• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Numrat e Portit dhe një ngërç kushtetues

11:48 : 12/11/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri:

Projekti i Portit te Durresit parashikon ndertimin e 12 mije apartamenteve, 2 hoteleve me 850 dhoma ne total dhe nje marine me 280 vende ankorimi jahtesh. Projekti eshte i ndare ne 2 faza.

Faza e para fillon ne vitin 2023 dhe zgjat 5 vjet. Ne te parashikohet ndertimi i 4 mije apartamenteve dhe nje hoteli me 5 yje. Pjesa e mbetur ndertohet ne fazen e dyte. I gjithe projekti parashikon 2.1 miliarde euro investime. Tani t’i marrim pak me radhe detajet financiare. Se pari, burimin e financimit.

Sipas fluksit te parase, projekti kerkon 2.1 miliarde euro investime per realizimin e plote. Por kompania financon vetem 160 milione euro. Nga keto 80 milione euro nga kapitalet e veta dhe 80 milione te tjera kredi nga bankat. Pjesa tjeter, pra afro 2 miliarde euro gjenerohen nga vete projekti. Me pak fjale modeli i biznesit ne Portin e Durresit eshte njesoj si ai i kullave te Tiranes. Merr lejen, hap themelet dhe parate te vijne vete qe ne grope, pa patur nevoje te investosh gje.

Ne total, projekti gjeneron 3.2 miliarde euro te ardhura, nga te cilat 2.2 miliarde vijne vetem nga shitja e apartamenteve, ndersa pjese tjeter nga hotelet, dyqanet dhe marina e jahteve. Pra 12 mije apartamente qe do te permbysin tregun e pasurive te paluajtshme bregdetare. Por ketu ka nje detaj te rendesishem. Ne planin e biznesit, kompania parashikon qe apartamentet t’i shese me 1500 euro per meter katrore. Ky cmim ka per te levizur ekuilibrat e tregut.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Ndertuesit e tjere, qytetaret qe kane investuar kursimet e tyre duke blere prona ne bregdet me cmime qe aktualisht jane edhe me te larta se 1500 euro per meter katrore, jane te demtuarit e pare. Dhe padrejtesisht.
I gjithe avantazhi i projektit te Durresit buron nga privilegjet. Se pari kompania eshte perjashtuar nga taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe ajo e strehimit social. Kjo i jep nje avantazh 7 per qind ne kosto. Se dyti, kompania e ka token falas. Kjo i jep nje avantazh tjeter edhe shume me te madh. Per kete arsye, ajo mund te konkurroje tregun ne menyre te pandershme me ato cmime.

Por kjo e ben te gjithe projektin te dyshimte ligjerisht. Se pari diferencimi i taksave brenda nje kategorie eshte i ndaluar me Kushtetute. Nese projekti i Portit te Durresit shkon ne Kushtetuese, perjashtimi nga taksat bie automatikisht. Nje qeveri nuk mund te taksoje nje apartament me 7 per qind te vleres dhe nje tjeter me zero. Nuk e le Kushtetuta.

Se dyti, projekti eshte dukshem i orientuar drejt apartamenteve, njesoj si resortet strategjike qe bejne biznesmenet tane. Publiku dhe ekonomia kombetare nuk fitojne gje kur dikush nderton apartamente dhe i shet, por fitojne kur ndertohen hotele dhe asete te tjera qe gjenerojne aktivitet ekonomik. Ne 820 mije meter katrore toke qe shteti i jep kompanise, do te kete vetem dy hotele me 850 dhoma. Pra toka falet per apartamente.

Se treti, marina qe kryeministri e lancon si Perla e Mesdheut nuk rezulton dhe aq ne projekt. Me 280 vende ankorimesh te parashikuara, kjo hyn tek marinat e vogla. Dhe jo pa qellim. Marinat nuk sjellin para, ndaj projekti eshte orientuar tek apartamentet. Pertej kesaj, risku tjeter eshte ai i braktisjes se marines rruges. Porti i Jahteve eshte parashikuar te ndertohet ne fazen e dyte dhe rruges projekti edhe mund te ndryshoje.

Pra, qeveria po jep 820 mije meter katrore toke publike per te marre nje marine, 200 milione euro divident, 238 milione euro taksa (tatim fitimi dhe tatim dividenti) dhe dy hotele me 850 dhoma ne total. Keto jane perfitimet e publikut.

Ne fund te gjithe kesaj kemi nje problem. Pasi te marrim 438 milione eurot nga taksat dhe dividenti si aksioner ne projektin e Durresit na duhen dhe 1 miliarde e 600 milione euro te tjera per te ndertuar Portin e Mallrave qe po asgjesohet. Biznes me fitim negativ- thoshte nje profesor i nderuar i Fakultetit Ekonomik.

Etiketa: Edi RamaKlodian Tomorrikryeministringerc kushtetuesNumrat e Portitporti i durresitqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
Para

Shfryrja e flluskës të Portit Turistik të Durrësit

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com