• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni, shoqja bën dedikimin prekës

17:10 : 03/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Anjeza dhe Ardian Hyseni nga Durrësi humbën në një aksident tragjik në Itali në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin.

Nga aksidenti humbi jetën Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 1 vjeç, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

Suela Hajdarmataj Mansi, ka prekur me fjalët për shoqen e saj Shane Hyseni, 22-vjeçaren që vdiq në aksident në Reggio Emilia.

“Jemi njohur dy vite më parë, kur erdha në Itali. Burri im dhe Orjoli (burri i Shanes) njiheshin më parë pasi ishin nga i njëjti vend në Shqipëri. Kështu që dilnim shpesh. Resati dhe Rejana (vëllai e motra i Shanes) kishin të njëjtën moshë me fëmijët e mi. Vinin dhe ata, luanin bashkë me të vegjlit e mi. Më luteshin që t’i lija të qëndronin për të fjetur. E gjitha kjo nuk mund të bëhet më. Është e tmerrshme”.

“Të dielën në mbrëmje e dija që do të dilnit për të ngrënë jashtë. Pasi të çoje vëllain dhe motrën në Parma, në kthim duhej të ishim takuar në Cade, për të pirë një kafe dhe për të qëndruar pak sëbashku. Ne ishim nisur nga shtëpia jonë…”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

E reja ka shkruar një mesazh dedikuar mikes së saj, në librin e kujtimeve jashtë shtëpisë së funeralit në Coviolo.

“Shoqja ime Shane, e di që nuk do ta lexosh kurrë këtë mesazh që po ta dedikoj ty, Mattiasit, Resatit dhe Rejanës. Keni hapur një plagë të pashërueshme me këtë tragjedi shumë të madhe. Atë mbrëmje isha rrugës për të të takuar për të pirë një kafe së bashku. Por nuk e kisha menduar kurrë që do të të gjeja në atë rrugë të mallkuar të shtrirë, pa frymë dhe me gjithë ato drita blu ambulance sipër teje. Të thirra, por nuk më dëgjove. Të thirra fort me gjithë forcën që më ka dhënë Zoti. Por nuk mora asnjë përgjigje e as nuk munda të të zgjoj. Fatkeqësisht ti nuk do të kthehesh dot më nga ajo rrugë. Ke shkuar pranë Zotit, por ishe shumë e re për këtë. Ishe shumë e re dhe ne të dyja i realizuam dot dëshirat dhe planet që kishim si shoqe. Më le vetëm. Pse hoqe dorë kështu? Përse u largove? More edhe Mattiasin me vete. Kujt mund t’i them “dashuri” tani? Kur e thërrisja kështu, qeshte gjithmonë. Çfarë mund t’u them fëmijëve të mi tani? Çfarë dhimbje. Mirupafshim Shane, shoqja ime…”, shkruan ajo.

Etiketa: AksidentfamiljeHyseniItali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
Para

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

TË GJITHA

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com