• Kontakt
Friday, February 3, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi SPORT

Një shqiptar e ardhmja e MMA, Dedja: Synimi im është që të ndeshem në UFC për titull

18:07 : 28/11/2022
në SPORT
Një shqiptar e ardhmja e MMA, Dedja: Synimi im është që të ndeshem në UFC për titull

Që i vogël nisi të punonte për pasionin e tij duke shpresuar se një ditë të arrijë majat në sportin e MMA Fighter.

Syri.net  ka siguruar një intervistë me sportistin Klorenc Dedja, aktualisht 19 vjeç. Ai lindi në Londër në vitin 2003 nga dy prindër shqiptarë, por ajo që të bie në sy është pasioni i madh që ushqen ky djalosh për sportin luftarak “MMA”.

Klorenci na tregon se që në moshën 5-vjeçare ka filluar të stërvitet dhe suporti kryesor për të ishin padiskutim prindërit e tij. Ai nuk mbeti thjesht tek pasioni, por punoni fort çdo ditë për të treguar vlerat e vërteta në sportin luftarak dhe këtë e tregojnë sukseset e arritura deri tani. Në katër përballje, Klorenc Dedja nuk njeh fjalën humbje, por kryefjala e vetme, e cila e personifikon atë është fjala fitore.

Si çdo sportist tjetër edhe Dedja na tregon idhullin e tij dhe ai është Khabib, një emër padiskutim në top-elitën e MMA.

I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të garojnë për flamurin shqiptar, i riu nuk e fsheh këtë dëshirë, por thotë se deri tani nuk i është krijuar kjo mundësi.

Lexo edhe:

Kapet nga policia greke në Kakavijë një shqiptar i kërkuar

Autorë të 13 vjedhjeve, pranga dy ‘skifterëve’ në Greqi

Gjatë intervistës ai thotë se e ka ëndërr të realizojë një ndeshje në Tiranë, por kjo sigurisht tani për tani mbetet një dëshirë pasi do kohën e saj për t’u realizuar.

Gjithsesi, synimi madhor i Klorenc Dedjas është që një ditë të ndeshet në UFC për titull.

Kush është Klorenc Dedja? Na flisni pak për veten tuaj.

Unë jam Klorenci, një 19-vjeçar shqiptar i lindur dhe rritur në Londër. Kam nisur studimet për Drejtësi dhe Juridik, ndërkohë, në të njëjtën kohë stërvitem për të realizuar dhe ëndrrën time për t’u bërë një “MMA fighter” i suksesshëm.

Si MMA fighter në Angli, sa e vështirë ka qenë për ty të nisje këtë rrugë?

Të jem i sinqertë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Si fillim nisa të praktikohesha në artet marciale. Në moshën 5-vjeçare prindërit e mi më dërgonin në një klub karateje, ku mundoheshin të më aktivizonin çdo ditë, pa ndërprerje.

Tani e kuptoj se sa fëmijë me fat jam, pasi prindërit më kanë mbështetur që fëmijë, nuk më lejonin asnjëherë të ndërprisja stërvitjen, edhe kur nuk kisha dëshirë të shkoja si çdo fëmijë në atë moshë.

Pas 11 vitesh, më në fund arrita që të marr rripin e zi në karate, nga aty fillova dhe udhëtimin tim në MMA ku dhe kam konkurruar 4 herë në ring dhe kam fituar të katër përballjet.

Si nis dita për një MMA fighter?

Nuk mund të them se ekziston një plan ose një rutinë që e ndjek, çdo ditë është e ndryshme nga të tjerat. Zakonisht stërvitem në artet marciale gjashtë ditë të javës, një ditë kikboxing, pastaj bëj stërvitje për forcën dhe rezistencën.

Ditën tjetër stërvitem për “jiujitsu” dhe pastaj nis përsëri të stërvitem për forcën dhe rezistencën, pra kështu vazhdoj dhe në ditët në vijim.

Si lindi pasioni për këtë sport të vështirë?

Kam filluar të stërvitem që në moshën 5 vjeç pa e ndërprerë asnjëherë, dhe kurrë nuk e kam menduar që MMA do të ishte pjesë e të ardhmes time. Kur isha në moshën 10/11 vjeç unë bëra ndeshjen e parë në klubin që stërvitesha. Me kalimin e viteve mu shtua vetëbesimi dhe siguria ne vetvete dhe fillova të kuptoja rëndësinë e këtij sporti. E imagjinoja gjithmonë veten duke e bërë këtë në të ardhmen, dhe kështu vazhdova që të stërvitem edhe në Brazilian Jijitsu, Wrestling, Kickboxing,Boxing, dhe në të gjitha sportet që përfshin MMA.

Seriali ‘Naruto’ ishte gjithashtu një frymëzim i madh për mua, që në moshë të vogël me ka mësuar vlerat thelbësore të respektit dhe për të vazhduar përpara kur gjërat bëhen të vështira.

Katër përballje, katër fitore… ku e gjen forcën, motivimin për të vazhduar përpara drejt sukseseve?

Më pëlqen emocioni që më jep ky sport. Në një sport si ky, nuk ndalesh kurrë së stërvituri dhe nuk ndalesh kurrë së evoluari.

Edhe pse bëj shumë stërvitje fizike, ka shumë stërvitje mendore që kërkohet. Edhe pse motivimi nuk ndodh çdo ditë në 5 të mëngjesit, por rezultati përfundimtar ia vlen gjithmonë.

Unë kam një vizion, dhe për të arritur tek ai vizion kërkon që unë të jem më i motivuar se kurrë. Jeta është e shkurtër dhe unë dua të lë gjurmë në këtë jetë.

