• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA godet familjen presidenciale në Zimbabve/ Lidhjet me Mërtirin e inceneratorëve

23:09 : 14/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Administrata Biden vendosi të Hënën sanksione për korrupsion ndaj djalit të presidentit të Zimbabvesë. Masat, siç raporton “Associated Press”, vijnë para një samiti të liderëve afrikanë në Uashington, që SHBA përgatitet të presë.

Departamenti i Thesarit njoftoi se po godiste me sanksione katër persona nga Zimbabveja dhe dy kompani për rolet e tyre në minimin e demokracisë dhe lehtësimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Të sanksionuarit përfshijnë Emmerson Mnangagëa, Jr., djali i presidentit të sanksionuar më parë të Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa.

Departamenti i Thesarit bëri me dije se i riu Mnangagëa ka qenë në krye të interesave të biznesit të babait të tij në lidhje me një biznesmen të shquar – Kudakëashe Tagëirei dhe kompaninë e tij Sakunda Holdings, që tashmë janë subjekt i sanksioneve të SHBA. Sanksionet konsistojnë në ngrirjen e çdo pasurie që objektivat mund të kenë në juridiksionet e SHBA-së dhe ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me ta.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Zimbabvesë që të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt krijimit të një Zimbabveje paqësore, të begatë dhe të gjallë politikisht dhe të adresojë shkaqet rrënjësore të shumë sëmundjeve të Zimbabvesë: elitave të korruptuara dhe abuzimit të tyre me institucionet e vendit për përfitimin e tyre personal”, thuhet në deklaratën e autoriteteve amerikane.

“Qëllimi i sanksioneve është ndryshimi i sjelljes. Veprimet demonstrojnë mbështetjen tonë për një Zimbabve transparente dhe të begatë”, thuhet më tej në deklaratën e Thesarit.

Lexo edhe:

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

“Inceneratorët fantazmë”, Zhupa: Turizmi nuk mbahet me propagandë

Përveç Mnangagëa, sanksionet e së Hënës prekin gruan e Tagëirei, Sandra Mpunga; Nqobile Magëizi, dhe Obey Chimuka, së bashku me firmat Fossil Agro dhe Fossil Contracting. Të gjithë janë të lidhur me Tagëirei dhe Sakunda Holdings.

Lidhja me inceneratorët

Familja presidenciale në Zimbabve, siç është zbuluar nga raportimet mediatike, ka lidhje të forta me Mirel Mërtirin – i cilësuar “njeriu në hije i inceneratorëve” në Shqipëri dhe i akuzuar zyrtarisht në dosjen që SPAK ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit.

Mërtiri ka pozuar në takime të dedikuara përkrah presidentit të Zimbabves, Emmerson Mnangagëa dhe ministrit të akuzuar të Shëndetësisë atje, Obadiah Moyo.

Ky i fundit është akuzuar për një aferë me protagonist pikërisht Mirel Mërtirin.

Dejtues të lartë të “Natpharm”, agjencia shtetërore e Shëndetësisë në Zimbabve u arrestuan dy vite më parë në Zimbave, pas nënshkrimit të një kontrate korruptive 60 milionë dollarë me kompaninë “Drax SAGL” të biznesmenit Mirel Mërtiri. Në pranga përfundoi dhe ish-ministri i Shëndetësisë Obadiah Moyo.

Referuar raportimeve të kohës së mediave lokale, Klodian Mërtiri, në bashkëpunim me biznesmenin nga Zimbabvja, Delish Nguvaja, ky i fundit një lidhje e fortë e familjes presidenciale të vendit afrikan, kanë arritur të nënshkruajnë dy kontrata, me vlerë 60 milionë euro, me agjencinë shtetërore “Natpharm”, me objekt sigurimin e pajisjeve mjekësore.

Hetimet e autoriteteve në Zimbabve kanë krijuar dyshime të forta se i gjithë procesi është një mashtrim i madh. Kompania “Drax Consult” SAGL, e cila njihet edhe si ‘Drax International LLC” rezulton se është një kompani konsultash financiare dhe nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e prodhimit apo shitjes së pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve.

Në bazë të këtyre kontratave, kompania Klodian Mërtirit merrte përsipër furnizimin e agjencisë shtetërore shëndetësore të Zimbabves, “Natpharma”, me pajisjet e nevojshme për përballimin e korona-virusit.

Sipas mediave vendase, “Drax SAGL” ka përfituar kontratat e majme, në kundërshtim me legjislacionin vendas dhe nën dyshime për korruptimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë familjarë të presidentit të vendit.

“Drax SAGL” dhe djali i Presidentit të Zimbabves, Kollins Mnangagva, i kanë mohuar më herët akuzat për lidhje mes tyre, në dy deklarata të veçanta, por me tekst të ngjashëm, të lëshuara në fund të muajit Maj 2020.

Por, pavarësisht mohimeve publike, autoritetet në Zimbabve kanë avancuar me hetimet, duke arrestuar fillimisht përfaqësuesin e Ilir Dedjas në shtetin afrikan, Dalish Nguvaya dhe më tej, drejtuesit e lartë të “Natpharm” e ish-ministrin.

Ndërkohë, është raportuar se ‘Drax SAGL” e Ilir Dedjas (Klodian Mërtiri), ka qenë nën hetim edhe nga Interpol Budapesti, nën dyshimet se është përfshirë në një rrjet kompanish që financojnë krimin e organizuar.

Etiketa: Emmerson Mnangagwainceneratoremirel mertirizimbabve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:04 : 05/05/2026
Screenshot
AKTUALITET

“Inceneratorët fantazmë”, Zhupa: Turizmi nuk mbahet me propagandë

15:28 : 04/04/2026
AKTUALITET

Shqipëria, më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja

12:59 : 30/03/2026
AKTUALITET

Inceneratorët e fikur/ AFP: Mbeturinat pushtojnë lumenjtë në Shqipëri, përkeqësojnë përmbytjet

19:45 : 13/01/2026
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

12:48 : 24/09/2025
Para

Puthi balerinën në buzë, ja si ka reaguar babi i Megi Pojanit

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom