• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Fasha “800 kWh” veprim kriminal i Ramës, barrë e rëndë për mbi 160 mijë familje

15:26 : 30/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga qeveria Rama, duke vendosur fashën prej 800 kilovatësh.

Me një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha ka deklaruar se, ky është një veprim kriminal që prej më shumë se 160 mijë abonentë famiuljarë.

“Fasha 800kw, veprim kriminal i qeverisë dhe barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familjarë. Me Edi Ramën ekonomia e familjeve është në rrezik! Të protestojmë të gjithë më 12 nëntor”, tha gjatë deklaratës së tij, Lisandër Hoxha.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha:

Të nderuar qytetarë,

Lexo edhe:

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

Siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.

Enti Rregullator i Energjisë, në shkelje të plotë të ligjeve të vendit është kthyer nga një institucion i pavarur, në një vegël të qeverisë Rama dhe mafies së energjisë elektrike.

Procedura për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur të ishte ndjekur procedura me përpikmëri, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj.

Nga të dhënat e siguruara nga Partia Demokratike, në 8 mujorin e këtij viti është prodhuar nga tregu i rregulluar dhe KESH rreth 3.79 TW/h.

Nga ana tjetër, OSHEE, për këtë 8 mujor, ka shitur për tregun e rregulluar rreth 3.01 TË/H (për abonentin familjar, privat, buxhetorin dhe jobuxhetorin). Kjo do të thotë se kemi prodhuar më shumë energji nga sa ka qenë nevoja e konsumatorëve.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është një kërkesë që vjen nga mungesa e prodhimit dhe kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, por buron drejtpërsëdrejti nga keq menaxhimi dhe vjedhja sistematike që i bëhet këtij sektori.

Vjedhjet me blerjen e energjisë janë ndër arsyet kryesore që e detyrojnë qeverinë të faturojë qytetarët për të mbuluar abuzimet. Në këtë 8 mujor është blerë në tregun e liberalizuar rreth 1 TË energji me vlerë 416 milion euro. Nëse do ishte blerë me tarifën mesatare të çmimeve sipas bursës Hupex, kostoja e këtij Terravati do të ishte rreth 281 milion euro, pra 135 milion euro më pak nga sa ka harxhuar qeveria. Këto fatura të kripura, të cilat burojnë nga vjedhjet, kanë krijuar një defiçit të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë dhe buxhet, duke na detyruar të paguajmë më shumë se çdo popull tjetër në Europë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, detyrohemi të dëgjojmë një mal me hipokrizi, gënjeshtra dhe këshilla nga keqbërësit tanë se si të kursejmë energji dhe të pranojmë në heshtje rritjen e saj. Qeveria që arrestoi rreth 30 mijë kryefamiljarë për detyrime ndaj OSHEE, pas 9 vite në pushtet deklaron si humbje në rrjet 1.04TW, ose 34% të prodhimit. Kjo shifër nuk përputhet me sukseset e propaganduara apo me tarifat që u mbahen abonentëve shqiptarë në fature për kryerjen e investimeve.

Partia Demokratike ju fton të refuzoni këshillat cinike dhe hipokrite të qeverisë, të cilat ngjajnë me ato të një hajduti që sapo të ka vjedhur paratë nga xhepi dhe të këshillon se si ta shtysh muajin duke kursyer.

Fasha prej 800kë është një veprim kriminal dhe barrë e rëndë për shumë familje shqiptare!

Sipas ekspertëve tanë do të preken nga çmimi i ri prej 44 leke/kë pa TVSH së paku 161 mijë abonentë familjarë. Kjo barrë është e papërballueshme për shqiptarët, të cilët do të detyrohen të paguajnë fatura të shtrenjta të përafërta me vlerën e rrogës mesatare. Praktikisht një rrogë për familje do t’i dedikohet vetëm për të paguar faturën e energjisë. Për biznesin e vogël dhe abonentin familjar, rritja e çmimit të energjisë do të thotë falimentim.

Kjo qeveri e ka ndarë mendjen t’ju varfërojë deri në skamje! Ajo nuk do të ndalë abuzimet deri sa ne ta ndalim atë!

Me Edi Ramën ekonomia e familjeve tona është në rrezik!

Partia Demokratike ju fton me 12 nëntor të përballemi për Shqipërinë!

Të gjithë bashkë në shesh për të ndalur falimentimin e ekonomisë tonë!

Etiketa: energjia elektrikefsha 800 kwhkrizaLisandër HoxhaPartia Demokratikeqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

13:52 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Vetëm në një gjë nuk kam gabuar kurrë, te besimi ndaj demokratëve

13:16 : 30/05/2026
AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
Para

Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e Luhanskut (FOTO)

TË GJITHA

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom