• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kriminelët shqiptarë do deportohen”, Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Britanisë

15:15 : 02/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Politikanët dhe media në Britaninë e Madhe janë duke shigjetuar shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’i dhënë një zgjidhje problemit me emigrimin e paligjshëm me gomone përmes kanalit të La Manshit.

Teksa shifrat tregojnë se mbi 10 mijë djem të rinj shqiptarë rezultojnë në mesin e azilkërkuesve që synojnë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe, kryeministri Rishi Sunak dhe kabineti i tij po përballen me kritika në mungesë të një plani konkret për të përballur fluksin e kërkesave që i shkojnë Home Office.

Kjo ka bërë që edhe tonet e qeverisë britanike të ashpërsohen, me Sekretaren e Brendshme të Britanisë se Madhe, Suella Braverman që ka atakuar drejtpërdrejtë shqiptarët në disa deklarata të saj.

Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo.

Lexo edhe:

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

Madje dy ditë më parë ajo theksoi se Britania po përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit. Braverman shtoi se sistemi aktual i përpunimit të emigrantëve është “jofunksional” dhe “jashtë kontrollit“, ndaj kërkoi ndryshimin e neneve të Aktit të Skllavërisë Moderne, duke përmendur “lojën” shfrytëzuese sipas saj që shqiptarët po bëjnë me këtë ligj për të fituar qëndrimin në ishull.

“Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë”, tha ndër të tjera ajo.

Edhe ministri i Emigracionit, Robert Jenrick sulmoi drejtpërdrejtë emigrantët shqiptarë duke thënë për TheTelegraph ditën e djeshme se ata po ‘abuzojnë’ me aktin dhe po vonojnë në këtë mënyrë përpjekjet për dëbim.

“Duke paguar bandat e kontrabandës së njerëzve për t’i çuar në MB, deri në dy për qind e të gjithë burrave shqiptarë ose kanë tentuar të kalojnë Kanalin ose po mendojnë ta bëjnë këtë”, u shpreh ministri.

Sakaq, paraditen e sotme u zbulua nga mediat vendase se autoritetet britanike po hartojnë plane për të deportuar mijëra azilkërkues shqiptarë pothuajse menjëherë pasi ata mbërrijnë në një përpjekje për të lehtësuar krizën e migracionit në Kanal.

Qeveria do të shmangë dhënien e kohës për ata që nuk marrin azil për të nisur një çështje apelimi kundër vendimit duke i dërguar ata pas në shtëpi ‘brenda disa ditësh’.

Aktualisht, procesi ligjor nënkupton që emigrantët që mbërrijnë duhet të vendosen në hotele me një kosto të madhe për taksapaguesit britanikë, sepse ata mund të mbahen vetëm për një kohë të shkurtër në kampet si Manston në Kent, që raportohet të jetë i tejmbushur.

Një tjetër propozim që po shqyrtohet është ashpërsimi i Aktit të Skllavërisë Moderne, për të cilin ministrat thonë se është bërë ‘zbrazëtia më e madhe’ në sistemin e emigracionit.

E teksa shifrat e Home Office tregojnë se numri i emigrantëve shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne do të dyfishohet këtë vit në 5000, nga Tirana zyrtare ka ardhur reagimi i parë për këtë çështje.

Është vetë kryeministri Edi Rama që me një seri postimesh në Twitter i është përgjigjur me rezerva autoriteteve britanike, kryesisht për faktin se shqiptarët sipas tij po atakohen me një gjuhë urrejtje dhe raciste.

Sipas Ramës është e papranueshme që tentohen të damkosen emigrantët shqiptarë dhe të paraqiten te publiku në Britani si burimi i krimit në një vend prej 80 milionë banorësh.

“Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)”, shkruan Rama.

Kryeministri më tej shprehet se qeveria e tij e ka për detyrë të luftojë krimin në Shqipëri dhe jo në Britani, por nuk e hedh poshtë mundësinë e bashkëpunimit me autoritetet atje për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë problemit me azilkërkuesit shqiptarë.

“Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonën. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë”, nënvizon Rama.

 

Targeting Albanians (as some shamefully did when fighting for Brexit) as the cause of Britain’s crime and border problems makes for easy rhetoric but ignores hard fact. Repeating the same things and expecting different results is insane (ask Einstein!)

— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2022

Më tej kreu i qeverisë i kujton Britanisë precedentin që u krijua pak vite më parë me azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, ku pati reagime të forta nga media, shoqëria dhe politika atje.

Rama thekson se Berlini zyrtar veproi me kapacitetet e veta për t’i dhënë zgjidhje problemit, duke forcuar politikat kundër emigracionit të paligjshëm dhe kjo është ajo ç’ka duhet të bëjë edhe Britania dhe jo të ankohet me retorikën e krimit.

“Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit”, shprehet Rama.

Etiketa: Britania e MadheEdi Ramaemigrantet me gomoneshqiptari ne angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026
Para

Chiesa gati të përballet me PSG-në sot

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet