• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti: Propozimi franko-gjerman të vendoset në tryezë një orë e më parë

19:03 : 23/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi të mërkurën që plani i Francës dhe Gjermanisë, i përkrahur nga BE-ja, të vendoset në tryezë “një orë e më parë”.

Ky plan, sipas raportimeve, është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është koha për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj”, tha Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se arsyeja kryesore pse ka shkuar në Bruksel, të hënën, është nisja e diskutimit për marrëveshjen finale mbi planin franko-gjerman, dhe jo diskutimi për targat.

Sipas tij, marrëveshja ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, ishte pjesë e ftesës së BE-së, por që më pas “u braktis dhe u kalua vetëm te çështjet aktuale”.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Kurti tha se Kosova ishte gati që ta pezullonte fazën e dytë të vendimit për targa, e cila parasheh shqiptimin e gjobave për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa ilegale serbe, në mënyrë që të krijohet hapësirë për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, “e paraparë nga BE-ja që të arrihej deri në mars të viti 2023”.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli. Unë kam kërkuar të jetë shkurti 2023… Por, në fund ata hoqën dorë”, tha ai, duke përmendur shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Madje, ai tha që në takimin që kishte me Borrellin në Forumin e Paqes në Paris, ai i kishte thënë që propozimi franko-gjerman “është propozim i BE-së, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza, “ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë se është 1 për qind, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”.

Në tetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Jemi të përqendruar që dakordimi të arrihet para se të bëhen 48 orë”

Kurti konfirmoi se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, është tashmë në Bruksel, ku do të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të diskutuar për zgjidhjen e çështjes së targave ilegale serbe.

Takimi në Bruksel do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me çështjen e targave.

Sipas Kurtit, gjatë gjashtë muajve të fundit kanë qenë tetë opsione për targat, mirëpo nuk dha detaje me arsyetimin se “konfidencialiteti në bisedime është zotimi ndaj ndërmjetësit [BE-së]”.

“Nga këto tetë opsione, për ne tri modele kanë qenë të pranueshme, e pesë të papranueshme. Ndërsa për Serbinë asnjë [nga tetë opsionet] nuk ishte e pranueshme”, u shpreh Kurti.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti në ditën e fillimit të shqiptimit të gjobave (22 nëntor) për targa ilegale, e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e vendimit.

Kur u pyet se çka do të ndodhë pas këtij afati, ai tha se “tash duhet të jemi të përqendruar që dakordimi të arrihet para se të bëhen 48 orë”.

Shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë parashihte qortimin, e dyta parasheh shqiptimin e gjobës dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.

Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makina me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

/Rel/

Etiketa: albin kurtikosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Katar 2022/ Belgjika në kërkim të fitores, formacionet zyrtare ndaj Kanadasë

TË GJITHA

Skandal te Shkëmbi i Kavajës/ Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik

14:02 : 26/06/2026

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026

“Plas” tek Uruguai para sfidës me Spanjën, Bielsa akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

13:39 : 26/06/2026

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

13:23 : 26/06/2026

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet