• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-prokurorët e Krimeve kundër SPAK: Inceneratorët të hetohen si grup i strukturuar

17:40 : 17/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Albi Serani

Hetimet e deritanishme të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) për aferën e inceneratorëve, duket se nuk kanë bindur aspak jo vetëm opinionin publik, por as ekspertët e fushës penale.

Ditën e Mërkurë, SPAK firmosi urdhër-arreste për 11 persona, nga të cilët 5 u ekzekutuan, ndërsa për të tjerët nuk është arritur të kryet arrestimi.

SPAK-u shpërndau një njoftim mbi këtë zhvillim, ku nuk kuptohet qartë se cilët janë personat e dyshuar dhe kush janë të përfshirë zyrtarisht në listën e personave, ndaj të cilët gjykata ka pranuar caktimin e masave të sigurisë.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Megjithatë, përtej kakofonisë së njoftimit zyrtar, diçka duket shumë qartë-pas dy vjet hetimesh, SPAK-u po e trajton aferën e inceneratorëve si një “vjedhje të rëndomtë” të disa personave, ndërkohë që ish-drejtues dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë hetuar çështje komplekse, janë të bindur se rasti duhej hetuar më së paku për grup të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në vlerësimin e tyre, hetimi i ndarë që po i bën SPAK-u çështjes së tre inceneratorëve, atij të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, është në favor të personave të dyshuar dhe të arrestuar.

Besnik Muçi: Hetimi duhet për grup të strukturuar

Besnik Muçi ka qenë zv.drejtues në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe më tej anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim për “Boldnews.al” Muçi shprehet se “bashkimi i procedimeve penale për inceneratorët në një hetim të vetëm është detyrim i Prokurorisë”.

Sipas tij, “duke mos i bashkuar procedimet, SPAK-u më së paku i heq vetes të drejtën për të ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të nenit 79 dhe 92 të Kodit të Procedurës Penale”.

Në foto: Juristi Besnik Muçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Kodi Penal parashikon që personat e përfshirë në grup të strukturuar kriminal i shtohet një dënim me minimum pesë vjet më të lart, mbi veprat penale që kanë kryer.

“Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim..”, thuhet në nenin 334 të Kodit Penal Shqiptar.

Eugen Beçi: Organizatë kriminale

Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, shkon edhe më tej në opinionin e tij.

Ai ndan të njëjtin mendim me ish-kolegun e tij, Besnik Muçi, sa i përket domosdoshmërisë për bashkimin e procedimeve penale të inceneratorëve në një të vetëm.

“Hetimet duhen bashkuar, pasi provat janë të njëjta, subjektet janë të njëjta, faktet janë të njëjta dhe provat ndikojnë tek njëra-tjetra”.

Në foto: Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda

Sipas Beçit, “afera e inceneratorëve mund të hetohet edhe si organizatë kriminale, e cila është forma më e lartë e bashkëpunimit kriminal”.

Ai citon nenin 28 të Kodit Penal, i cili parashikon se “Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

Për Beçin, çështja e inceneratorëve përmbush të gjithë elementët e organizatës kriminale.

“Nga ajo që është bërë publike, rezulton se po hetohen të paktën 7 vepra penale, që nisin nga korrupsioni, pastrimi i parave, shpërdorimi i detyrës, mashtrimi, e të tjerë”, shprehet ai në bisedën me “Boldnews.al”.

“Po ashtu, rezulton se janë të përfshirë më shumë se tre persona dhe kjo dëshmohet nga masat e sigurisë që janë lëshuar deri më tani.

Në hetim janë përfshirë subjekte të ndryshme, publikë e privatë, përfshirë zyrtarë të lartë e të ulët”, thotë Eugen Beçi.

Nga ato që janë bërë publike deri më tani, “kemi më së paku grup të strukturuar kriminal. Por gjenden gjithashtu edhe të gjithë elementët e organizatës kriminale”, vijon ai.

“Secili nga personat e përfshirë ka pasur rolin e tij, ku ka elementë të korrupsionit pasiv dhe aktiv, shpërdorim detyre në hartimin dokumentash, shantazh, blerje medias, shtytje të njerëzve në krim, siç ishte rasti i përfshirjes së pensionistëve në skemë abuzimi financiar”, përforcon Beçi qëndrimin e tij se afera e inceneratorëve përmbush elementët e hetimit për organizatë kriminale.

Gent Trenova: SPAK po mbyll kapakun e dosjes

Gent Trenova, me një përvojë të gjatë në hetimin e korrupsionit, fillimisht si drejtues sektorit kundër krimit financiar në Prokurorinë e Tiranës e më tej shef linje në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, mendon se hetimi për inceneratorët duhej të kryhej në një të vetëm dhe të hetohej, më së paku, për grup të strukturuar kriminal.

“Unë mendoj se hetimi për tre inceneratorët duhet të ishte bashkuar në një të vetëm dhe të krijohej një grup hetimor për të shqyrtuar provat dhe faktet, të cilat lidhen pazgidhshmërisht me njëra-tjetrën”, thotë Trenova për “Boldnews.al”

Në foto: Gent Trenova, ish-drejtues i seksionit anti-korrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Sipas tij, SPAK-u po kryen veprime selektive. “Në vlerësimin tim, duhej bërë hetimi dhe më tej të shkohej tek masat e sigurimit. Personat e përfshirë në çështjet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, i kanë kryer bashkërisht veprimet. SPAK-u i ka pasur të gjithë emrat në tavolinë. Por, mesa duket, kanë përzgjedhur vetëm disa emra”.

Për Trenovën, Prokuroria e Posaçme “nuk ka bërë hetim të integruar. Disa i dërgon në gjyq, ndërsa për disa të tjerë nxjerr urdhëra arresti. Aty i kanë pasur të gjithë emrat, faktet dhe provat për personat e përfshirë. Nuk ka arsye që të veprojë në mënyrë të ndarë. Të gjithë personat e dyshuar duhet të ishin arrestuar me kohë”.

Në vlerësimin e Trenovës, SPAK-u po teston qëndrimin e opinionit publik me veprimet e pjesshme që ka kryer deri më tani.

“Duket se po ecin me shpresën që çështja e inceneratorëve të harrohet dhe t’i mbyllin kapakun e dosjes. Gjithësesi, nuk po e bindin opinionin publik, duke i hedhur disa cironka”, përfundon ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gent Trenova.

Etiketa: Arben Krajabesnik mucieugen beciGent Trenovahetimeinceneratoretspak

Lajme të lidhura

RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Para

Humbi gjerdanin e artë, luftëtari i UFC-së arrestohet në aeroport

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com