• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fajin e ka Gjermania, Franca, Anglia”, justifikimet në vite të Ramës për emigrantët

18:18 : 04/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ka përmbushur edhe njëherë ndjenjën e tij narciste për t’u bërë personazh në median britanike, pas sulmeve të çuditshme ndaj Ministres së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, e cila ka ngritur shqetësimin e rritjes eksponenciale të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në vendin e saj.

Për Edi Ramën, faji është i qeverisë britanike që mijëra të rinj shqiptarë marrin arratinë, nën një udhëtim me kokën në rrezik, për të kaluar kanalin e La Manshit në mënyrë klandestine nga Franca drejt Britanisë.

Ministrja Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh dhe mes të tjerash akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë.

Lexo edhe:

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Rama tha se komenti “pushtim” i përdorur nga Braverman ishte i pavend dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të mos reagonte.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me frymën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e një kurbani duke fajësuar të tjerët. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienë apo gangsterë, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë”.

Pra, për Ramën, fajin e fluksin e paligjshëm të shqiptarëve e kanë politikat e dështuara të Britanisë ndaj emigracionit.

Natyrisht, në këtë formë, Rama synon të mbulojë atë që duket fare qartë e nën dritën e diellit-shqiptarët ikin nga sytë këmbët, për shkak të varfërisë, pasigurisë, mungesës së perspektivës e të shpresës.

Të njëjtën gjuhë sulmuese, Rama ka përdorur edhe më herët, kur shqiptarët u detyruan të emigrojnë masivisht drejt Gjermanisë apo Francës.

Në vitin 2015, kur mijëra shqiptare u drejtuar drejt Gjermanisë, për të përfituar leje qëndrimi, Rama tha në një takim në Vlorë se “faji është I disa agjencive udhëtimish spekulante”.

“Ky është një keqkuptim i madh i cili është shfrytëzuar nga elementë kriminal për të manipuluar njerëzit duke i marrë para. Gjermania është në kërkim të një numri emigrantësh me profesione shumë të përcaktuara dhe nuk ka shpallur ndonjë hapje kufijsh apo politikë për të mirëpritur emigrantë që shkojnë atje për arsye ekonomike, këtë e kemi bërë të qartë por fatkeqësisht njerëzit bien pre e këtyre elementëve kriminalë siç ndodhi edhe në Vlorë përpara disa kohësh”, tha Rama.

Në vitin 2019, azilantët shqiptarë u shndërruan në një shqetësim për autoritetet në Francë.

Për Ramën, i cili ishte në mesin e mandatit të dytë qeverisës, edhe kësaj radhe faji ishte i autoriteteve franceze, madje atyre më të larta.

Sipas Ramës, problemi i azilantëve shqiptarë në Francë nuk është real, por po përdoret nga Presidenti Emanuel Macron për të nxjerrë bishta për të shtyrë sa më shumë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në 24 Tetor 2019, Rama deklaroi se “… edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil a ku di unë janë për politikë në Francë”, tha Rama.

Ndërkohë që fajtorët për Ramën janë Merkel, Macron apo qeveria e Kurorës Britanike, shqiptarët vijojnë të jenë sërish në krye të listës botërore të azil-kërkuesve për vitin 2022.

Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (ëëë.gov.uk), të përpunuara nga “Monitor” në raport me popullsinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar).

Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian) dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).

Etiketa: azilantëBritaniEdi RamaemigranteGjermanigomone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
BOTA

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025
Para

Premtimi i ministres së Bujqësisë: Do mbrojmë gështenjat në Tropojë

TË GJITHA

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes, ish-deputeti i PS do të qëndrojë në burg

14:55 : 10/09/2025

SPAK i caktoi “arrest në shtëpi”, avokati Logu: Nuk jam i përfshirë në asnjë episod korrupsioni

14:54 : 10/09/2025

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës, arsyeja

14:37 : 10/09/2025

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

14:33 : 10/09/2025

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

14:18 : 10/09/2025

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com