• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Donte 12 mln € shtesë për “Rrugën e Arbrit”, ARRSH s’kualifikon Gjokën

23:06 : 14/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një nga segmentet rrugorë që po zvarritet, është “Rruga e Arbrit”. Megjithëse u përurua me këngë dhe valle nga kryeministri Edi Rama, rruga ende s’ka përfunduar. Kompania fituese, “Gjoka”, e cila po kryen edhe punimet, duke se “vëmendjen” e ka në tunelin e Llogorasë, duke lënë pas dore tunelin e Murrizit, që lidh Tiranën me Klosin. Kjo kompani, duke “përdorur” ministren Balluku, por edhe krerë të ARRSH-së është justifikuar se ka formacione të ndryshme gjeologjike. Por, përveç tunelit, segmenti nga Klosi deri në Qafën e Buallit është në vendnumëro. Po ashtu edhe zona e Tujanit, në afërsi të Tiranës.

Pavarësisht se “Gjoka” ka fituar koncesionin dhe duhet ta përfundonte të paktën tunelin në muajin mars 2022, ende s’ka një datë për ripërurimin. Por, kjo s’e ka penguar Autoritetin Rrugor Shqiptar të akordojë plot 40 milionë euro shtesë për tunelin dhe skarpatat në zonën e Tujanit dhe Planit të Bardhë. Një shumë e konsiderueshme, pasi siç është deklaruar në publik, “rrugën po e bën firma private me paratë e saj!”. Një gënjeshtër e madhe, pasi vetëm në javët e fundit, ARRSH-ja ka finalizuar dy tendera me vlerë totale prej 20 milionë eurosh për skarpatat në Planin e Bardhë dhe Tujanin.

Në tenderin për skarpatat në “Planin e Bardhë” mori pjesë edhe firma koncesionare “Gjoka”, por u s’kualifikua!
Në tenderin për skarpatat në “Planin e Bardhë” mori pjesë edhe firma koncesionare “Gjoka”, por u s’kualifikua!

Në datën 7 nëntor 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin e tenderit për skarpatat në zonën e Planit të Bardhë, në Klos. Nga 6 firma që morën pjesë në garë, 5 u s’kualifikuan. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, objekti i tenderit ka qenë “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë” me një fond limit 1.170.234.457 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 12 milionë euro.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Fitues i këtij tenderi u shpall bashkimi i operatorëve “SELAMI”, “COMPANY RIVIERA”, “GARDEN LINE” me ofertë 1.146.500.000 lekë pa TVSH. Të 5-të firmat e tjera në garë u s’kualifikuan. Por, ne do të veçojmë njërën prej tyre, që ka qenë konkurente në këtë tender; firmën “Gjoka”. Në këtë dokument shkruhet se “GJOKA KONSTRUKSION” ka ofruar 1.163.213.000 lekë pa TVSH. Por, ajo u s’kualifikua. Pra, nga njëra anë ajo ka fituar koncesionin për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” dhe nga ana tjetër merr pjesë në një tender po për “Rrugën e Arbrit”. Një paradoks i madh, pasi ky tender do t’i vinte në ndihmë pikërisht kësaj firme. Megjithatë, krahas qindra milionë eurove, “Gjoka” donte edhe 12 milionë të tjera.

Në dokumente shkruhet se “Gjoka” u s’kualifikua

BoldNews.al shfletoi dokumentet e këtij tenderi, ku Balluku dhe Berberi e kanë s’kualifikuar firmën “Gjoka” për disa arsye. Pra, s’ka qenë e denjë për skarpatat! Por për ndërtimin e rrugës po, madje i shtohet edhe afati dhe i jepen para shtesë.

Në dokumente thuhet se “‘GJOKA KONSTRUKSION’, nuk ka arritur të paraqesë asnjë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve”. Madje, s’ka paraqitur as sigurimin e ofertës që është më kryesorja. Por, edhe licenca të tjera të personave apo punonjësve të projektimit. Nuk ka as ekspert të ndihmës së parë, ska punonjës për studime gjeologjike-inxhinierike-hidrogjeologjik. “OE ka mjetet dhe stafin e angazhuar me kontrata në zbatim me ARRSH” thuhet në këto dokumente. Por, përse mori pjesë? Donte 12 milionë të tjera apo mori pjesë fiktivisht? Nisur edhe nga dokumentet e paraqitura, duket se pjesëmarrja ka qenë fiktive, vetëm për t’na mbushur mendjen se edhe ajo s’kualifikohet. Por, krerët e ARRSH-së harrojnë detajin më kryesor; ky tender bëhet pikërisht për të ndihmuar “Gjokën”. Dhe jo pak, por 12 milionë euro punime skarpatash, që duhet t’i bënte koncesionari.

Krahas sparpatave në “Planin e Bardhë”, ARRSH bëri një tender me vlerë 11 milionë euro për skarpatat në zonën e Tujanit

Por, 12 milionshi s’ka qenë e vetmja “ndihmë” që ARRSH i ka bërë firmës koncesionare që po ndërton “Rrugën e Arbrit”. Sipas dokumenteve të tjera që disponon BoldNews.al, dyshja Berberi-Balluku kanë finalizuar procedurën “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në shkallën Tujanit”, me fond 1.124.815.834 lekë pa TVSH ose me TVSH rreth 11 milionë euro. Në këtë tender kanë marrë pjesë dy bashkimi operatorësh, ku e para “BE – IS SH.P.K” & “CURRI” & “ERGI” ofruan 1.052.280.000 lekë. Ndërkohë, BOE “Ante-Group” & “FERRO BETON & CONSTRUCTION CO” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD” ofruan 1.112.810.700 lekë pa TVSH.

Fitues u shpall oferta e dytë, e “Ante-Group”…, e cila kishte një ofertë prej 60.530.700 lekë të rinjmë shumë sesa oferta më e vogël. Megjithatë, Balluku-Berberi gjithmonë gjejnë “kleçka” për të shpallur fitues ofertat më të larta, ndërsa bëjnë gjithmonë “qoka” për firmat e preferuara.

Etiketa: arrshbelinda ballukuEdi RamaGjoka Konstruksionrruga e arbritrrugëtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
Para

Rishfaqet “Imsi Catcher”, Policia 48 mln lekë për mirëmbajtjen e kutisë së përgjimit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com