• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kallëzime, procedime, konfiskime e letërporosi, SPAK bën bilancin për muajin tetor

09:01 : 02/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka publikuar sot bilancin për muajin tetor.

Në një komunikatë për mediat, thuhet se gjatë muajit tetor janë bërë 9 kallëzime penale, 9 procedime penale, janë miratuar 9 masa sigurimi. Gjtihashtu janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri:  2 subjekte tregtare, 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet, 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

KOMUNIKATË PËR MEDIAT:

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për muajin Tetor 2022

Lexo edhe:

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 9 procedime penale, nga të cilat, 1 procedim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 8 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 9 masa sigurimi personale ndaj 9 personave nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri, si më poshtë:

– 2 subjekte tregtare.

– 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet.

– 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin në proces penal për 1 automjet; 14 copë aparate celularë të markave të ndryshme; 15.000 lek; 350 euro dhe 7.300 USD.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 7 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore është realizuar transferimi i procedimit penal shqiptar pranë një autoriteti të huaj.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për 4 shtetas shqiptar.

Janë mbajtur 3 takime koordinuese, pjesë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
3 prokurorë të posaçëm kanë marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të zhvilluara jashtë vendi.

U është kthyer përgjigje 16 kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, media apo agjenci lajmesh të ndryshme.

Janë kthyer 75 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione publike të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë monitoruar treguesit e realizimit të buxhetit të SPAK për muajin tetor 2022; Është përdorur AFMIS në të gjitha fazat e ciklit të Menaxhimit Financiar të SPAK;

Janë iniciuar 6 procedura prokurimi dhe janë nënshkruar 6 kontrata furnizimi me mallra dhe shërbime.

Është realizuar nga Drejtuesi i SPAK seanca e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023 të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Është arritur përfundimi i konfigurimit të Datacenter dhe konfigurimi i sistemit te sigurisë të postës elektronike në SPAK. Ka vazhduar puna për realizimin e marrjes të aksesit në databazat e institucioneve shtetërore, duke realizuar aksesin në dy sisteme të reja databazash.

Është monitoruar me përparësi siguria e informacionit elektronik dhe zbatimi i rregulloreve të brendshme në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, duke garantuar ruajtjen, sigurinë dhe integritetin e informacionit të klasifikuar.

Është ngritur grupi punës dhe ka filluar puna për krijimin e infrastrukturës për realizimin e sistemit të menaxhimit elektronik të dosjeve në SPAK.

Etiketa: kallezime penaleprocedimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
Para

Berisha apo Alibeaj? KQZ sqaron kush do e mbajë “Vulën” e PD në zgjedhjet lokale

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş