• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ekselenca gjyqësore”/ Sokol Sadushi: Gjykata e Lartë drejt plotësimit përfundimtar!

11:26 : 13/12/2022
në AKTUALITET

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi mesditën e sotme mori pjesë në konferencën e Konsultimit të Këshillit të Lartë Gjyqësorit me temë diskutimi “Drejt ekselencës gjyqësore” në vendin tonë.

Në krah të kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami dhe ambasadores Yuri Kim, Sadushi theksoi se Gjykata e Lartë ka filluar që të kryejë funksionin e saj kushtetues të njësimit dhe zhvillimit të praktikës gjyqësore.

“Viti 2023 që po presim shënon fundin e mandatit të parë pesëvjeçar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe vitin e tretë të riformatimit dhe rifunksionimit të Gjykatës së Lartë. Kjo kërkon paraqitjen e një bilanci pune për secilin prej nesh. Padyshim që vështirësitë kanë qenë dhe janë të pranishme, por nëse flasim vazhdimisht vetëm për to, natyrshëm, mund të kthehesh në peng të tyre dhe suksesi duket i paarritshëm. Prandaj krahas sfidave  të përmendim dhe arritjet”, tha fillimisht Sadushi.

“Gjykata e Lartë rinisi punën e saj në prill 2020, në një situatë të paprecedentë, në kulmin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, vetëm me 3 gjyqtarë, me gjysmën e administratës në dispozicion, me një godinë që nuk i përshtatet tërësisht funksionit të saj dhe me më shumë se 36.000 çështje, në pritje për tu shqyrtuar! Sot, pa kaluar ende 3 vjet nga rifillimi i punës, bilanci duket pozitiv dhe shpresëdhënës. Gjykata e Lartë ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, një staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë sa 3 vjet më parë. Nëse backlogun e gjetëm në shifrat e 36.000 dosjeve, sot numri i tyre është ulur në 29,674. Numrat flasin mjaftueshmërisht, por nuk thonë gjithçka”, vijoi ai.

 

Lexo edhe:

Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Gjithashtu Sadushi theksoi se Gjykata e Lartë është drejt plotësimit përfundimtar të numrit të gjyqtarëve.

“Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e vet kushtetues të njësimit dhe zhvillimit të praktikës gjyqësore, duke kërkuar vazhdimisht mënyra, mjete dhe rrugë të reja që sigurojnë shpejtësi, korrektësi, cilësi dhe transparencë në vendimmarrje. Ky është një proces i vazhdueshëm që kërkon një vizion të qartë dhe angazhim serioz për ta realizuar.

Situata sot në Gjykatën e Lartë është në një zhvillim dinamik dhe e tillë parashikohet edhe për vitet në vijim. Tashmë jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm, jo vetëm për sfidat që na presin, por edhe për masat që mund të merren, me qëllim përballimin e tyre. Gjykata e Lartë është drejt plotësimit përfundimtar të numrit të gjyqtarëve, por jo të këshilltarëve ligjorë, që duket se do të kërkojë kohën e vet.

Rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ është dhe mbetet sfida thelbësore e Gjykatës së Lartë, e cila mund të kapërcehet vetëm nëse të gjithë japin kontributin e tyre. Në këtë drejtim, asistenca e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë me ekspertizën më të mirë në çështjet e administrimit të drejtësisë, jo vetëm është e mirëpritur, por edhe e nevojshme për të çuar deri në fund misionin e reformës në drejtësi, e cila nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen dhe kontributin e tyre”, përfundoi Sadushi.

Etiketa: Gjykata e larteKëshilli i Lartë Gjyqësorsokol sadushiYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

10:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
Para
Gjyqtarja Majlinda Dogga pas seancës dëgjimore më 12 dhjetor 2022/ Foto: BIRN

Gjyqtarja Majlinda Dogga jep llogari për makinën dhe konfliktin e interesit

TË GJITHA

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025

Lider i inteligjencës artificiale, Nvidia kalon vlerën e 5 trilion dollarëve në treg

17:04 : 29/10/2025

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com