• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Shqipërisë rinovon linjën e kredisë 400 mln € me Bankën Qendrore Europiane

12:14 : 16/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë njoftoi të premten zgjatjen edhe me një vit tjetër të marrëveshjes së saj të likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane (BQE).

Marrëveshja e mëparshme përfundonte në janar të vitit 2023, ndërsa pas përtëritjes ajo do të jetë e vlefshme deri në janar 2024.

Linja e kredisë në fjalë u miratua për herë të parë në vitin 2020, pas shpërthimit të pandemisë dhe kishte si qëllim sigurimin e likuiditetit në Euro për institucionet financiare të vendit, nëpërmjet bankës qendrore.

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në ekonominë globale dhe tregjet financiare.

Lexo edhe:

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

Marrëveshje parashikon që Banka e Shqipërisë të mund të sigurojë financime për nevoja likuiditeti nga BQE deri në vlerën e 400 milionë eurove, në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në Euro.

Kolaterale të këtij lloji zakonisht janë titujt e borxhit të qeverive apo institucioneve me vlerësim sovran sipër një niveli të caktuar, të pranuar nga BQE-ja. Banka e Shqipërisë disponon sasi të konsiderueshme të instrumenteve të tilla, si pjesë e portofolit të rezervës valutore.

BQE ka vendosur gjithashtu të shtrijë linjat e saj të përkohshme të këtij lloji edhe me bankat qendrore të Andorrës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe San Marinos.

Deri para vitit 2020, Banka e Shqipërisë dhe bankat e tjera të rajonit nuk kishin në dispozicion mekanizma të sigurimit të likuiditetit nga BQE-ja. Instrumenti EUREP ishte mekanizmi i parë i këtij lloji.

Sektori bankar në Shqipëri ka rreth 6.2 miliardë depozita në Euro, ndërsa rezerva valutore e bankës qendrore ka vlerën e pothuajse 5 miliardë eurove. Megjithatë, pasiguria e shkaktuar nga faktorë me impakt global, si pandemia apo lufta në Ukrainë, e ka shtyrë Bankën e Shqipërisë të parashikojë edhe plane rezervë, si linja EUREP me BQE-në./Monitor

Etiketa: Banka e Shqiperisebanka qendrore europianekredimarreveshje likuiditeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
Para

Protestë përballë Kryeministrisë! Thirrje Ramës: Hiq dorë nga Ballkani i Hapur

TË GJITHA

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com