Cila është gara juaj e radhës? Dhe sa rëndësi ka për ju ky duel?

Ndeshjes e radhës do të jetë me 10 dhjetor në Colchester. Çdo ndeshje është e rëndësishme për mua. Është një moment i rëndësishëm në karrierën time dhe përvojat e fituara janë të paçmueshme.

Keni ndonjë idhull, emër në sport që ju shtyn përpara, një model që ju e keni ndjekur në fillimet tuaja?

Kam shumë sportistë të kësaj fushe që më pëlqejnë shumë. Por idhulli im është Khabib për dedikimin dhe legasinë që ka krijuar, është inspirues për mua.

Në këto katër përballje, cila ka qenë më e vështira dhe sa kohë t’u desh të përgatiteshit për atë duel?

Ndeshja e parë ka qenë më e vështira për mua, ngaqë kisha shumë emocione dhe nuk e kisha idenë se çfarë po më ndodhte. Pasi mbaroi ndeshja, profesori im që më ka stërvitur që në moshë të vogël, më tha: “YOU WERE BORN FOR THE CAGE” (Ju jeni i lindur për në kafaz).

Këto fjalë më motivuan shumë për të vazhduar përpara. Për t’u përgatitur për një ndeshje duhen 2 -3 muaj stërvitje intensive.

Keni kërkuar ndonjëherë të përfaqësoni Shqipërinë në përballje të tilla?

Duke qenë se unë jam në fillimet e mia të këtij sporti nuk më është krijuar mundësia të kërkoj që të përfaqësoj Shqipërinë.

Do të donit ta zhvillonit një ndeshje edhe në Tiranë, pse jo…para publikut, siç kanë bërë dhe boksierët e tjerë shqiptarë me emër?

Sigurisht do të doja të bëja një ndeshje në Tiranë. Kjo do të ishte një ëndërr për mua.

Ku synoni të arrini me këtë sport?

Synimi im është që të, ndeshem në UFC për titull. Sigurisht që jam në fillimet e mia të këtij sporti, dhe është një rrugë shumë e gjatë për të arritur atje. Por e di se çfarë dua dhe çfarë duhet të bëj.

Kalojmë pak tek jeta personale, marrëdhënia me familjen, sa kohë shpenzon me ta dhe si i ruani traditat shqiptare në familjen tuaj?

Familja është shumë e rëndësishme për mua, dhe jam shumë i lidhur me ta. Unë e gjej gjithmonë kohën për të kaluar bashkë. Vlerat e traditave tona janë të paçmueshme dhe për t’i ruajtur ato na e mundëson vetëm gjuha jonë shqipe që e flasim çdo ditë në shtëpi.




 

Etiketa: Klorenc DedjaMMAshqiptarUFC

Lajme të lidhura

Kapet nga policia greke në Kakavijë një shqiptar i kërkuar
AKTUALITET

Kapet nga policia greke në Kakavijë një shqiptar i kërkuar

17:51 : 02/02/2023
Autorë të 13 vjedhjeve, pranga dy ‘skifterëve’ në Greqi
AKTUALITET

Autorë të 13 vjedhjeve, pranga dy ‘skifterëve’ në Greqi

11:41 : 01/02/2023
Në kërkim nga autoritetet italiane, shqiptari shkon të takojë të dashurën, arrestohet
AKTUALITET

Në kërkim nga autoritetet italiane, shqiptari shkon të takojë të dashurën, arrestohet

13:15 : 31/01/2023
E fejuara shtatzënë vdiq në aksident, shqiptari shpërthen në lot kur mëson lajmin
AKTUALITET

E fejuara shtatzënë vdiq në aksident, shqiptari shpërthen në lot kur mëson lajmin

09:40 : 31/01/2023
EMRI/ Fshehu kokainën tek deodoranti, dënohet me 3 vite burg shqiptari
AKTUALITET

EMRI/ Fshehu kokainën tek deodoranti, dënohet me 3 vite burg shqiptari

18:45 : 30/01/2023
Sherr në një lokal në Itali/ 25-vjeçari qëllohet me thikë nga shqiptari
AKTUALITET

Sherr në një lokal në Itali/ 25-vjeçari qëllohet me thikë nga shqiptari

13:39 : 30/01/2023
Para
VIDEO/ Efekti “Messi” në Argjentinë, toka dridhet, qyteti ulërin!

VIDEO/ Efekti “Messi” në Argjentinë, toka dridhet, qyteti ulërin!



TË GJITHA

Këmbimi valutor 23 janar/ Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja

Këmbimi valutor 3 shkurt/ Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

08:19 : 03/02/2023
Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta në pjesën e dytë të ditës/ Parashikimi i motit sot

Vranësira, reshje shiu e dëbore/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

08:17 : 03/02/2023
S’ka punëtorë! Shpopullimi në nivelin kritik, bizneset kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

S’ka punëtorë! Shpopullimi në nivelin kritik, bizneset kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

08:13 : 03/02/2023
“Ke marrë numër të frikshëm”, Xhixha dhe Ismajgeci ngacmojnë prurjen e re të Tiranës

“Ke marrë numër të frikshëm”, Xhixha dhe Ismajgeci ngacmojnë prurjen e re të Tiranës

23:55 : 02/02/2023
Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin!

Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin!

23:51 : 02/02/2023
Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë: E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999

Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë: E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999

23:49 : 02/02/2023
Shehi: Skandal i madh, krimi vendos kamera në qytete, policia bën sikur nuk i di

Shehi: Skandal i madh, krimi vendos kamera në qytete, policia bën sikur nuk i di

23:39 : 02/02/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com