• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas ndërprerjes së bojkotit, pedagogët dalin sërish në protestë: Duam rritje pagash!

11:57 : 08/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme pedagogët kanë zhvilluar protestën kombëtare para ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vendimit për t’u tërhequr përkohësisht nga bojkoti i mësimit, pedagogët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga protestat që do të jenë të njëpasnjëshme. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre atëherë paralajmëroi se situata do të përshkallëzohet deri në bojkotimin e provimeve të shkurtit.

Kovaçi u shpreh se ishte e domosdoshme që t’i jepnin fund bojkotit duke qenë se studentët po shpenzonin para për jetesën në Tiranë, ndaj thekson se zgjodhën këtë veprim për të mos dëmtuar vitin  akademik.

“Po nisim përsëri aksionin tonë qoftë pedagogjik, qoftë qytetar. Ne vazhdojmë të jemi për kërkesat tona, por jemi në një konfuzion më të madh sa i përket platformës së re të arsimit dhe një rishikim tërësor, por edhe për një projekt më të madh madhor për arsimin”, tha një prej pedagogëve.

Lexo edhe:

Berisha: Balluku është përgjuar duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

Prof. Mimoza Manxhari nga Falukteti i Ekonomisë ka qenë një ndër të parat që ka marrë fjalën në protestën kombëtare të punonjësve të universiteteve që po zhvillohet përpara Universitetit Politeknik në Tiranë.

“Në qoftë se nuk do të ishte një fjalë e caktuar, magjike do ta quaja, në mënyrën se si një gazetar apo shumë gazetarë, deklaratën e ditës së diel e etiketuan si “shuarje të protestës”, unë konsideroj që këtu është momenti që ne të gjithë duhet të reflektojmë.

Ky përcaktim më bëri t’i kthehem historisë së njerëzimit dhe forcës që ka flaka dhe pushtetit që pati ky element natyror të cilin njeriu e shfrytëzoi për të arritur në zhvillimet e deritanishme. Dhe pikërisht ky element kaq i rëndësishëm siç është flaka dhe zjarri, ka bërë që ajo të simbolizohet dhe të paraqitet në mënyrën se si brezat adhurojnë dhe nderojnë heronjtë e vet dhe në mënyrë të veçantë vetë profesioni arsimtarit është konsideruar profesioni që quhet pishtar i dritës.

Në këtë prizëm, edhe arsimi edhe dija është barazvlerësuar me flakën dhe zjarrin. Njeriu i ditur mendohet se ka zjarr, ka energji, ka forcë. Prandaj unë konsideroj se si mënyra dhe vetë sindikata e rimodeloi dhe e rikonfiguroi thelbin e lëvizjes jo thjesht e vetëm për pagën (që padyshim është mjaft e rëndësishme dhe ndoshta është arsyeja që e ka sjellë arsimin në këtë pikë të degraduar që është sot) por e zgjeroi me kërkesën e natyrës cilësore dhe brendësore, jo vetëm të produktit arsimor, por të të gjithë procesit arsimor. Dhe prandaj kjo protestë shfaqet sot përpara jush në një përmasë të re duke bërë një thirrje të fuqishme për ta shndërruar arsimin si një pasuri kombëtare”, tha Manxhari.

Shoqëria Civile ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve ditën e sotme. Migen Qiraxhi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se duhet që të rritet buxheti për kërkim shkencor pasi ndikon në të mirën e këtij vendi. Po ashtu ai ka theksuar se për shkak se nuk është rritur rroga, jetesa e pedagogëve është ulur.

Migen Qiraxhi: “Mbi atë se çfarë do të ndodh mbi buxhetin e shtetit. Ky buxhtet do të ishte buxheti i krizës. Por askund nuk reflektohej se çfarë do të ndodhte me arsimin. Për shkak se mos financimit sektori i pedagogëve kanë mbetur në të njejtin nivel. Për shkak të mos rritjes së pagës së tij dhe rritjes së çmimeve, jetesa e tyre ka rënë shumë. Ne duhet ta çojmë buxhetin e shtetit të arsimit. Duhet që të financojmë kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor nuk bëhet gvetëm për egon e pedagogut, shkon për turizmin, shkon për bujkun, shkon për hotelerinë. E vetmja mënyrë për të kthyer të rinjtë në Shqipëri, është që ne të investojmë te arsimi. Unë ju inkurajojë që qëndrimet e huaja të jetë koherente”.

  • Kërkesat e kryesore të pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Etiketa: greva e urisëMimoza ManxhariPartia DemokratikepedagogetprotestaprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Balluku është përgjuar duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender

14:22 : 19/09/2025
AKTUALITET

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Duan ti mbyllin gojën! U krye nga banditë shtetërorë

13:52 : 19/09/2025
AKTUALITET

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025
Para

Juventus dhëmb për dhëmb me Barcelonën për shërbimet e mesfushorit të Chelsea

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com