndë që ka çuar teposhtë besimin qytetar tek opozita. Dhe ky gur, pavarësisht kohës së shkurtër të rikthimit të Berishës, peshon fort edhe në qafën e tij.

Partia Demokratike nuk e ka më luksin e marrjes së angazhimeve publike vetëm me deklarata, konferenca shtypi e fjalime të nxehta në Kuvend. Prandaj, një premtim publik për moslejimin e ngritjes së teatrit të ri në vendin ku u shemb i pari, është më mirë të mos merret se sa të lihet në mes. Një gjë e tillë do ta bënte të kotë dhe qesharake opozitën e rithemeluar post Basha.

Sali Berisha tha sot për fillimin e punimeve të pagëzuara nga Rama e Veliaj se “kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë”. Pra ai e ka të qartë se gjendet përpara një sfide. Nëse do të shpallë zotimin e opozitës për të penguar këtë projekt, atëherë duhet të llogarisë forcat për t’iu përgjigjur qeverisë me mosbindje civile, ose në të kundërt do ta “dënojë” atë me deklarata dhe padi në gjykata.

Lexo edhe:

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

Çështja e Teatrit është një rast ku elementët në favor të një aksioni opozitar janë thuajse perfekte. Opinioni publik thuajse në shumicë ka qenë kundër shkatërrimit të një vlere historike dhe pamjet drithëruese të rruspave mbi trupin e godinës 80 vjeçare e rritën revoltën e kryeqytetasve. Organizatat më në zë ndërkombëtare, mediat më të njohura europiane dhe personalitete botërore, e dënuan aktin e dhunshëm e arrogant të qeverisë shqiptare. Gjykata Kushtetuese dhe juristë profesionistë evidentuan një mori shkeljesh që çuan në rrënimin e veprës unike arkitekturore.

Edhe politikisht, nëse opozita do të kishte forcën t’i kundërvihej sot ndërtimit të projektit të Ingels, pengimi i tij do të dëshmonte fuqinë e saj dhe do të ringrinte besimin tek qytetarët në prag të zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës. Një sukses i këtij aksioni, ringjall shpresën se keqja mund të zbythet dhe se regjimi nuk e fiton dot betejën kur njerëzit janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre.

Si një rast tipik ku do të mund të provohej forca e mosbindjes civile, Teatri është skena ideale për ta vënë atë në jetë. Por, si çdo sfidë, edhe kjo ka momentin e përllogaritjes së forcave. Dhe për opozitën e Sali Berishës, një përllogaritje e gabuar ka kosto dyfishe. Barrës së dështimit i shtohet edhe ajo e rrënimit përfundimtar të besimit. Lartësimi i mureve të teatrit të ri, do të ishte simboli i pafuqisë së vjetër.

Prandaj Berisha sot, duke folur për teatrin ishte në kufijtë e shpalljes së aksionit opozitar dhe paralajmërimit. “Paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt… Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, deklaroi Berisha duke e matur angazhimin për ndonjë aksion konkret.

Dhe në këtë provë delikate, ndonëse me çmim të lartë, do të ishte më mirë llogaria se sa deklarata të tipit këto mure do të ngrihen vetëm mbi trupat tanë. Opozitës nuk i lejohet më të premtojë beteja të tilla, nëse nuk ka këllqe t’i çojë deri në fund. “Beteja sapo ka filluar”, e ka tashmë të drejtën e autorit./ Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaopozitaPartia DemokratikeqeveriaSali BerishaTeatrit Kombëtar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025
AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
Para

Armando Broja kryen ndërhyrjen kirurgjikale: Koha që të pushoj para se të…

TË GJITHA

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

18:52 : 29/06/2025

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com