• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja e Procesit të Berlinit si drejtimi i duhur

11:03 : 05/11/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Rilindja e Procesit të Berlinit përkoi me ikjen në drejtimin e paditur të Ballkanit të Hapur. Në njëfarë mënyre, e shprehur metaforikisht, ishte gozhda në kofinin e tij. Ndër tre marrëveshjet e nënshkruara dje, të paktën dy prej tyre, atë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe atë të njohjes së diplomave, Shqipëria e ka pasur tashmë dhe jo vetëm mes tre shteteve që themeluan fillimisht mini-shengenin ballkanik për të kapërcyer më pas në Ballkanin e Hapur. Kushdo që ka udhëtuar jo vetëm në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut por edhe në Mal të Zi dhe Republikën e Kosovës e ka bërë këtë prej vitesh vetëm me kartën e identitetit.

Gjithsesi, simbolika e ristartit të një procesi të inicuar qysh në 2016 nga ish-kancelarja Merkel që për më tepër ka vulën dhe çertifikimin e BE-së është lajm i mirë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Aq më tepër kur kjo shoqërohet me një bonus financiar si ai prej plot 1 miliardë eurosh për të zbutur efektet e krizës energjetike, sadoqë te ne ende diskutohet vendosja e fashës 800 kwh në muaj, deri sa të flas Supremi, fjala e të cilit ndikohet jo vetëm nga gjeopolitika, por edhe nga ritmi i pakënaqësisë apo shkalla e protestës.

Ndërkohë Serbia kishte zgjedhur të dërgonte kryeministren Brnabiq në Berlin ndërsa presidenti fuqiplotë Vuciq ishte i zënë me stërvitje raketore ku po testonte sistemin rus S400. Gjithashtu, Serbia është i vetmi vend në glob përpos vetë Kinës që ka blerë sistemin anti-raketor kinez FK-3. Shpenzimet e mbrojtjes vjetore të Serbisë shkojnë në plot 1.5 miliardë euro, e barabartë me më shumë se dyfishin që shpenzojnë 5 vendet e tjera të rajonit të marra së bashku. Shto këtu dhe faktin që një pjesë e mirë e tyre janë armë ofensive dhe natyrisht rritet proporcionalisht frika dhe pasiguria për destabilitet të mundshëm që në mos sponsporizohen direkt nga Beogradi ky i fundit përfiton dukshëm. Këto përgatitje për luftë, deklaratat e besnikërisë ndaj Beogradit dhe jo vetëm nga filorusi i deklaruar ministri i brendshëm Vulin, por edhe nga ministri i jashtë Daciq, apo vetë presidenti Vuciq dhe panorama është e qartë që Serbia po vet-viktimizohet sërish për të arritur ta marrë maksimumin në këtë fazë negociatash.

Ndërmjetësimi franko-gjerman që me detajet që kanë rrjedhur (në fakt nga Beogradi) i jep Serbisë avantazhin e përshpejtimit të antarësimit në BE përpos disa miliarda euro për ekonominë e saj, lejon në fazën e parë njohjen e Kosovës republikë nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende dhe antarësimin në OKB. Serbia nuk do ta njohë në fazën e parë por pas një periudhe 10 vjeçare. Ndërkohë që mesa duket synon të maksimizojë përfitimet e saj duke kërkuar në tavolinë koncesione të tjera që mund të përfshijnë ato territoriale apo ekstra-territoriale, minerare, ujore, autonomi të zgjeruar për veriun e Kosovës etj.

Lexo edhe:

Opozita përballë pushtetit

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Natyrisht këto çështje nuk do të merrnin kurrë zgjidhje brenda Ballkanit të Hapur pavarësisht propagandës disavjeçare dhe rezistenca e Kosovoës, bashkë me Bosnje-Herzegovinën dhe Malin e Zi që çështjet dhe problemet multilaterale dhe bilaterale të merrnin zgjidhje vetëm brenda suazës së integrimit të këtyre vendeve në BE përmes kornizës së Procesit të Berlinit, duket se rezonuan dhe racionalisht ishin zgjedhja e duhur.

Etiketa: ballkani i hapurilir kalemajprocesi i berlinit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
Para

Moti i keq paralizon portin e Durrësit dhe Sarandës, pezullohen tragetet me Korfuzin

TË GJITHA

“Liri, shpresë apo zhgënjim”: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

14:43 : 06/10/2025

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com