• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Benefitet e njerëzve që pinë 3-5 filxhanë kafe në ditë

22:47 : 12/12/2022
në NDRYSHE, SHENDETI

Nuk është sekret që konsumimi i kafeinës përmes një kafeje në mëngjes, mund t’ju japë energji dhe freski shumë njerëzve. Por tani, një studim i ri zbulon se edhe pirja e një filxhani të dytë dhe të tretë, mund të jetë diçka pozitive për trurin tuaj.

Studiuesit në Portugali thonë se njerëzit që pinë kafe rregullisht, jo vetëm që janë më të përqendruar, por kanë më shumë aktivitet edhe në trurin e tyre. Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, konsumi i moderuar i kafesë është zakonisht 3 deri në 5 filxhanë në ditë.

Në studimin e ri, studiues nga Universiteti i Minhos në Braga të Portugalisë zbuluan se konsumimi çdo ditë i kësaj sasie kafeine, mund t’i bëjë konsumatorët e kafesë të jenë më të përqendruar, ndërsa do të kenë një kujtesë më të fortë dhe aftësi më të mëdha për të mësuar gjëra të reja.

Shkencëtarët që ekzaminuan skanimet me MRI, zbuluan ndryshime në përbërjen e trurit midis pirësve të rregullt të kafesë, dhe atyre që nuk e konsumojnë fare këtë pije. U pa se konsumatorët e kafesë kishin një tru më “efikas”, me një lidhje më të shpejtë në trurin  vogël.

Edhe vetëm një filxhan kafe mund t’ju ​​mbajë të përqendruar gjatë gjithë ditë

Lexo edhe:

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

Këto modele tregojnë se pirja e rregullt e kafesë, mund t’u ofrojë njerëzve një kontroll më të mirë motorik. Ndërkohë, studiuesit vunë re gjithashtu se pjesëmarrësit në studim që konsumonin kafeinë, kishin më pak gjasa që të pësonin hutime në momente të caktuara të ditë

Autorët e studimit shtojnë se efektet e kësaj rritjeje të aktivitetit të trurit, mund të jenë të menjëhershme. Rezultatet tregojnë se edhe ata që më herët nuk ishin konsumues të kafesë, mund të fillojnë të shohin përfitime për një kohë të shkurtër edhe pas vetëm një jave.

Studiuesit analizuan lidhshmërinë dhe strukturën e trurit tek 31 pirës të rregullt të kafesë dhe 24 njerëz që nuk e konsumonin atë. Gjithashtu, ekipi i studiuesve i ekzaminoi këta individë gjatë kohës që ata kryenin një detyrë mendore menjëherë pasi kishin konsumuan një filxhan kafeje.

“Kjo është hera e parë që studiohet në këtë nivel detajesh,efekti që ka pirja e rregullt e kafesë në rrjetin e sistemit tonë nervor. Ne ishim në gjendje të vëzhgonim efektin e kafesë në strukturën dhe lidhjen funksionale të trurit tonë, si dhe ndryshimet midis atyre që pinë kafe rregullisht dhe atyre që nuk pinë kafe në kohë reale. Gjetjet ndihmojnë për të kuptuar përmirësimin e efekteve të kafeinës, duke e vënë theksin tek kontrolli i përmirësuar motorik, rritja e nivelit të vëmendjes dhe vigjilencës, dhe përfitimet në të mësuarit dhe kujtesën”- thotë profesori Nuno Souza, që ishte edhe drejtues i studimit në fjalë.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se çdo ditë në botë konsumohen rreth 3 miliardë filxhanë kafe. Bashkë me shëndetin e trurit, pija e preferuar e mëngjesit ka shumë efekte pozitive në rritjen e djegies së dhjamit dhe tek një shëndet më i mirë i zemrës. Gjetjet shfaqen në revistën “Molecular Psychiatry”.

Etiketa: kafeNjerëzit që pinë 3-5 filxhanë kafe në ditë

Lajme të lidhura

SHENDETI

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 : 09/05/2025
AKTUALITET

Filxhani i kafesë do të rritet me 10 deri në 30 lekë prej çmimeve të larta të importit

08:07 : 19/02/2025
SHOW BIZ

“E ftova 3 herë për kafe, por më refuzoi”/ Klajdi tregon se ka pëlqim për Danjën: Jam ndjerë xheloz

20:47 : 29/01/2025
SHENDETI

Sheqeri në kafe ndikon më shumë nga sa mendoni

22:44 : 16/01/2025
Para

Gara për kreun e SPAK, Beçi: Ndikimi politik do të bëjë diferencën

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com