• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rishfaqet “Imsi Catcher”, Policia 48 mln lekë për mirëmbajtjen e kutisë së përgjimit

23:08 : 14/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjashtë vjet pas “zhdukjes”, Policia e Shtetit rikthen në vëmendjen e publikut pajisjen e përgjimit “Imsi Catcher”, e cila shkaktoi një tronditje të fortë në politikën e lartë dhe jetën institucionale shqiptare, gjatë vitit 2016.

Në një tender të shpallur së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thuhet se institucioni ka vendosur të shpenzojë 48 milionë lekë të vjetra për suportin teknik të “Imsi Catcher”.

Nuk dihet nëse është e njëjta pajisje, e cila “iu fsheh” hetimeve të prokurorisë në territorin e ambasadës italiane në Tiranë apo është një kuti tjetër përgjimi ajo që është aktualisht në dispozicion të Policisë së Shtetit.

Në foto: Tenderi i Policisë së Shtetit për “suportin teknik” të pajisjes “Imsi Catcher”

Tenderi i sapo shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë përfshihet në “prokurimet e fushës së sigurisë” dhe dokumentat në këto raste janë “konfidenciale” ose “sekret”, pra larg vëmendjes së publikut.

Lexo edhe:

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

Skandali “Imsi Catcher”

Në 13 Prill 2016, gazetari Leonard Bakillari, publikoi për herë të parë dyshimet për një pajisje të paligjshme përgjimi që përdorej nga Policia e Shtetit, pa lejen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pajisja e përgjimit quhej “Imsi Catcher” dhe funksioni i saj kryesor ishte interceptimi i komunikimeve telefonike mes individëve të ndryshëm në një territor të caktuar.

Legjislacioni shqiptar për interceptimit kërkonte domosdoshmërisht që Policia e Shtetit të marrë autorizim nga Prokuroria e Përgjithshme.

Raportimi në gazetën “Mapo” zbuloi se Prokuroria e Përgjithshme nuk kishte asnjë informacion për pajisjen “Imsi Catcher” dhe ky publikim nxiti reagime të fuqishme publike e politike.

Në foto: Pajisja interceptuese, “Imsi Catcher”

Policia e Shtetit, e cila në momentin e parë mohoi ekzistencën e kësaj pajisjeje, më vonë deklaroi se “Imsi Catcher” nuk kryente përgjime, por kishte mbërritur në Shqipëri në kuadër të trajnimeve që kryente “Inter-Forza” italiane për oficerët e policisë në Shqipëri.

Edhe ky argument i Policisë ishte i çalët, pasi nuk kishte asnjë gjurmë që pajisja “Imsi Catcher” të kishte hyrë rregullisht në pikat doganore shqiptare.

Menjëherë pas raportimit mediatik, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për pajisjen e paligjshme.

Komisioni Parlamentar i Sigurisë, nga ana e tij, thirri seanca urgjente me drejtues kryesorë të institiconeve ligjvënëse të asaj kohe, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla; Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Mbledhjet e Komisionit të Sigurisë shtuan më shumë mjegullnajën, sidomos pas deklaratave mohuese të Tahirit dhe Çakos.

Ndërkohë, pajisja e përgjimit “Imsi Catcher” u zhduk nga qarkullimi. Raportime të asaj kohe tregonin se aparatura ishte zhvendosur në ambasadën italiane në Tiranë, një territor ku nuk kishte juridiksion prokuroria shqiptare.

Pezullimi i Haki Çakos

Në 7 Qershor 2016, rreth dy muaj pas shpërthimit të skandalit, Policia e Shtetit zhvilloi një panair për armët në dispozicion të saj, në sheshin përballë Presidencës.

Në shesh ishte vendosur edhe një kuti kartoni, me shënimin “pajisje përgjimi”, një gjest ky nga Policia e Shtetit, për të ironizuar debatin politik dhe hetimet e prokurorisë mbi “Imsi Catcher”.

Në foto: Ironia e Policisë për hetimet e Prokurorisë mbi “Imsi Catcher”

Por, në momentin që kryepolici i kohës, Haki Çako, po vizitonte panairi, në media u shpërnda njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme, ku informohej se gjykata e Tiranës kishte vendosur pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Po ashtu, ishte caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë të lartë policorë, Artjon Duka dhe Ention Xhelilaj, lidhur me përdorimin e paligjshëm të pajisjes përgjuese.

Mediat e pranishme në panair filmuan lëvizjet e Çakos, sapo mësoi për masën e pezullimit nga detyra.

Hetim i papërfunduar

Pezullimi i Haki Çakos zgjati vetëm dy javë. Gjykata e Apelit e riktheu në detyrë dhe ky vendim u nxit, sidomos nga sulmi politik që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtoi kundër gjyqtarit të shkallës së parë që mori vendim ndaj kryepolicit.

Në foto: Saimir Tahiri dhe Haki Çako

Ndërkohë, hetimet e prokurorisë mbetën në një pikë të bllokuar. Hetuesit nuk arrinin të administronin pajisjen e përgjimit, e cila ishte vendosur në territorin e ambasadës italiane, së bashku me mjetin që e mbartte në bord.

Autoritetet italiane iu përgjigjën Prokurorisë Shqiptare, nëpërmjet letër-porosisë, se “Imsi Catcher” nuk kryente përgjime dhe se ajo ishte pajisje thjesht për trajnim.

Megjithatë, përgjigjja nuk ishte e mjaftueshme për Prokurorinë Shqiptare, e cila e kishte të domosdoshme kryerjen e ekspertizës mbi pajisjen, për të zbuluar nëse kishte pasur përgjime të paligjshme ose jo.

Tre vjet pas nisjes së hetimeve dhe në mungesë të aparaturës, Prokuroria shqiptare u detyrua të pushonte hetimet, të cilat mund të hidhnin dritë mbi një prej skandaleve më të mëdha të përgjimit të paligjshëm në Shqipëri.

Dhe tashmë, 6 vjet pas debatit, Policia e Shtetit e rikthen sërish emrin ‘Imsi Catcher”, nëpërmjet tenderit për suportin teknik të saj.

Etiketa: Imsi Catcherpergjimepoliciatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025
AKTUALITET

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025
Para

Shefi i CIA-s takon homologun e tij rus për armët bërthamore

TË GJITHA

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ Lihen në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

19:26 : 20/09/2025

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

19:18 : 20/09/2025

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir/ EMRAT

19:05 : 20/09/2025

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

19:00 : 20/09/2025

Eklipsi diellor më 21 shtator/ Ja 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

18:45 : 20/09/2025

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025

49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur te Syri i Kaltër në Theth, dyshimet

18:11 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com