• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama krijon njeriun e ri, trafikantin që nderohet nga populli

23:20 : 02/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Je trafikant droge, trafikant vajzash për t’i shfrytëzuar në prostitucion, grabitës i dhunshëm, hajdut vilash luksoze jashtë vendit? Karrierën e ka përpara dhe e pret një post i rëndësishëm, nga deputet, kryetar bashkie, drejtor drejtorie dhe nëpunës i lartë në administratën shtetërore. Në dhjetë vitet e fundit kjo ka qenë motoja e kreut të qeverisë. I ka dalë për mbarë sepse personazhe të tillë, jo vetëm e mbajnë dhe ndajnë pushtet, por kanë gjunjëzuar qytetarët deri në adhurimin e të keqes.

Rasti më i fundit është në Frakull të Madhe të Fierit, ku ish-kryetari socialist i komunës Viktor Cervenaku dhe aktualisht drejtor në OSHEE, u arrestuar si organizator i trafikimit të 430 kilogramë kokaine të ardhur nga Kolumbia. Me këtë rast po merret drejtësia, që pasi ia rrasën me “zor” dosjen me fakte të mbledhura nga DEA amerikane, në fund lëshuan urdhër-arrestet për të mos e bërë mullarin e abuzimit që mban erë edhe më të madh ngase është.

Por çudia është tjetër vend dhe po kthehet në fenomen masiv. Banorët e zonës ku Cervenaku ushtroi detyrën e “kryepashait” lokal shprehen me admirim për të. “Na ka ndihmuar, ka bërë shumë për fshatin, është i pafajshëm, ta lirojnë”– shprehen thuajse të gjithë. Njerëz të varfër, me shumë halle, me mohim të çdo të drejte, me patronazhistë nga pas si hije të vetes janë kthyer tashmë një hap larg “Sindromit të Stokholmit”, ku pengu adhuron pengmarrësin, aq sa bien ë dashuri me të dhe sjelljen e tij.

Nuk është vetëm Frakulla e Fierit që vuan nga kapadaitë lokal të “fortët fizikisht” dhe të fortët me pushtet politik dhe publik. Kudo në çdo cep të vendit personazhe të tillë, ish-deputetë, dhe kryebashkiakë, të larguar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, nën akuzën e vrasjeve, trafikut të drogës, apo shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, pavarësisht se janë larguar “de jure” nga pushteti, sërish ata kanë de fakto pushtet.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Kudo respektohen, herë nga frika e herë nga dhurimi se një herë dikur ndonjërit mund ti ketë dhënë para sa për të blerë dy muaj bokë dhe ushqime. Një tjetër e ka future në punë diku në shtet dhe I është mirënjohës sepse me atë rrogë mban frymën e fëmijëve. Të tjerë kanë zgjudhur një hall diku në spital ku është dashurur një telefonatë e tyre që të injektohet qoftë edhe një qetësues.

Të gjitha këto, duke shfrytëzuar varfërinë, interesin dhe hallin e çdo familje që vetë është e ndershme, por detyrohet të respektojë të pandershmin e pushtetshëm.

Nëpër zonat lokale i përmendin si heroj, ata që janë majmur në korrupsion, ata që kontrollojnë trafiqet, ata që ndërhyjnë për të marrë dhe tjetërsuar prona. Burgaxhiu i vendeve të BE-së u kthyer si zyrtar i lartë në kohën e Ramës. Po shitet si vlerë puna e trafikantit të drogës që ka ndikim kudo në pushtet dhe mban të nënshtruar një popull të varfër që detyrohet të largojë fëmijën jashtë vendit me kamionë e gomone për ti thurur lavde, pashait lokal që vjedh, grabit pronën publikë, rrëmben taksat edhe atij të varfërit duke u marrë në fillim dinjitetin dhe më pas votën sa herë të duan.

Nuk janë pak por 157 raste ku deputetë, kryetarë bashkishë, drejtorë drejtorishë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë apo komunalë nga radhët e Rilindjes që janë dënuar jashtë vendit për krime të rënda por këtu kryeministri I shfrytëzon dhe e shfrytëzojnë për të grabitur pushtet dhe më pas grabitur pronën e taksat publike. Nëse do ishte vetëm “vlerë materiale” e grabitur prej tyre do ishte një e keqe shumë e vogël në krahasim me “grabitjen e mendjes” së qytetarëve të cilët adhurojnë njeriun e ri që u krijua në dhjetë vitet e fundit.

Ky është njeriu i ri që krijoi Rama në vetëm një dekadë pushtetim. Trafikanti nderohet, i korruptuari shitet si njeri me vlerë dhe grabitësi të quhet “ëngjëll” i të varfërve që janë me stomakun bosh, por edhe më shumë në mendje teksa thurin lavde dhe u janë mirënjohës pengmarrësve të tyre.

Etiketa: Edi RamaViktor Çervenaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

Ja pse shtojmë peshë në dimër

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş