• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët/ Berisha: SKAP-i lajmëroi ‘ushtarët’ të arratisen

15:48 : 17/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit se SPAK lajmëroi të akuzuarit e rinj për inceneratorin e Fierit, të arratisen për t’iu shpëtuar prangave.

Berisha theksoi se koka e kësaj afere është kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa 11 personat ndaj të cilëve gjykata e Posaçme lëshoi urdhër-arreste me kërkesë të SPAK, i cilësoi “ushtarë”.

“Dje skapi juaj arrestoi apo lëshoi disa urdhra arresti, shumicën i kishin lajmëruar të ikin, për djegësat, të njerëzve të cilët absolutisht nuk janë gjë tjetër veç ushtarë të mjerë, rrogëtarë të sipërmarrjes së Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetit, Erjon Velisë dhe Lefter Kokës.  Të dashur qytetar, pse them unë këtë? E them dhe do ta përsëris një mijë herë. Se kur një kryeministër firmos për ti dhënë një kompania pa asnjë eksperiencë, firmos në kundërshtim me qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, për të prokuruar në negociata të mbyllura, ai e bën këtë vetëm kur sipërmarrja është e tij, se nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllain e tij. Kur një kryeministër firmos për ti dhënë 8% bonus, një kompani të cilën, sot kjo që drejton sot seancën, të vetmen meritë të saj në jetën publike ka një shkresë ku i thotë se Integrate Energy nuk ekziston z. Kryeministër. Se nuk ekzistonte dhe në datën 7 dhjetor kryeministri firmos për ti dhënë 8% bonus, po mor po, 8 % bonus kujt, cilës, kompanisë që ministrja e Shtetit thoshte se nuk ekziston kurrkund. Dhe kishte të drejtë, sepse kompania u themelua në datën 31 gusht të vitit 2017, 8 muaj më vonë. Kur bëhen këto or miq, bëhen këto or miq, këto bëhen vetëm kur vjedh, vjedh e vetëm vjedh kryeministri. Kur vjedh sekretari i Përgjithshëm, vjedh ministri i Financave. Unë e di që keni burgosur Lefterin, dhe nuk i dal zot atij, por çfarë them e them këtu; asnjë qindarkë nuk kishte Lefteri në buxhetin e ministrisë. Lefteri nuk bëri gjë tjetër vetëm krijoi kanalin e vjedhjes, për Edi Ramën, Arben Ahmetin, Engjëll Agaçin, Erjon Veliaj dhe ndau diçka me ta”, tha Berisha.

Porti i Durrësit

Akuza lëshoi edhe për projektin e Portit të Durrësit, duke u shprehur se po grabitet pasuria më e madhe publike e shqiptarëve.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

“Çfarë po ndodh me portin e Durrësit. Me portin e Durrësit Edi Rama po merr së bashku me vëllezërit Karriç. po ju mund të thoni se pse thoni, vëllezërit Karriç? Sepse vëllezërit Karriç janë aksionerë kryesorë tek kompania që ndërtoi Ëaterfrontin në Beograd, është e njëjta kompani. Identike, e njëjta kompani.  Ti që thua gënjen, ti nuk ke fytyrë, ti gënjen dhe mbron hajdutët. Është e njëjta kompani dhe kjo kompani vjen e ndërton me vëllezërit Karriç dhe vëllezërit Rama. Olsin dhe Edin.  Merr 60 % të aksioneve që nuk i ka Alabari, dhe do të marrë dhuratë 200 hektarë. Po deri para 3 ditësh na thanë janë 80, dje zonja Balluku tha janë 200. Me një aferë pra prej të paktën 4 miliardë dollarë truall. Në një aferë në të cilën, Rama, Olsi, Vuçiçi, Nebojsha dhe si quhet ai tjetri, marrin të paktën secili minimumi nga 300-400 milionë euro. Në një aferë në të cilën çdo shqiptar do paguajë të paktën 1000 dollarë për ndërtimin e portit të ri. Të paktën 1000 dollarë, i cili kushton 2 miliardë dollarë. Në një aferë në të cilën i grabisni shqiptarëve, pasurinë më të madhe publike që kanë sot dhe kanë pasur ndonjëherë.  Çfarë keni ju me Europën mor. Ju veç me Europën, asnjëherë nuk keni pasur asgjë. Si ka mundësi, çfarë ju lidh ju me Europën. Ju jeni që të gjithë për ekzil, por jo në Europë, por në mbretërinë e vjedhjes, mbretërinë e korrupsionit, të drogës dhe krimit”, u shpreh kreu i PD-së.

“Shqipëria qendër e krimit”

Berisha e akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në një eksportues të frikshëm të krimit dhe drogës në Evropë e botë.

“Ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq Shqipëria, çdo ditë, javë e muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë. Shqipëria e etiketuar nga Departamenti i Shtetit si epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, rë Europës, Lindjes së Mesme, Amerikës së veriut dhe jugut, po eksporton gjithnjë e më shumë, drogë, krim, krim drogë, para të pista. Ajo sot me indeksin më të lartë të ndërtimit në Europë, që tejkalon me tre herë indeksin e ndërtimit në vendet nordike, me çmimet shumë të larta të apartamenteve, të tretat në Europë më të larta, ajo është shndërruar sot në vrimën e zezë të kontinentit për  larjen e parave të pista. Kjo është e vërteta.  Ligjet, praktikat që miratoni dhe emërimet që bëni, kanë krimin dhe drogën si kriter themelor, dhe kjo është e vërteta.  Le të ndjekim pak standardet e tjera. Integrimit nënkupton më shumë përgjegjshmëri para ligjit, më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Përsa i përket shtetit ligjor, ju vendosët monizmin e plotë dhe ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë katër shkallë më poshtë, katër vende më poshtë se sa diktatura komuniste e Vietnamit. Ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova e lirë dhe pavarur. Ky monizëm ka vendosur këtu tiraninë e vërtetë të prokurimeve sekrete, të prokurimeve që janë rritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e vjedhjeve të papara në Europë dhe botë”, tha ai.

Etiketa: inceneratoreparlamentporti i durresitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

Serbia lidh kontrata pune me serbët e dorëhequr në Kosovë

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş