• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudia në Bulqizë/ Lefteri ndan me short 650 mijë €, 3 firma ofruan të njëjtën vlerë

15:53 : 20/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Lefter Alla është një nga kryetarët e bashkive që është hetuar nga SPAK, por që doli i “pa lagur”. Më pas vijoi “punën”, teksa u përqendrua te tenderat, kryesisht për ujësjellësin në qytet të ri dhe të vjetër, por edhe te ribërja e sheshit kryesor. Të gjitha kanë “ngrënë” para publike, ndërsa Lefteri ka firmosur fituesin e një tjetër procedure tenderuese.

Bëhet fjalë ruajtjen e godinave shtetërore me roje private, procedurë e cila duhet të ishte fituar nga kompania shtetërore “Illyrian Guard”. Por jo, pasi paratë duhen shpërndarë dhe pikërisht këto kohë, pasi zgjedhjet po afrojnë. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, të tria firmat kanë dhënë të njëjtën ofertë, madje edhe me qindarka, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, Alla ka bërë një zgjidhje “alla Alla”, duke ndarë këtë shumë, që ishte plot 650 mijë euro, me “short”. Të gjithë e dinë si bëhen shortet në Shqipëri!

Njoftimi i fituesit të tenderit për ruajtjen e objekteve dhe njerëzve të Bashkisë Bulqizë

Por, le të analizojmë shifrat e këtij tenderi të pazakontë dhe të çuditshëm “alla Alla”. Në datën 9 dhjetor 2022, Bashkia e Bulqizës ka shpallur fituesin e një tenderi “i hapur mbi kufirin e lartë monetar”. Përshkrimi i kontratës ishte “shërbim sigurie për ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave të Bashkisë Bulqizë me roje private”, me një afat 48 muaj, me një fond 65,060,447.00 lekë.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Kriter i përzgjedhjes ishte oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në çmim. “Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës të procedurës së sipërcituar operatorët ekonomikë ‘KEVENJO’ me vlerë 65,055,352.71 lekë, ‘RES-O3’ me vlerë 65,055,352.71 lekë dhe ‘TREZHNJEVA’ me vlerë 65,055,352.71 lekë.

Pra, të tria firmat pjesëmarrëse kanë ofruar të njëjtën shumë, madje edhe të njëjta qindarka. Diferenca mes fondit dhe vlerës së akorduar nga të tria firmat është vetëm 5,094.29. Një shumë e papërfillshme, pasi në këtë mënyrë oferta ishte sa 99 % e fondit limit.

Të tria firmat ofruan të njëjtën vlerë, fituesi u shpall me short
Të tria firmat ofruan të njëjtën vlerë, fituesi u shpall me short

Por, duke qenë se të tria firmat kishin të njëjtën vlerë, si veproi Bashkia e Bulqizës?! “Komisioni i vlerësimit të ofertave pasi bëri vlerësimin arriti në konkluzionin se të tre operatorët ekonomikë kishin paraqitur ofertë të njëjtë. Nga ana e komisionit, më datë 06/12/2022 u beë njoftimi i të tre operatorëve ekonomikë për caktimin e datës dhe orës së hedhjes së shortit” thuhet në të njëjtin dokument.

Bashkia thotë se në datën 09.12.2022, në orën 10.00, anëtarët e KVO verifikuan dokumentat e identifikimit për 3 përfaqësuesit e kompanive të pranishme në këtë short. “U printuan 3 numra, nga 1 deri tek 3 për radhën e tërheqjes së fituesit. U printuan 3 letra, nga të cilat me mbishkrimin 2 humbës dhe 1 me mbishkrimin FITUES dhe u sqaruan që kompania që do tërheqi zarfin që ka fletën brenda me mbishkrimin FITUES do të jetë dhe fituesja e këtij shorti. Më pas iu kërkua përfaqësuesve të kompanive të dalin jashtë zyre dhe nga KVO u futën fletët ne zarfe përkatëse” thuhet në këtë dokument, shumë i pazakontë për një tender.

Sipas bashkisë, përfaqësuesit e kompanive u ftuan brenda dhe tërhoqën zarfin nga 1 deri tek 3. “Pasi u tërhoqën të gjithë zarfet ata tërhoqën sipas numërave deri sa rezultoj që zarfin me fletën fituese e kishte tërhequr operatori ekonomik ‘RES-03’” shkruhet në dokument. Pra, Lefter Alla hedh me short paratë e banorëve të varfër të Bulqizës, në një tender shumë të dyshimtë, i cili është bërë për të vetmin qëllim; vjeljen e çdo qindarke!

Etiketa: BulqizeDiberKVOLefter Allaspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës nxjerr vendimet, Egnatia dënohet me gjobë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com