• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta për çlirimin e Tiranës: Liria e qytetarëve është e cenuar nga uzurpatorët

10:40 : 17/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit i ka shprehur mirënjohje partizanëve që luftuan dhe qytetarëve që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

Meta thekson se sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët.

“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre.

Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë! 🇦🇱”, shkruan Meta në FB.

Lexo edhe:

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

Data e sotme, 17 nëntor shënon 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.

Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel “London”, ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar.

Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi.

Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.

Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lë­vizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë – Vorë – Laç.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.

Çliri­mi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Etiketa: clirimi i tiranesIlir Metaliripushtimqytetartilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
Para

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com