• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita e nëntë nga vendosja e barrikadave, Veriu vazhdon të jetë i bllokuar

09:28 : 18/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe nëntë ditë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në dy ditët e fundit u raportua edhe për dy barrikada të tjera të ngritura nga serbët lokalë

Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur. Kështu tha këtë javë gjatë qëndrimit në Prishtinë, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Escobar, barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

Lexo edhe:

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha dje Esobar.

Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se këtë punë ia ka lënë në dorë KFOR-it, por se të njëjtit kanë kërkuar pak kohë derisa të intervenojnë.

Nga KFOR nuk kanë deklaruar se kur po synojnë të ndërmarrin hapa drejt heqjes së barrikadave e eliminim të tensioneve. Sidoqoftë, me plot bindje kanë theksuar se po vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë ndaj zhvillimeve të fundit në veri, dhe të aftë ta kryejnë misionin e tyre në Kosovë.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, thanë shkurtimisht nga KFOR për Reporteri.net.

Përpos Policisë dhe EULEX-it, për ta parandaluar eskalimin e situatës, KFOR dy ditë më parë deklaroi për Gazetën Online Reporteri.net se është në kontakt me forca të sigurisë të të dy palëve, ato të Kosovës e të Serbisë.

”Komandanti i KFOR-it vazhdon të jetë në kontakt me homologët e tij, përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës, si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, theksohet në përgjigjen e KFOR.

Ndërkohë, dje Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

Nga KFOR kanë deklaruar se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

“E kemi pranuar një kërkesë nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e shqyrtuar. KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, thanë nga KFOR për Reporteri.net.

Ministri Sveçla, ka njoftuar të shtunën, përmes llogarisë së tij në Facebook, se ka qëndruar në mbrëmjen e 16 dhjetorit në Bërnjak, së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës të angazhuar atje.

“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka thënë Sveçla.

Lista Serbe ka thënë se Sveçla “nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës” dhe se “nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”.

Etiketa: kforikosovepoliciaSerbitensionetushtriaveri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

18:52 : 28/08/2025
RAJONI

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

18:42 : 28/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

15:56 : 28/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

15:10 : 28/08/2025
AKTUALITET

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025
AKTUALITET

Tentoi të kalonte kufirin me d*ogë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

13:00 : 28/08/2025
Para

2920 hektar tokë të përmbytura në Qarkun e Shkodrës, mbi 150 banesa nën ujë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com