Nga Basir Çollaku
Përgjimet e Taulantit nuk janë asgjësuar. Procedurialisht po, teknikisht jo. Një kompani italiane është mirëmbajtëse e serverave të përgjimeve. Dhe për këtë qeveria jonë paguan 250 mijë euro në vit. Nxitimi organit të procedurës, për të hequr nga mundësia e procedimit penal, të një deputeti ka sjellë vendime të cilat, kanë mbërritur në burimin e provës.
Në serverat e Prokurorisë së Përgjtihshme ekziston ende përgjimi.Një hetim parlamentar do të mundësonte rrugë ligjore për ta kërkuar atë si provë. Nëse specialistët e zyrës së përgjimit në organin qëndror të akuzës, kanë mundësuar asgjësimin, duke marrë në konsidertaë vendimin e gjykatës, atëherë kompania mirëmbajtëse e ka lehtësisht të mundur të riktheje produktin teknik të munguar. Kompania italianë e kontraktuar merr një pagesë prej afro 250 mijë eurosh në një vit për të mbajtur larg aserverit duar të pakujdesshme piratësh të teknologjisë, të cilët mund të tnetonin. Njëherësh ajo nëse autoritetet kontraktore i drejtohen, e ka të mundur kthimin e pjesës së përgjuar, dhe vënine në dispozicion të organit të procedurës. Në këtë rast Prokuroria, hetuesit, parlamentarët do të njihen me transkripte, biseda, të cilat do ti befasojhnë shumë më tepër se asgjëja që kanë tani në për duar. Ngjarja e rëndë e 3 shkurtit 2016, në Elbasan ku mbeten tre të vrarë dhe shtatë të plagosur, ka boshllëqe të shumta hetimore.
Dy emrat të cilat kanë alarmuar policinë, prokurorinë, zinxhirin e shqyrtimit të kësaj dosje, për të mbërritur në detaje rrreth të vërtetës janë Taulant dhe Sokol, që në kërkesat e prokurorisë dhe vendimet e gjykatës, përmenden pa mbiemra. Lidhur me numrin aktual në përdorim, sipas publikimeve në rrjete sociale, numri i vënë në përgjim në 2016, në shkurt kur po hetohej krimi i rëndë, është 068 2055399 përkon të jetë numri i deputetit socialist, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste?? Prokuroria e di cilësisht dhe saktësisht Taulantin e këtij numri. Ndërsa numri tjetër 0697512756 përdorej nga shtetasi Sokol, shtetas që në historitë e ngjarjeve penale në Elbasan, dyshimet të çojnë tek një person lakuar për lidhje familjare me pushtetarë të rëndësishëm. E megjithatë, prokuroria dhe gjykata më shumë janë kujdesur të fshehin se sa zbardhin dhe zbulojnë. Pyetjet të cilat hetuesit kanë dijeni por nuk kanë shkuar më thellësisht për të marrë fuqinë e provës dhe regjistruar një procedim penal në ngarkim të subjektit, janë të shumta.
Pyetje me përgjigje të munguara nga hetimi:
Ku është bazuar Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës kue kërkon lejimin e përgjimit, për shtetasit taulant dhe Sokol, për bërjen e tij të vlefshëm procedurialisht, kur shprehet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova?
Me kë ka folur shtatasi Taulant me numër 0682055399?
Kush janë personat e pretenduar lidhje të ngushta të taulantit sipas kërkesës së Prokurorisë e shkruar edhe në vendimin e gjykatës.?
A janë biseda me persona me rekorde kriminale?
Cila është përmbajtja e tyre?
A ka përfshirje në kontekstin e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm?
A ka porosi për dhënie garancie për devijim hetimesh?
A ka biseda në të cilat kërkohet ndihmë për të mundësuar zhdukje të provave, mosndjekje penale, për të dyshuar të mundshëm?
A ka ministra, deputetë, kryebashkiakë, persona në kërkim, në këto biseda të transkriptuara dhe përgjuara të cilat sot mungojnë nëpër fashikujt hetimorë të dosjes?
Në një kohë të regjistruar dhe përgjuar prej 58 orë e 50 minutash përgjime, a ka gjurmë të cilat mund të sjellin rrethana të reja hetimore për të nisur një procedim të ri penal?
A duhet të ruheshin materialert e përgjuara deri në fund të hetimit, për të konkluduar nëse kishte apo jo lidhje me çështjen?
Përse prokuroria nuk vë në dispozicion kërkesat e saj dhe provat mbi të cilat është bazuar, me të cilat ka bindur veten dhe më pas gjykatën, për të vijuar përgjimin, edhe për Taulantin dhe Sokolin, që sipas saj, ishin pjesë bisedash e komunikimesh, si mundësi për të shkuar të të dyshuarit e vrasjeve dhe vendndodhja e tyre?
Organi i procedurës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore me qëllim marrjen dhe administrimin e provave për veprat penale të kryera ka vlerësuar të rëndësishme kryerjen e përgjimeve të bisedave dhe komunikimeve telefonike midis shtetasve duke vlerësuar të rëndësishëm faktin se nga vonesa mund ti vijë dëm i rëndë hetimeve në këtë procedim. Sa dëm ka ardhur hetimit nga veprimi dhe mosveprimet e mëvonshme rreth përgjimeve?
Ku e ka marrë policia, Prokuroria, e më pas gjykata numrin 0682055399 që e ka përfshirë në kërkesat për përgjim, nga bisedat me kë, lidhjet me kë persona të tjerë të lidhur me ngjarjen?
Prokuroria është alarmuar pas dy ditësh dhe ka nxituar të qetësojë qendrën e pushtetit të përfunduar në përgjime, sepse lidhej me episode të personazheve të gjendur në këtë punë operative policore, siç në vendimet e gjykatës është e saktësuar.
Në vendimet e gjykatës përsëritet argumenti se:
“…Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”
Përgjimet janë nën një mbrojtje proceduriale por jo teknike. Mjafton që autoritetet e hetimit, ligjvënësit, të kenë vullnet për të shkuar te e vërteta dhe kanë instrumentat ligjorë, procedurialë, teknikë, për të rikthyer përgjimin e Taulantit. Për të rikthyer 58 orë e 50 minuta, kohë në të cilën janë regjistruar bisedat me numrin 0682055399 të shtetasit Taulant, kompania italaine mirëmbajtëse e serverit qëndror, i ka kapacitetet e duhura teknologjike, për ta bërë këtë, ashtu siç dakortësia institucionale është bërë duke paguar për këtë siguri, rreth 250 mijë euro në vit..Parlamentarët opozitarë, munden nëpërmjet një Komisioni Hetimor Parlamentar, të shkojnë në këtë akt dhe do të njihen me surpriza më të rënda penale, se ata që kanë artikuluar herë pas here në Kuvend. Ndoshta dhe dikush është shkujdesur plot kujdes t’i ruajë…