Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët priten në zonat malore.
Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal priten në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje të dobëta bore.
Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu priten deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar, ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.
Era pritet të fryjë nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.